VIDEO: Dalin pamjet e vrasjes së Hekuran Billës te "Komuna e Parisit"

12 Qershor 2020, 17:40Kronika TEMA

A2 ka publikuar pamjet e vrasjes së Hekuran Billës. Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMW X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar.

Pas ekzekutimit me automatik, vrasësit u larguan duke u kthyer mbrapsht nga rruga që erdhën, në drejtim të Unazës së Madhe.

Ekzekutimi i tipit mafioz në afërsi të një qendre tregtare ndodhi në një moment kur zona kishte shumë lëvizje qytetarësh.

Sipas Policisë, për të shmangur dhe identifikimin nga kamerat e sigurisë, si dhe largimit të shpejtë nga zona, vrasësit u kthyen nga e njëjta rrugë nga e cila erdhën, në daljen më të shpejtë në autostradë. Makina e tyre, tip Benz, do të gjendej më vonë e djegur në Pezë

Në video shihen gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006, vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

1 komente në “VIDEO: Dalin pamjet e vrasjes së Hekuran Billës te “Komuna e Parisit””

  1. BOND 007 says:

    Po vrave te vrasin,mire ja kane bere duhet ta kishin vrare me kohe,edhe del e shetit zotnia per 5 pale qefe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje