Akuzat ndaj kompanisë 'Rozafa', reagon Balla: Sulm i turpshëm politik nga PD, qëllimi i tyre është të mbeten pa punë 1200 punonjës

14 Qershor 2020, 14:39Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përplasjes së punëtorëve të kompanisë Rozafa dhe banorëvë të zonës në të cilën kjo kompani ka ngritur biznesin.

Në një shënim në facebook Balla thotë se sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano.

Balla shprehet se PD duhet të ndalojë menjëherë këto gënjeshtra, pasi në këto kohë të vështira për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, prodhimet shqiptare duhen mbrojtur me çdo kusht.

“Photo of the Day: Sulmi i turpshëm politik i Partisë Demokratike ndaj kompanisë Rozafa, është rast i përsëritur i politikës së haraçit të sojit “Lucky” Luçiano.

Në këto kohë të vështira kur çdo prodhim “made in Albania” duhet mbrojtur, kjo lloj qasje anti-shqiptare e lidershipit rrugë-humbur të PD, që gënjen ditën me diell, duhet të ndalojë menjëherë.

Qëllimi i PD është dëmtimi i kompanisë, asnjë nga akuzat nuk qëndrojnë.

Qëllimi është të mbeten pa punë 1200 punonjës të kësaj kompanie. Turp për PD ku është katandisur”, shkruan Balla në statusin e tij. (TemA)

4 komente në “Akuzat ndaj kompanisë ‘Rozafa’, reagon Balla: Sulm i turpshëm politik nga PD, qëllimi i tyre është të mbeten pa punë 1200 punonjës”

  1. Pedro i ri says:

    Nese ka ndotur ambjentin, perse nuk duhet protestuar z Balla ?

  2. Pyka says:

    Administratori i kësaj kompanie….është më i miri dhe më i madhi…është nder për vendin….i palidhur me kurvat e korrupsionit…bile…bile as nuk i pjerdh fare…kështu që këtij Luçianos do q.. robtë…dhe këtij Ballës qe bën sikur e mbron….

  3. I RREN MENDJA SE MUNDEET TE VIJ NDONJIHEER NE PUSHTET
    PUTANAT E LALZIT
    ZJARRI PO AFRON TI PERPIJ ME GJITHE QEN E MACE

  4. Sabriu says:

    Mor po ky Gjergj Luca paska qene trap fare. Shko ore tako Xhafen ose kunatin edhe mbylle kete pune. Edhe spaguan haracin te familja edhe kerkon te beje biznes ky. Eh po kjo pike e zeze me keta qe nuk vene mend. Shko pyet Cet Kastratin me ate Salillarin si e zgjidhen muhabetin e Traut tek rruga e Kombit ne Kukes. Shko te ta tregojne ata formulen, te japin dhe nr e telefonit te kunatit. Hajt shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje