Dossier: Kurbani i fundit i Enver Hoxhës, si ja pastroi rrugën drejt pushtetit Ramiz Alisë. Pas eleminimit të Mehmet Shehut, pse propozoi Kadri Hazbiun si Kryeministër

14 Qershor 2020, 09:00Dossier TEMA

Pas eliminimit të Mehmet Shehut, edhe pse me një këmbë në varr, edhe pse me pamjen e një zombie, Enver Hoxha do i harxhonte pothuaj të gjitha energjitë e mbetura në një betejë të fundit.

Ai e dinte se Mehmet Shehu kishte ende në poste të rëndësishme disa miq e mbështetës të tij. Kadri Hazbiu vijonte të ishte ministër i Mbrojtjes, ndërsa Feçorr Shehu, njohur si kushëri dhe njeri shumë i afërt i Mehmetit, ishte ministër i Brendshëm.

Dinte gjithashtu se Ramiz Alia, i përzgjedhur prej tij si pasardhës, nuk e kishte as hapin, as guximin për ti pastruar vetes rrugën njëherë e mirë.

Sa duket mendja i thoshte se i takonte atij që ta mbaronte këtë punë të fundit me qëllim që pasardhësit ti dorëzonte një pushtet të garantuar…

Në gati katër dekada në krye të pushtetit, ai tashmë kishte përvojën e një eksperti të spastrimeve në Parti apo qeveri – një zotësi ku askush nuk e konkurronte.

Por eksperienca nuk e lejon të nxitohet. Së pari duhej përgatitur terreni.

Më tej duhet të qetësonte dhe opinionin e huaj. Një ditë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, “Radio Beorgadi” kishte dhënë një lajm që fliste për krisma në mbledhjen e Byrosë Politike. Spikeri thoshte se, Mehmet Shehun, e kishin vrarë, ndërsa Kadri Hazbiun, e kishin plagosur.

Duhej një përgjigje. Dhe Enveri e sajon. Më 26 dhjetor 1981, vetëm një javë pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ai merr me vete, në një takim të sforcuar me artistët në galerinë e Arteve, edhe Ramiz Alinë edhe Kadri Hazbiun.

Mesazhi ishte i qartë: Në Shqipëri gjithçka shkon mirë e bukur. Mehmet Shehu është vetëvrarë, por krisma të tjera nuk ka pasur. Kadri Hazbiu, tashmë në krahun e djathtë të Enver Hoxhës, nuk është i plagosur.

Dhe nuk mbaron me kaq.

Fasada ruhet. Duket Enver Hoxha ende nuk ishte gati për sulm, nuk ishte gati të bënte publikë armiqtë e tij të radhës.

Këtë vërteton edhe një takim i datës 2 janar 1982, kur në një konsulte me Ramiz Alinë dhe pas edhe me Kadri Hazbiun, ai nuk lë askënd të dyshojë se çfarë bluan në mendje.

Thotë se përgjegjësi për situatën e krijuar nga veprimtaria armiqësore e Mehmet Shehut kanë shokët e kryesisë, Adili, Pali, Manushi, Qirjako si dhe ministrat, veçanërisht Petro Dode.

Por nuk nxjerr asnjë fjalë pakënaqësie për Kadri Hazbiun apo Feçorr Shehun, edhe pse që të dy kishin praktikisht në postet më të rëndësishme qeveritare, edhe pse të dy kishin qenë mbështetësit më të fortë të Mehmet Shehut.

Duke i shkuar djallëzisë deri në fund, më tej, në të njëjtin takim, Enver Hoxha argumenton se si kandidatura më e mirë për postin e Kryeministrit ishte pikërisht Kadri Hazbiu.

“Mendoj se kandidatura më e përshtatshme është ajo e shokut Kadri Hazbiu. Shoku Kadri nuk është i huaj për problemet shtetërore, politike, ekonomike, kulturale e të mbrojtjes. Ai është një kuadër i vjetër në Parti dhe shok i luftës. Populli dhe Partia e dinë që ai nuk ka asnjë lidhje me frymën dhe metodën e Mehmet Shehut. Kadriu është energjik, është kundër arrogancës dhe prepotencës, i respekton dhe  i dëgjon shokët, u përmbahet normave të Partisë, parimit të kolegjialitetit.

