Kryetari i Partisë Demokratike në njësinë nr 10 në Tiranë, Floriar Arapi ka dalë kundra kreut të opozitës Lulzim Basha.
Në një shkrim Arapi shprehet se Shqipëria ka nevojë për një opozitë që të kryej detyrën e opozitarizmit dhe jo të ruaj me çdo formë eskluzivitetin e opozitarizmit.
“Teatri ra, megjithëse se shumë e rëndë në imazh, shumë e vështirë për tu justifikuar me ato projektet 3d, megjithëse opinioni masivisht ishte kundër, megjithëse edhe shumë qëndrime nga jashtë vendit e dënonin prishjen e tij, teatri u shkatërrua.
Në fakt dukej si ndërrmarrje kamikaze e qeverisë, që të ndërrmerrnin këtë veprim ndërkohë që shkatërronin imazhin e tyre, por me sa duket verbimi financiar është verbim i rëndë dhe të bën që të mos shohësh e të mos mendosh aspak veprimet e tua, kur përpara janë milionat.
Arsyet pse teatri nuk duhej prishur ishin te forta, duke nisur nga faktori historik kulturor dhe ruajtja e tij, faktori urbanistik e arkitekturor ku qendra dhe i gjithe qyteti po shkaterrohen dita-dites me kullat përbindëshe që po dyfishojnë dendësine e popullsisë, e duke vazhduar me ndotjen që është në nivele të jashtëzakonshme, prej trafikut tejet të rënduar etj.
Megjithatë te gjitha këto nuk kishin aspak vlerë për pushtetin në fuqi te lidhur ngushtë me mafien e ndërtimit, të cilët vjedhin pronën shtetërore për të fitur qindra miliona euro dhe këtë e shesin sikur po bëjnë nje punë te mirë, e shesim se po bëjnë nje teatër të ri. Por ajo që me të drejtë do dyshonin shumë njerëz është, a ka teatër pas teatrit !? Përballë pushtetit qeveri-bashki, qëndruan artistët dhe shumë qytetarë që e ndjenin nevojën qytetare për mbrojtur teatrin dhe qytetin për arsyet e mësiperme etj.
Mirëpo te paorganizuar, të mbushur me hallet e përditshme, te dekurajuar nga zhgënjimet e pa fund, të karakterizuar edhe nga një ndjesi e ulët kolektive, reziztenca ishte e ulët dhe u desh që të mbështeteshin te opozita e cila kuptohet që është shumë më e mirëorganizuar dhe e stukturuar ne krahasim me qytetarët e thjeshtë dhe organizatat që e mbështesnin këtë kauzë. Por a e kreu opozita detyrën e saj në këtë aleancë ?!
Artistët si pjesë e kësaj aleance filluan te jenë protagoniste në protestat e opozitës duke kryer detyrën e tyre në marrveshje, aq sa filluan ta humbasin edhe identitetin e tyre, por çfare bëri opozita? Opozita vazhdoi të bëj atë që ka bërë sistematikisht në këto 7 vite opozitarizmi. Ajo i mbështeti qytetarët dhe artistët cdo ditë, përvec ditës kur erdhën fadromat për ta prishur teatrin. Në fakt detyra e opozites është, që ajo tu dalë perballë padrejtësive që bëhen nga pushteti dhe ti mbrojë fort, saqë mundësisht ti’a bëjë te pamundur pushtetit te veprojë, mirëpo nuk ndodhi kështu dhe ky nuk është rasti i parë, që opozita vepron kështu.
Rast i ngjajshëm ishte me banorët e unazës së re. Opozita i mbështeti me fjalë dhe ndonjeherë duke marrë pjesë në protestat e tyre, në këmbim këta banorë mbanin ne këmbë protestat e opozites, duke kryer pjesen e tyre te marrveshjes, por kur erdhën fadromat për te prishur shtëpitë e tyre, opozita nuk ishte aty dhe nuk ua ktheu borxhin. Rast i përafërt me këtë rasti kur banorët e Kuksit, pa lidhje me opozitën, ia bënë te pamundur pushtetit te vendoste traun vjedhjes, traun qe prish traditen shqiptare te bujarise, por cfare ndodhi më pas. Më pas hyri opozita, mori menaxhimin e protestës dhe kreu rolin e zjarrfikeses, duke e shpërbërë protestën.
Si këto ka plot raste te tjera, ku duket qartë që opozita nuk kryen detyrën e saj, te mbroj të drejtat e qytetareve, por ose i lë në baltë ose i tradhëton duke luajtur rolin e zjarrfikëses dhe shpesh ne media dëgjohen edhe zëra, se për sa kate pallati është shitur një kauzë e caktuar. Mirëpo opozita ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme për diçka. Ajo gjithmonë është kujdesur të mos e lërë vendin e opozitarizmit bosh, në mënyrë që mos ti humbi eskluziviteti i opozitarizmit. Për shembull, ajo bën protestë te ashper, por pasi është shembur teatri.
Ose dekleratat dhe qëndrimet i ka shume te ashpra, por veprat i ka marrveshje pas marrveshje dhe lëshim pas lëshimi që ia bën shumë rehatshme qëndrimin e Ramës ne pushtet, si psh reforma territoriale, ku Rama ishte 100 % i fituar, braktisja e parlamentit ku gjithashtu ia ka bere te mundur Rames praktikisht sikur i ka fituar zgjedhjet me 100%, ose mospjesemarrja ne zgjedhjet lokale ku i ka bere te mundur Ramës te fitoje 100 %. Te gjitha keto janë që ti hedhësh hi syve te shqiptarëve, kinse opozita është, por në të vërtetë opozita nuk është. Vjen një moment që kësaj hipokrizie i del boja sic po i del dita ditës. Shqipëria ka nevojë për një opozitë që të kryej detyrën e opozitarizmit dhe jo të ruaj me çdo forme eskluzivitetin e opozitarizmit.”- shkruan Arapi. (TemA)
Si eshte dhe si ka qene opozita, kete e dine me shume se gjysma e shqiptareve se te gjithe si beni ju nuk i perfaqesoj dot, bile mund te dale dhe ndonje per kapriço dhe te me thote: ti nuk me perfaqeson mua se une perfaqesoj vete veten. Por analizen qe ben zoti Floriar Arapi çeshtjes se pergjitheshme eshte e gabuar dhe pse? Po i marre me radhe pretendimet e zoterise: Teatri u prish…megjithese ishin masivisht kunder; s’eshte e vertete, eshte genjeshter. Kjo eshte mbyll syte te te genjej une. Aresyet pse teatri nuk duhej prishur, nuk qendrojne sepse dihet godina, kush e ndertoi si e pse dhe çfare vlere kish, por i kujtoj zotit Arapi a eshte ndier qe Sali Berisha shkaterroi nje institucion shkencor popullor qe kishte brenda gjithe vlerat shpirterore te shqiptare: INSTITUTIN E FOLKLORIT dhe e beri tallava shpirtin shekullor te kenges e vajit, te jetes se popullit. Kush eshte me e rendesishme nje ndertese qe ndertoi Italia per te “çlodhur” ushtaret pas beteje apo ne pushim apo kenga dhe vaji shekullor i popullit te tij, po ishte populli tij. Dhe jo vetem Saliu, por edhe ata te tjeret bashke me te qe sot jane shperndare per te humbur gjurmet e nxjerrin koken si korbat e zinj ne ndonje qoshe. Per te mos u zgjatur se argumentet sot jane para syve, bie dakort vetem ne nje gje: Lulezim Basha nuk e meriton te drejtoje nje opozite te nje vende per disa aresye qe zoteria Arapi heziton dhe behet i pabesueshem per qellimin qe ka: Historia e Lulezimit eshte e koklavitur me vjedhje, tradheti, fallsifikime, vrasje shqiptaresh ne bulevard dhe paaftesi totale per te menaxhuar njerezit ne aksion per vendin. Kjo eshte evidente dhe njerezit qe e rethojne apo qe jane me te , jane hipokrite dhe bashkepunues ne kri monstruaz babalesh. E, kete s’e meriton nje popull opozitar ne ide dhe veprime qe mendon per te ardhemen e tij. Prandaj, shkarkojen urgjente se vendi ka nevoje per opozitese qeveria ben si i do qejfi. Por, kur ju nuk shkarkoni dot Lulezimin, si mundet te rrezoni nje qeveri qe ka gjithe mjetet jo vetem tu tredhe, por tu a kepusi fare. Rregulloni shtepine tuaj, pastaj lagjen! Me respek e sinqeritet nga nje anonim qe ju ndjek çdo veprim se ka kohe te lire si i pa pune dhe i izoluar nga frika e covidit qe ju jeni bere trima me te. Kjo eshte pesha e mendjes: kapriçon apo jeten!
