Me rastin e 100-vjetorit të atentatit historik të atdhetarit të madh Avni Rustemi, po botojmë një fragmentnga romani “Atentat në Paris”, (1978 dhe ribotur me 2011) ,i shkrimtarit Skifter Këlliçi. Në qendër të romanit është akti heroik i atdhetarit Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në qendër të Parisit një ndër tradhtarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Esat pashë Toptanin. I ndodhur në kryeqytetin francez, ai thurte intriga në favor të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin copëtimin e vendit tonë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e tij në krye të shtetit shqiptar).
Ora shënonte 12.30, kur Avniu la restorantin. Pas paku ndodh në krye të rrugës “Kastilione”. Qëndroi ca. Pastaj, me hapa të ngada- lshëm zuri t’i afrohej hotelit “Kontinental”. Makina e Esat Pashës, si zakonisht gjatë atyre ditëve, qëndronte buzë këmbësores. Eci përgjatë saj dhe u ndodh para shkallëve të hotelit. Në holl nuk kishte lëvizje, por përmes qelqeve shqoi Esat Pashën dhe përkrah tij një grua të re që po gajasej. Avniu shtrëngoi revolverin që mbante në xhepin e xhaketës dhe bëri tutje, pranë njërës prej kolonave me harqe, që mbulo- nin balloren e “Kontinen- talit”. Priti…Kaluan kështu edhe njëzetë minuta të tjera. Ndërkohë, Esat Pasha u duk në shkallët e hotelit dhe nisi t’i zbriste ato ngadalë, për të shkuar te makina që priste gjithnjë pranë këmbësores. Përreth kalimtarët e paktë nxitonin, pa u shkuar ndër- mend se çdo të ndodhte ca më pas. Diell zhuritës, vapë, zaguzhi. E tillë ishte ajo mesditë e 13 qershorit të vitit 1920.
Avniu u shkëput nga kolona pranë së cilës kishte qëndruar deri atëherë. Tani ndodhej thuajse përballë tij, përballë Esat Pashës.
…Roja pranë tendës e sho- qëroi me sy atë që po sillte habere valiut. Dhe ai ishte Gjoleka. Valiu e këqyri nga sytë këmbët. Edhe Gjoleka e këqyri valiun. Valiu i kishte duart të skuqura, sikur të kishte vrarë dikë dhe prej tyre të ridhnin pika gjaku…Vrasësi duhej vrarë. Gjoleka nxori koburen. Valiu deshi të ngrihej, t’i sulej. Por ishte tepër vonë…
Edhe Avniu nxori revolverin. Vetëtimthi si Gjoleka. Esat Pasha shqeu sytë dhe u drodh. U dëgjua një e shtënë. Një klithmë e çjerrë shpërtheu përmes buzëve të llagavitu- ratë Esat pashës. Sytë e tij me vështrim të mjegulluar po humbisnin çdo lidhje me gjithçka përreth tij, që valëvitej, shfigurohej, shuhej. Veçse vdekja në trajtat e një djaloshi përftohej gjithnjë e më shkoqur. Esat Pasha lëshoi goja një rënkim që zuri të shuhej si llokoçitjet e ujërave të ndenjura. Trupi i tij i bëshëm u lëkund, u mpak dhe u këput për tokë.
Në brinjët e shekujve të zymtë, mbi të cilët shkelte atdheu, kërrusur, por kurrë gjunjëzuar, tradhtia ishte shfaqur jo rrallë në trajtat e një vogëlusheje lozanjare, ose të një gruaje fatkeqe që të ndjell mëshirë, duke fshehur kthetrat e saj të kobshme dhe të lemerishme. Por mjaftonte një grimë dhe ajo, kur nuk e prisje, t’i ngulte ato kthetra në grykë, ose, për më keq, të hidhte kupën e helmit për të të mbytur e për të të vajtuar pastaj të nesërmen me kuje, ashtu siç dinte të të vriste e të të qantevetëm ajo, tradhtia…
Avniu shtrëngoi edhe një herë këmbëzën e revolverit, thua se duke qëlluar mbi Esat Pashën, po qëllonte mbi tradhtinë, që për shekuj e shekuj, duke u ngjeshur e shtrydhur si plehra të mykura, si zhele të ndotura, si fëlliqësira të neveritshme, kishte marrë përmasat e këtij pashai. Revolveri këtë herë nuk mori zjarr. Avniu e shtërngoi sërishmi këmbëzën e tij, por arma edhe këtë radhë heshti. U bë rrëmujë. Dy gra që po kalonin parën, ia dhanë ulërimës. Të tjerë aty përreth, u hallakatën si mundën. Britma, vikama, lebetije mbuluan rrugën “Kastilione”. -Ndihmë, ndihmë! Dikë qëlluan, ndihmë!…
Avniu u përkul tërë ankth mbi trupin e Esat Pashës. “Dy të shtëna, vetëm dy…Thua të këtë vdekur?…”. Ai deshi të vinte dorën në gjoksin e pashait të gremisur përdhe, për të parë nëse i rrihte zemra, por ndjeu se dikush e goditi fort nga pas. Pastaj një tjetër dhe ca më pas disa të tjerë.
-Vrasës! Ti je vrasës mizor!…Ktheu kryet. Mbi të u sulën sakaq edhe të tjerë, që zunë ta qëllonin ku të mundnin, në kurriz, në kokë, gjoks, fytyrë.
– Nuk jam vrasës, jam student shqiptar, – briti Avniu.- Befas m’u shfaq përballë ky, Esat Pasha, tradhtar i popullit tim dhe unë nuk u përmbajta e kështu qëllova mbi të.
– Atë do ta shohim, ndaj mos bëj gëk!…
– Lëreni, nuk e shihni që ai nuk kërkon të ikë?…
– Vërtet, as që e bëri këtë përpjekje…
Dy policë e mbërthyen Avniun nga krahët dhe me forcë e shtynë përpara. Turma njerëzish u grumbulluan tanimë në hyrje të hotelit. Policët mezi i përmbanin. Disa prej tyre e ngritën trupin e Esat pashës dhe e futën në hollin e hotelit.
-Një mjek, gjeni një mjek!- briti dikush.
U dëgjua një klithmë e mbytur.
– Gjenerali im, gjenerali im!…
-Kush është kjo? – pyeti dikush.
-Ndoshta e bija!
-Ç’thua! E njoh unë këtë. Esat Pasha e kishte të dashur…Pale, ishte edhe i martuar!..
-Ç’burrë shteti na qenkësh, pra, ky Esat pasha?…
Turmat e kurreshtarëve shtoheshin gjithnjë e më shumë. Policët përsëri mezi i përmbanin.
-Më lini të futem brenda, – i tha ndërkohë dikush një polici.
Ishte Gaston Rishari, që sapo kishte arritur para hotelit “Kontinetal”.
-Nuk lejohet!
Ju lutem, më lini! Jam gazetar i “Lë Pëti Parizienit”. Erdha këtu, sepse dua t’i marr një intervistë Esat Pashës.
-Keni ardhur tepër vonë. Atij sapo i bënë atentat.
-Atentat ? Cili pati këtë guxim prej të çmenduri?- pyeti Gas-ton Rishari i çmeritur.
-Një djalosh nga Shqipëria.
-Ç’u bë, ia mbathi?
-Jo, çuditërisht shtiu mbi të dhe nuk bëri asnjë lëvizje tjetër.
“E habitshme, – tha me vete Gaston Rishari.- Ky djalosh qëllon mu në mes të ditës, pashain e Tiranës dhe nuk bën si atentatorë të tjerë, që pasi shtien, në vrimë të miut kërkojnë të futen.
-Po pse nuk ia mbathi? – pyeti dikush.
-Vërtet, në këtë zallamahi , nuk e kishte të vështirë që thembrat t’i shpine prapa kokës., – u dëgjua një zë.
– Po një djall e merr vesh e përse nuk e bëri këtë…
– Po Esat pasha është gjallë? – pyeti përsëri Gaston Rishari duke kapsallitur sytë.
-Nuk e di, zoti gazetar. Plumbat e kanë qëlluar në gjoks.
Gaston Risharit thuajse nuk i besohej se ç’kishte ndodhur.
-Qenka me të vërtetë e çuditshme, – tha pastaj.
-Për ju gazetarët atentatet janë sensasionet më të mëdha…Do të keni me se ta mbushni gazetën, – ia priti dikush nga turma.
Avniun e futën në hollin e hotelit, gjithnjë nën mbikëqyrjen e rreptë të policëve. Mbi tapetin e gjerë të hollit dergjej trupi i Esat pashës.
Ka vdekur?- pyeti Gaston Rishari, që mundi të depërtonte deri aty.
Dikush u përkul mbi trupin e viktimës. Ishte një mjek që rastësisht ishte ndodhur në rrugën “Kastilione”.
Për fat të keq, po. Dy të shtëna nga afër i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, – shpjegoi pastaj mjeku.
“Ç’trim! – mendoi Gastin Rishari.- Vret Esat Pashën, nuk përpiqet të humbë gjurmët, por qëndron aty ku ishte, që të presë ditën e gjykimit të tij.. Siç duket, ka ç’të rrëfejë për këtë pasha, që besonte se shpejt do kthehej sulltan në Shqipëri”.