Caktimi i Kadriut si kryeministër do të pritet mirë si brenda dhe jashtë”.

Në fund të dokumentit shkruhet se Ramiz Alia bie dakord me këto mendime të shokut Enver, ndërsa Kadriu, edhe pse në parim bie dakord, thekson se duke qenë se gjendja në ushtri akoma nuk është shumë e mirë, ndoshta do të ishte më mirë ti kushtohej Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa si kryeministër të caktohej një tjetër.

Por, propozimi i Enver Hoxhës që Kadri Hazbiu të bëhej Kryeministër i vendit ishte vetëm pjesë e një loje të madhe të sapofilluar.

Dikush duhej joshur, dikush duhej vënë në gjumë.

Vetëm katër ditë më pas, më 6 janar 1982, gjithçka do të shpërthente me arrestimin e bujshëm të Fiqeret Shehut, bashkëshortes së Mehmet Shehut.

Dy ditë më pas, më 8 janar, do të arrestohej ministri i Jashtëm, Nesti Nase, më 24 mars ministri i Brendshëm Fecorr Shehu dhe më 10 gusht ministri i shëndetësisë, Mihallaq Ziçishti.

Por si rrodhën ngjarjet deri në arrestimin e Kadri Hazbiut?

Pse u desh që akuzat të montoheshin shpejt e në mënyrë fare të trashë dhe pse shkuan në plumb edhe ata që hodhën poshtë të gjitha akuzat, si Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu apo Llambi Peçini dhe pse nuk u kursye ish-ministri Llambi Ziçishti, që bashkëpunoi me Sigurimin e Shtetit?

Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm dokumentesh të kohës, emisioni Abc/Story, rindërton masakrën e fundit të Enver Hoxhës; si bëri kurban kolegët e vjetër e shokët e luftës për ti pastruar rrugën drejt pushtetit Ramiz Alisë. /abcnews

 

28 komente në “Dossier: Kurbani i fundit i Enver Hoxhës, si ja pastroi rrugën drejt pushtetit Ramiz Alisë. Pas eleminimit të Mehmet Shehut, pse propozoi Kadri Hazbiun si Kryeministër”

  1. Nik says:

    Ky bastard dhe kriminel i cili kishte duart e gjakosura nga krimet qysh me Q,Stafèn ,me ish intelektualèt qè morèn pjes nè luftèn e 190 ès nè vlorè i eleminoj njè nga njè,eleminoj intelektualèt nè konferencèn e tiranès 1956 pastaj rraprezaljet nè 1961 ,grupet qè krijoj vampiri nè 1973/4/5,nga kultura ,nafta,ekonomija.Njè bastard i vèrtet i etur pèr gjak sè bashku me gruan e vet edhe ajo 100% qind ishte pjes e mekanizmit .E,Hoxha duhej eleminuar menjèher nè vitte 1943/4 dmth nga rradhèt e partisè por fati i kètij vendi e deshi qè nè krye tè vij ky fundurrinè qèase filloj dhe mbaroj unversitetin por na çante dèrrasat me idiotèsira e libra idiotesk .

    1. gimi pures says:

      Mos bre Nik se vetem ky burre te mesoi me shkru e me fol shqip
      se te kish qene qifti i Salihut tat so flisje me gishta
      kure nuk kupton mos ha mut

    2. Shenjestra says:

      Nik! Nuk marke vesh fare nga bota,por ja fut kot si kau peles.Sot eshte nje kohe qe e behet nje propagande e madhe kundra Enver Hoxhes,se ashtu e do koha per te bere qejfin e atyre qe e kane inat.Sido qe te behet propaganda,Enver Hoxha do ngelet njeri madheshtor,nje shqipetar i madh dhe nje nga udheheqeist me gjigand,nje njeri qe e donte me shpirt populli.Enver Hoxha beri shume per popullin,e mbushi vendin me shkolla e fabrika e uzina,lulezoi kete vend.Por juve dhe te tjere si ty,nuk i merni parasysh fare.E verteta eshte se Enver Hoxha do ngelet ne historine e vertete, shqipetari me i madh i kombit.