z.Basha , si kryetar i opozites te dale te flasi pse punonjesit e digitalb nuk po marrin rrogat akoma nga pronaret . Nga ata pronare qe qeveria i ka falur cdo gje, nga jugu ne veri.
Abonentet e digitalb qe kane paguar miliona asnje nuk po i mbron..
Dil z. Basha , demasko keto vjedhjet dhe padrejtesite qe i behen popullit shqiptar.
Apo edhe ne kete rast do luhet teater ??
Bravo djali e meriton te zevendedoje Lulin. Kete nuk e shqeteson qe PD nuk ka program bindes, por i fryn ceshtjeve te Astirit dhe te Teatrit. Ah mor vella po ju jeni njesoj te gjithe.
Po, kjo opozite eshte si mamia qe vjen pasi ka lindur femija. Edhe ne levizjen e dhjetorit, pasi plasi greva, u shfaqen pedeistet, Gjyshi, Pashko, Pollo, Selami etj, te gjithe te perkedhelurit e ish regjimit.
O zoteri, nuk e kupton qe PD-se i ka humbur graviteti ? Nuk mbrohet teatri, etj, duke qene aty çdo dite e çdo nate por me kauz, seriozitet dhe besushmeri .
Kundershtari duhet te dridhet kur te mendoje nje veprim te mbrapshte; por nga kush te dridhet nga luli, Paloka, Bardhi, D. Shehu, Strazimiri, Balliu, Saliani, etj ?
Per prishjen e e teatrit qe ishte kthyer ne nje shurretore per pleqet dhe vendstrehim per minjet,nuk ishin shume artiste per t’a mbrojtur por shume pak, kurse ata artist qe donin prishjen e tij ishin shume e me shume mbi 90%. U be shume mire qe u prishe ajo karakatine tallashi e kartonxhersi qe e kishin ndertuar italianet si godine e perkohesheme per te argetuar ushtaret e saj me prostituta.Ne vend te tij do ndertohet nje tjeter modern dhe si pass kohes se soteme.Kete duan njerzit perparimtear dhe artdashes.