Avniu ndjeu se ankthi, që si kafshë e padukshme e kishte brejtur nga brenda gjatë atyre katërm- bëdhjetë ditëve kur, hap pas hapi e kishte ndjekur Esat pashën, kudo që vinte, po tretej nga qenia e tij. Ktheu sytë nga trupi i shtrirë i pashait. Por ai trup tanimë ishte kufomë.
(Ky fragment është shkëputur nga romani i mirënjohur “Atentat në Paris”, (1978 dhe ribotur me 2011). Në qendër të romanit është akti heroik i atdhetarit Avni Rustemi, i cili më 13 qershor të vitit 1920 vrau në qendër të Parisit një ndër tradhtarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, Esat pashë Toptanin. I ndodhur në kryeqytetin francez, ai thurte intriga në favor të Fuqive të Mëdha, të cilat kërkonin copëtimin e vendit tonë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e tij në krye të shtetit shqiptar).
Djal jo llafe . SHQIPTAR i madh patriot fatkeqesisht sot vendit i mungojn shume patriot te tille.
Do Zoti dhe shpirti i tij është në Ferr edhe tani që po flasim.
Më kujton dikë ky Topja i tanit. Vetëm që personazhi të cilit I referohem, në vend të tokës shiste ujë deti. Po në thellësitë e atij deti flenë miliarda usd që toka në sipërfaqe nuk I ka. Historia e njerëzimit është e mbushur me tradhetira. Ato janë të ndryshme. Por tradhetia e shqiptarit është e veçantë. Normal që do shesin vendin. Kur nuk është vendi i tyre, ça po i rr**** Esatit, Ahmetit, Salihut, e gjithë sunitus sapiens ! Politika të gabuara mund ta varferojne një popull , mund ta fusin edhe në luftëra. Po kurrsesi, as Hitleri, as Musolini, as Stalini, as Napoleoni, asnjë nuk ka guxuar të shesë një shtet të tërë. Vetëm Shqiptari e ka bere. Tregojnë si barcalete që në kohën e monizmit në Tiranë , një tip “problematik”, i shiti orën e Tiranës një katunari. Per ta mbyllur me fabulën e sotme, vepra e Esatit, daja, axha, katragjyshi i Fevzos se klanit të KLAN-it, është mishëruar në ADN e shqipfolesve “tok e xanun”. Hajt për shumë vjete Topet’e-hajnit !
u ngrit nga varri Patriotin Shqiptare,
s’mundet ta sfidoje ne kte jete kurr ,
as sali berisha,as ilir meta e as dordolecet e rruges .
as Putanat e Politikes se Huaj te “miqve tane pervers ”
Betimi mbi Shqiperine do vihet ne vend dhe per kte do jemi te gjithe deshmitare
Soziat e Shkerdhats Antishqiptare qe u shtri i qen ne Parize ,
do ndjejn ne trupin e tyre
pulmbin e shqiptarit ashtu si e ndjeu Tradhtari Kombit
Tradhetia lahet m Gjak !!!
Shqipria ka shum tradhtar sot jan tradhtar modern do nashesin edhe dehin.
Ismail Qemali me patritotet shqiptare nga te gjithe trevat shpall pavaresine e Shqiperise dhe qeverine e tij ne 28 Nentor 19912. Ne kohen kur 6 Fuqite e medha te Europes, 1) Austro-Hungaria, 2) Britania, 3) Franca, 4) Gjermania, 5) Italia dhe 6) Rusia Sekretari Britanik i Ceshtjeve te Huaja deklaronte se: “Nuk eshte Ismail Qemali qe do te vendosi per fatin dhe shtrirjen e Shqiperise.” Ne Dhjetor 1912 keto fuqi te medha vune ne axhenden e tyre fatin e Shqiperise. Dhe ne Mars 1913 ato ne menyre arbitrare i dhane Camerine Greqise, Kosoven Serbise, dhe planet ishin ti jepnin Vloren dhe pjesen qendrore te Shqiperise Italise. Nderkohe Mali i Zi i pakenaqur me ndarjen e kufijve rrethon Shkodren sepse donte ta aneksonte. Ketu vjen tradhetia e pare e Esat Pashe Toptanit i cili i dorezon Shkodren Malit te Zi pa lufte ne shkembim te premtimit qe do te mbeshtetej prej tyre te vihej ne krye te Shqiperise. Pas kesaj tradhetie ai levizi trupat nen komanden e tij ne Durres ku ne Gusht 1913 krijoj ‘Senatin e Shqiperise Qendrore’ si rivale te qeverise se Vlores (Ismail Qemalit). Pra, nderkohe qe Shqiperia kishte nevoje per unitet dhe bashkeveprim ai del kundra qeverise se krijuar te Ismail Qemalit dhe e fut vendin ne kaos. Fuqite e Medha cuan anijet e tyre prane Malit