      1. Drejtesia e munguar says:

        Ik o idiot! Je ngritur ndonjehere ne 4 te mengjezit te zesh radhen per qumesht? A ke pare te te arrestojne njeriun tend pse e donte ne burg partia? Keto beri Enveri dhe gjykatesit e tij qe nuk zbatoninas ligjet e shtetit.

  2. h says:

    Luftë bandash mafjoze,dje për pushtet,sot për drogë,prona dhe para.

  3. Pato says:

    Me shkrim idiot. O zot cfare debilash.

  4. birce says:

    FOTO KOPJA E ENVERIT ESHTE SHOKU SALI BERISHA, ORIGJINAL, CA I VRAU (Azemin me shoke) E CA I NXORI RRUGEVE…….

  5. Moisi Golemi says:

    Pjerdh ABC-ja, pjerdh edhe Tema.

  6. Zeni says:

    Njelloj si Sali Berisha me Lul Bashen!
    Ramizi ishte nje hiene e vjeter, ndersa ky trapi i Saliut eshte aguridhe, fik i papjekur!
    Rrofte Saliu bashke me Lulzimen!

  7. Dibrani_UK says:

    Te gjithe plehera kane qene. ato spijuna e tradhetare kane qene.
    Ne hell me ta edhe Sali Milloshevic edhe Ilir Karachic

  8. foto says:

    Shiko: ne shikojme video te filmuara dhe i kemi pare me syte tane qe nga 1990 e deri me sot per te gjitha gjerat per krime, vjedhje e çfaredo qe ka ndodhur nga “udheheqesit” tan demokrate te te gjitha paleve dhe s’u kemi bere dot gje: lehin tere diten, ndersa shkrimi me larte ka vetem nje saktesi: ngjarjet kane ndodhur por interpretimi eshte fallco. Mos valle zoteria qe shkruan ka ndonje video te mendjes se Enver Hoxhes si ta zeme video qe Fazlliçi ishte ne mbledhje te qeverise apo 1997-en, apo 14 shtatorin apo vrasjet ne bulevard apo dhe video e vjedhjes se Ilir Metes qe sipas thenieve te Dvoranit qe gjykata gjykon mbi dokumentat qe ka se video nuk ishte paraqitur si dokument. Pra, duke shkruar sikur jeni Neritan Ceka , per pellazget dhe Iliriet tere diten, keni lene pasardhesit e tyre te sotem rrugeve.

  9. Samiu says:

    Nuk e kuptoj pse xhdo dit flasim vetem per te shkuaren duke hedhur balt pa fund , thua se sot jetojm parajsen mu ne mes te banditve kriminelve te droguarve hajdutve putanave mashtrusve dhe antishqiptarve qe drejtojn politiken medjan dhe gazetarit e financuara nga sherbimet e huaja fillimvitet 90t , me keq se sot kur 2 milion shqiptar kan marr dhen nuk kemi qen kurr nga koha sulltan hamitit , jemi katandisur 1.5 milion skllever te veshur tek gabi me versaçe , shikoni o zhulca si do ja beni sot , ai sistem ishte si ishte na garantoi jeten kopeshtin çerdhen punen e perhershme per te ter , spitalet pa as nje lek falas , shkollat falas me kualitet evropian mos me te mir , nuk na lan te vidhnim te vrisnim te dergonim prostituta rrugve te evropes nuk na lan gjakmarrjen dhe kultivimin e droges vetem per kte i shajn gazekaret sot ate sistem , sot jemi te lumtur se jetojm jet virtuale i japim lavdi llumit dhe degjenerojm te meçurit te diturit dhe te aftet kta i sulmojm derisa te ikin nga syt kembet , ose i groposim , die ishte koha e shqiptarve por ishim fukarenj se shteti nuk mblidhte taksa dhe me kushtetut nuk kishte te drejt borxhi , sot kemi mar 250 miliard euro borxh kemi shkaterruar totalisht shkollen , nuk behet fjal per pun , bem spitalet me para , pra me statistik atij sistemi qe kishim nuk i vim deri tek k…i , se ata e deshen kte popull anadollak me shum se kta vampiret sot , qe e perzun kte popull e perdhunuan e çnderuan e degjeneruan e vran dhe kan 30 vjet qe e tallin , tani presin ta bushin vendin me Sirian , perzun popullin e vet po marin skllever borxh dhe therret mero greku posht Enveri Ter diten ne gazeten e vet qe e ka financuar asfalia greke , hajde fol po deshe.