I ke rene pikes o Foto, ke folur edhe per mua. Desha te shtoj akoma:
Opozita duhet ta kritikopje e demaskoje poziten (pushtetin) sa here qe konstaton shkelje, padrejtesi, korupsion, etj. Por duhet te jete shume e kujdeshme dhe racionale ne kete pike. Kur shpif, kur akuzon pa bindje dhe argument, ja ul shume vleren vehtes dhe cvlereson edhe kritikat e dobishme e racionale. P.sh. Zoti Floriar ben kritika shume te dobishme per Liderin dhe Partine e tij, por ai gabon rende kur servir fakte jo te sigurta, te diskutueshme, me plot mundesi per te qene te gabuara. Ne vazhdim te atyre qe me te drejte shkruan z. Foto:
Floriari thote se verbimi financiar i pushtetit prishi teatrin. Akuze krejt e pa arsyetuar, e verber. Projekti i pare i prishjes se Teatrit, Projekti me kulla lejonte shume per te dyshuar per verbim financiar. Ai Projekt ra (Faktori nderkombetar, por dhe faktoret e brendshem, Opozita, Artistet, etj., paten meriten e rrenies). Jo se nuk do te kete abuzim dhe shperdorim me Projektin e Ri pasi keto kane ndodhur e do te ndodhin kudo e kurdohere. Por kritika e Floriar-it eshte iracionake. Projekti i Ri financohet nga Buxheti i shtetit. Nese Teatri nuk do financohej, parate e tij do te perdoreshin ne nje Projekjt apo destinacion tjeter, ku njelloj, ndoshta dhe me shume, mund te abuzoheshin dhe shperdoroheshin. Perkundrazi, te financuara ne nje projekt publik me qellim fisnik, ato jane me pak te paragjykuara. Po ja qe Floriar-it i duket sikur ben opozite eficente kur e paraqet Projektin si verbim financiar te pushtetit. I verber ketu del Floriari qe godet me tym.
Opozita kursesesi nuk duhet te jete e dhunshme (sic ka qene deri pak kohe me pare), Opozita duhet te jape modelin e Qeverisjes se mire ne radhe te para brenda shtepise se vet, Opozita duhet ti paraprije progresit me propozime per ndryshiume dhe reforma progresiste, Opozita duhet te beje kritike racionale dhe te zgjuar. Mjerisht Partia e Florar-it eshte shume larg ketyre, prandaj Pushteti ben qef e mburret, duke Ju dukur vetja Shenjt.
Sa shume na zhgenjeve keto 30 vjet moj Partia ime e endrrave te Dhjetorit 1990.
(Nje themelues i zhgenjyer)
haha. Ky tipi sic duket i referohet per opinion kundra prishjes, opinionit te militanteve te pd-se. Ata i bashkon ne cdo gje budallalliku.
I vetëm apo dhe ndonjë tjetër zë realist si ky, është si zë në shkretëtirë, ashtu siç është realisht PD e sotme. Bashkohuni dhe ngrini zërin fuqishëm në grup seksione. Kërkoni së pari dorëheqjen e Bashës. I thoni mjaft më, të provuam, ndëshkoni berishizmin si ideologji që bie ndesh ne principet bazë të së djathtës të formuluara qartë nga ideologu i saj Edmon Burke, largoni ish-komunistët dhe ish-sigurimsat, afroni ish të përndjekurit dhe ish-pronarët, të persekutuar edhe në kohën që keni qeverisur ju, distancohuni nga sekti mafioz LSI, se asgjë nuk ju ludh ne ta ngado që ta kthesh, si dhe kërkoni zgjedhje brenda PD. Zgjidhni organe të reja dhe një lidership të ry, jo nga rradhët e mëkatarëve dhe futuni vrullshëm në zgjedhje. Mos harroni që Presidenti Makron nga hija ngriti dy muaj para zgjedhjeve një lëvizje të re atë “En marche” dhe i fitoi ato. Francezët e lodhur nga politika e vjetër i besuan. Garda e vhetër u fundos. E sigurtë që dhe ju do fitoni, gjë që deri më sot ka qenë e vështirë pikërisht për pengesat që rendita më sipër. Njerëzit nuk u votojnë se kanë alergji nga një pjesë e mirë e lidershipit tuaj, por edhe për bëmat e saj në këto 30 vjet. Kërkoni falje për to dhe do shikoni ne sytë tuaja ndryshimin. Binduni se vetëm me votat e militantëve nuk do fitoni kurrë dhe kështu do t’i bëni një shërbim akoma dhe më të keq demokracisë si deri më sot. Meritojeni emrin Parti Demokratike. Përndryshe, po vazhduat kështu, kundërshtarët tuaj politikë do t’i keni në pushtet edhe për shumë kohë.