te Zi dhe e detyruan te terhiqte forcat nga Shkodra, ne Maj 1913. Ne Shkoder zbarkuan ushtrite e Fuqive te Medha me nje oficer britanik ne krye. Ne Nentor 1913 Fuqite Europiane emeruan Princ Vidin (Wied; nje ushtarak Prusian) ne krye te Shqiperise per nje periudhe 10 vjecare. Ne 22 Shkurt 1913 Esat Pasha ja ofroj formalisht fronin e Shqiperise Wilhelm Wiedit nga Neuwiedi i Prusise. Kjo anashkaloj vleren e qeverise se Ismail Qemalit qe ju kerkua te shperndante qeverine e tij dhe te behej pjese e administrates. Kjo ishte tradhetia e dyte e Esat Pashe Toptanit. Princin i kerkoj Turhan Pasha Permetit (ish ambasador i Turqise ne Shen Pjetersburg) te krijonte nje qeveri me figure qendrore Esat Pashe Toptanin duke i dhene atij Ministrine e Luftes dhe ate te Brendeshme. Ambasadori britanik ne Konstandinopoje Sir Louis Mallet njoftonte qe Turhan Pasha u emerua zyrtarisht nga qeveria Turke. Tradhetia e trete e Esat Pashe Toptanit (bashkepunoj me Turqine per percarjen e shqiptareve). Shqiptaret te indinjuar nga qeveria e Princit Wied u ngriten ne kryengritje dhe rrethuan Durresin. Por ne 28 qershor 1914 Princi Ferdinad i Austrise vritet ne atentat nga sherbimi sekret serb. Princi Wied ja mbath, Kryeministri Turhan Pasha ja mbath ne Itali, dhe oficeret hollandeze te vendosur ne Shkoder ne krye te xhandarmerise dhe forces nderkombetare ja mbathen. Ne Dhjetor 1918 nje Kongres Kombetar (tradhetar) u mblodh ne Durres ku zgjodhi Turhan Pashen perseri Kryeminister te Shqiperise. Ne 14 Janar 1920 dy kryeminstrat e Britanise dhe te Frances George dhe Clemenceau shpallen nje deklarate ku Shkodra i jepej Jugosllavise, ndersa distrikti i Korces Greqise. Por, ne 10 Shkurt 1920 Presidenti Amerikan Woodrow Wilson ju dergon nje leter plot zemerim Britanise dhe Frances duke ju thene qe keto vendime jane bere pa njoftuar Ameriken. Dy kryemninistrat e Britanise dhe Frances terhoqen deklaraten dhe coptimin e metejshem te Shqiperise. Ne Nentor 1921 fuqite europiane e njohen me se fundmi Shqiperine si shtet i pavarur dhe sovran. Ne 7 Dhjetor 1921 Ahmet Bej Zogu, Minister i Puneve te Brendeshme, beri nje grusht shteti ndaj Turhan Pashes dhe mori kryesimin e qeverise se Shqiperise. Zogu ne 1923 organizoj zgjedhjet e para parlamentare, por fitoj nje minorance. U perpoq te bente nje tjeter grusht shteti por deshtoj. Per te dhene nje mesazh te forte qe vendni ka nevoje per nje grusht te forte drejtues ai vrau dy vizitore amerikane Robert Coleman dhe George De Long dhe sipas perfaqesuesve te huaj ne Shqiperi liderin e rinise progresiste ne Shqiperi Avni Rustemi. Ne 31 Maj Fan Noli drejtoj nje grup prej 12,00 kryengritesisht qe munden 4000 trupa te Zogut. Noli vendoset Kryeminister i Shqiperise. Nderkohe Zogu iku ne Jugosllavi dhe aty mori mbeshtetje (fonde, arme, uniforma dhe rekrutimin e vullnetareve midis te cileve nje numer i konsiderushem rusesh) qe te krijonte nje ushtri mercenare, me premtimin qe ai do ti jepte Jugosllavise kur te vinte ne pushtet territore. Ne 10 Dhjetor 1924 kjo force, e drejtuar nga Zogu i vendosur ne Diber, pushtoj Shqiperine. Me ardhjen ne pushtet Zogu i dha Jugsllavise Shen Naumin. Keto ishin ngjarjet qe dy tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptar luanin me tokat e vendit sikur te ishin pronat e tyre dhe i shiten dhe e tradhetuan keqas atdheun. Esat Pasha e meritoj plumbin qe mori por i njejti fat i duhej dhene edhe Ahmet Zogollit. Por ai ja hodhi paq duke marre te gjithe arin e Bankes shqiptare ne Prill 1939 (kur Shqiperia u pushtua nga Italia fashiste) dhe duke pasur 1 milion dollare amerikan ne American Chase Bank ne Londer. Atje jetoj me te gjitha te mirat ne nje nga hotelet me te famshme te Londres dhe me pas ne nje vile luksoze me 24 dhoma.