    1. VRKRT says:

      Atehere u bo gjith populli dembel,sepse s punonte njeri ,se “mendo shteti” per njeriun.
      Sot po s lujte komet,s lu dot dhomet.

  10. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    A na tregoni dot se kush i hapi rrugen komunistit me te ndyre qe zbriti nga shpellat se keto i dime…
    Saliu erdhi nga bari dhish e u be milioner e kriminel

  11. Samiu says:

    Nuk e kuptoj pse xhdo dit flasim vetem per te shkuaren duke hedhur balt pa fund , thua se sot jetojm parajsen mu ne mes te banditve kriminelve te droguarve hajdutve putanave mashtrusve dhe antishqiptarve qe drejtojn politiken medjan dhe gazetarit e financuara nga sherbimet e huaja fillimvitet 90t , me keq se sot kur 2 milion shqiptar kan marr dhen nuk kemi qen kurr nga koha sulltan hamitit , jemi katandisur 1.5 milion skllever te veshur tek gabi me versaçe , shikoni o zhulca si do ja beni sot , ai sistem ishte si ishte na garantoi jeten kopeshtin çerdhen punen e perhershme per te ter , spitalet pa as nje lek falas , shkollat falas me kualitet evropian mos me te mir , nuk na lan te vidhnim te vrisnim te dergonim prostituta rrugve te evropes nuk na lan gjakmarrjen dhe kultivimin e droges vetem per kte i shajn gazekaret sot ate sistem , sot jemi te lumtur se jetojm jet virtuale i japim lavdi llumit dhe degjenerojm te meçurit te diturit dhe te aftet kta i sulmojm derisa te ikin nga syt kembet , ose i groposim , die ishte koha e shqiptarve por ishim fukarenj se shteti nuk mblidhte taksa dhe me kushtetut nuk kishte te drejt borxhi , sot kemi mar 250 miliard euro borxh kemi shkaterruar totalisht shkollen , nuk behet fjal per pun , bem spitalet me para , pra me statistik atij sistemi qe kishim nuk i vim deri tek k…i , se ata e deshen kte popull anadollak me shum se kta vampiret sot , qe e perzun kte popull e perdhunuan e çnderuan e degjeneruan e vran dhe kan 30 vjet qe e tallin , tani presin ta bushin vendin me Sirian , perzun popullin e vet po marin skllever borxh dhe therret mero greku posht Enveri Ter diten ne gazeten e vet qe e ka financuar asfalia greke , hajde fol po deshe. mero sandri klanit e ai alabaku lezhes kan te drejt qe shajn se kan ardhur nga gopi somes ne Tiran ne 90ten , por ne tironcit duhet ti shofim gjerat me ndryshe flas per realitetin sot.

  12. Gent says:

    Artikull i stisur, me pasaktesi brenda. Me e vogla eshte arrestimi i Nesti Nases. Nesti Base eshte arrestuar pas Fecorr Shehut, llambi Zicishtit dhe berberit te Dajtit. Bile edhe pas Llambi Zicishtit. Vazhdoni te mbuloni Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Aline.
    Gazetat jugosllave nuk kane shkruajtur se eshte plagosur Kadri Hazbiu! Kjo eshte genjeshter qe sherben per ti dhene ze dokumentarit dhe skenaristit. Ato kane folur per Kadri Ha,biun dhe Fecor Shehun si njerez te lidhur me krushqi dhe farefis me Mehmet Shehun dhe si njerez te pushtetshem. Kane folur edhe per Bilbil Klosin, i cili kishte 10 vjet qe kishte vdekur.
    Te gjithe qe u permenden nga gazetat jugosllave, u arrestuan dhe u pushkatuan.
    Keta tip dosjeresh dhe domumentaresh behen vetem per fitime komerciale dhe asgje tjeter.

