Deputeti Lefter Koka bën me dije se nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen e arritur mes PS-PD-LSI për reformën zgjedhore.
Në një shënim në facebook teksa mbështet nismën e ndërmarrë nga Murrizi dhe disa deputetë të opozitës, Koka bën me dije se duhet hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve, që të shkojnë, sipas tij në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.
“Marrëveshja e partive të mëdha ka zhgënjyer me të drejtë shumë qytetarë, që jo pa arsye prisnin diçka pozitive lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
Për hir të vërtetës mē shumë ka zhgënjyer demokratët e thjeshtë, që pas 3 vitesh rrugëve me protesta prisnin largimin e Ramës, dhe jo një marrëveshje të Bashës me Ramën për të mos ndryshuar asgjë!
Po nga ana tjetër edhe elektorati gri është i zhgënjyer , sepse panë se kjo marrëveshje nuk solli depolitizimin e komisioneve zgjedhore, siç me të drejtë ky elektorat priste, por veç riciklim të tensionit.
Personalisht as nuk do të merrja mundimin, të ngrija kartonin as për ta votuar e as për ta rrëzuar atë marrëveshje.
Nisma e re e deputetit Murrizi dhe kolegut Musai krahas të tjerë deputetëve të opozitës parlamentare , më duket shumë më interesante, se sa gjella bajate e gatuar me muaj të tërë nga kolegët Vasili, Bylykbashi, Gjiknuri.
Hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve me shumë parti, që si fëmijët e lagjes fshihen pas të madhit, shkojnë në drejtimin e duhur për reformimin e politikës.
Përshëndes deputetin Murrizi dhe kolegun Musai , bashkë me kolegët e tjerë për sfidën e hapur ndaj statukuosë që ka zhgënjyer thellë qytetarët shqiptarë.
Uroj vërtet, që të mos jetë si një flakë kashte dhe jam i gatshëm ta mbështes në rast se kjo nismë do të vijë në Kuvend.
Përndryshe për marrëveshjen për t’i lënë gjërat siç janë , garantoj qytetarët se nuk do të lodhem të ngre kartonin, as për pro e as për kundër.”– shkruan Koka. (TemA)
Kaka e nxorri koken…
Lefter koka nje intelektual i rangut botetor. Besoj eshte pjese e grupit te shkencetareve qe po punojne per vaksinen e covid.
Je pjese e atyre qe shkateruan politiken dhe Shqiperine
PO mire, ja nuk e votuan, do shkojne ne zgjedhje ashtu si e kishin kodin zgjedhor; mos valle u ben dem ps e pd? Pjerdhin mizat, te degjoje bualli! Duhet te kuptojne nje here e mire se as elifpatraket e opozites parlamentare, as te babeziturit e opozites jashte parlamentare e as mazhoranca e sotme nuk bejne ate qe duhet. Por frika eshte se ne Shqiperi partite i formojne ose kriminelet ose injornatet.
Hahaha, c Koke nxorri.Ja do kandidoj per kryetar bashkie ne Durres, te zere vendin qe la boshe Daku.Demokrate te shkrete, ju genjyen dhe po ju genjejne.do te bini se shpejti nga shiu ne bresher.
Ki robi, kur ka shkrujt CV-ne e tij kishte shkruar….” Kam mbaruar universitetin e drejtesise ne Tetove” pra nuk e dinte qe quhej Fakulteti i drejtesise….. hahahahahha, e sigurt eshte qe ka mbaru filloren, 8-vjecaren nuk dihet
Marrveshje per zgjedhoren…!!!!
Nuk ishte marrveshja per ndryshimin e kodit zgjedhor?
Cfar u ndryshua?
Sa poshtë ka rënë pjaca në kuvend në këto vjet!
Kur lexon ç’ka katranosur ky injoranti që pas fillores mbaroi “juridikun”, Melamini i Portokallisë të duket si Einstein.