  13. Deti says:

    NESSUN PROFETA IN SUO PAESE
    ENVER HOXHE E GJERGJ KASTRIOT NUK BEN ME KY VEND PRANDAJ HANI MUT JU GALLOFET E NDYRE

  14. Nexhmija ishte Djalli i vertete qe i frynte ne veshe Enverit
    cila motivonte Gishtin e semure qe dridhej te
    Enverit,
    drejt pothuaj gjithe krimieve te Figurave te Larta
    qellimi ishte i qarte ,
    lidhja e Mirimanges Helmuese me Gjarprin Ramiz Alija

    Gjithcka tjeter eshte trillim pakuptim

  15. Festi says:

    Si eshte e mundur qe sa here futem me pa ndonje lajm ne llogarine tuaj eshte e pamundur mos shkruani rreth enverit and Co. Se kuptoj kete nostalgji nga ana juaj. Pakten neve te rinjve mos na beni lavazh trurit me sistemin me te centrelizuar te mendimit dhe lirise qe ka pa bota pls. Ndryshoni kurs pls

  16. Bogonica says:

    Me ne fund e verteta lakuriq. Cdo germe e artikullit nuk le vend per asnje dyshim. Perse thuhen te vertetat kaq vone? E ka dhe kjo spjegimin e saj. Krimet nuk mund te fshihen gjate gjithe jetes. E verteta nje dite duhet thene. Krimet e bera me 1979 83 ishin vetem per t’i hapur rrugen Ramiz Alise dhe ky i fundit Sali Berishes. Fundi eshte kjon Shqiperi qe kemi nsot.
    Komentuesi “Samiu” edhe ju thoni te verteten, por i vertete eshte edhe ky artikull. Vazhdon lufta e ftohte ndaj Vlores. Shikoni festimet e ketyre diteve per100 vjetorin te asaj lufte clirimtare prej pushtuesit te huaj ! “inagurohet” busti i Selam Musait i cili kishte dy vjet qe ishte vendosur tek Komuna e Parisit kaq ishte festa e 100 vjetorit. E ka thene greku: Shqiperi te kishte Laberi te mos kishte.

  17. XXXL says:

    Kadri Hazbi në çfardo rrethanash dë eliminohej se ai vet ishte inskenusi dhe ekzekutusi i shumë njerëzve të pa fajshem për qëllime karrieriste

  18. Historia says:

    Shosha e Abc/Story
    A mund të na shpjegojnë Zotërinjtë e Abc/story pse kanë “harruar” jashtë përllogaritjeve dhe hamendësimeve të tyre magjike me zombi enigmën e gruas së Nesti Nases: u vetëvar apo e varën? Nëse e varën, kush dhe pse e bëri? Historia

    1. Nik says:

      Replik pèr Historia!Nuk isha nè dijeni tè gruas sè Nesti Nases ,ekzistojn dosjet tè verifikohen ose tè merret dhe i bèhet trupi nqse gjèndet autopsia.Janè disa analfabet me anèn e komenteve tè tyre ju ka mbetur qejfi sepse kam rreshtuar terrorin psikologjik qè pèrjetuam gjith ato vite me grupe armiqèsore njè mafie e vèrtet se edhe krushqit i bènin midis tyre .harruam se e fundit pèr tè lar duart me K,Hazbiun,Feçorin sajuan grupin e xhevdet mustafès dhe aty pastroj me rrènj gjithçka pèr ti hapur rrugèn Ramizit me anèn e nexhmijes sepse Dulla kishte shkuar nè tè sèmès prandaj jam i bindur se fijet i luante Nexhmija .As Rusia e Stalinit nuk prodhoj kaq armiq brènda partis sè vetè dhe kjo shpjegohet mjaft mir se rregjimi i ngritur nè shqipèri ishte i hekurt .Ndonjè komentues i ka mbetur qejfi pèr arrestimet se nuk janè preçize datat,i kemi pèrjetuar ato vite dhe lajmet mbi arrestime merreshin vesh me dy ose katèr muaj me vones sepse hetuesia kishte urdhèr ti shtrydhte mir pastaj mbas njè dèshmije pèrgatitej dosja dhe dèrgohej viktima nè gjyq ndèrsa gjèja e parè qè kryente viktima i thoshte gruas,tè bèhet ndarja menjèher se do tè zhdukin familjen nè internim.Mos tè mè vij ndonjè mbushès topi kètu qè nuk mbushnin barkun me bukè misri dhe tè mè thonè se nè komunizèm jetohej mir,dhe kishte arsmim,po ata qè u studjuan jashtè nè kohèn e luftès qè diktatori i eleminoj fizikisht dhe moralisht??

  19. Zeni says:

    Pergjigje Referendumit per arrestimin e koleres Saleh!

    Ju pyesni se kush e solli ne pushtet Saleh Karaxhic Berishen: Pergjigje: Ramiz Alia.
    Ramiz Alia, aty rreth viteve 1975-1976 ka qene Sekretar Politik i KQPPSH. Dhe si i tille, te gjitha veprimet e Partise me organe e tjera te pushtetit dhe te qeverise kalonin ne duart e Ramiz Alise. Ne kete kohe Sali Berisha kerkohet te punoje si mjek prane Bllokut te Udheheqjes (Grupi i Pare, Grupi i Komandantit, pra i Enver Hoxhes). Studimi biografik i tij tregoi se nga familja e tij dhe shume te aferm, kishin biografi te keqe, prej krimineli, disa te arratisur, disa te burgosur si agjente ne sherbim te UDB-se duke perfshire ketu krushkun e tij dhe krushken e tij, qe dyshoheshin se agjente te serbit. Keshtu Sali Berisha nuk mund te punonte kurre ne Grupin e Pare, dhe ketu del ne skene Ramiz Alia, i cili jep mendimin se Grupi i Dyte, ai i Hysni Kapos, do te ishte nje vend i pershtatshem per Sali Berishen. Ramizi e dinte se Saliu ishte bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, por dinte gjithashtu se ishte terhequr ne bashkepunim edhe nga sherbime te fshehta, kryesisht ai serb.
    Duke i ditur keto, Ramizi, ishte teper i sigurt ne besnikerine e Sali Berishes, jo si komunist, por si nje spiun i UDB-se. Dhe per me teper, ate qe beri Enver Hoxha me Ramiz Aline, e beri edhe Ramizi me Saliun, qe te mbronte veten nga turmat e viteve 1990-1992. Pra, Sali Berisha eshte pjelle e Ramiz Alise, ndersa Lulzim Basha, eshte pjelle e Sali Berishes, e njejta strategji, e njejta skene!

  20. E verteta says:

    Petrina Nase nje grua nobel dhe ne Fund fatkeqe.

    Partizane, e spiunuar nga ballistet dhe zene rob nga Gjermanet , e internuar ne kampin naziste te shfarosjes ne mase “Mathauzen”.

    E urte e dashur e thjeshte e embel Si ajo.

    Kur U fut i shoqi ne Burg, ISH ministri i jashtem Nesti Nase, i spiunuar dhe intriguar nga vellezerit zicishti, ajo e mjere, e mbetur vetem ne ate moshe, se femije nuk kishin, vari veten ne shtepine e saj midis shkolles 11 Janari dhe ISH bllokut, dhe e gjeten komshinjte pas ndonje jave.

    Gjynah. U erdhi keq te gjitheve qe e kishin njohur.

  21. E verteta says:

    Petrina Nase nje grua nobel dhe ne Fund fatkeqe.

    Partizane, e spiunuar nga ballistet dhe zene rob nga Gjermanet , e internuar ne kampin naziste te shfarosjes ne mase “Mathauzen”.

    E urte e dashur e thjeshte e embel Si ajo.

    Kur U fut i shoqi ne Burg, ISH ministri i jashtem Nesti Nase, i spiunuar dhe intriguar nga vellezerit zicishti, ajo e mjere, e mbetur vetem ne ate moshe, se femije nuk kishin, vari veten ne shtepine e saj midis shkolles 11 Janari dhe ISH bllokut, dhe e gjeten komshinjte pas ndonje jave.

    Gjynah. U erdhi keq te gjitheve qe e kishin njohur.

  22. uran tufa kaloqi dervishi says:

    Nik qik quk

    Nga faqja kujto.al e uranit tufes dhe dervisht:

    Per Vitet 1944-1990

    Te burgosur Politik 20863
    Internuar. 23319
    Ekzekutuar. 7603
    Te vdekur ne Burg. 1146
    ——————————————–
    52931 persona
    Te llogaritur me nje popullsi prej 3 milion banore i bie
    1,7 % e popullsise

    I mblodhen e i mblodhen, slane hajdute e perdhunus e kriminel e vrases, diversant, qe nga kriminelet e luftes dhe koolaboratoret e nazi-fashizmit, sabotatore e tradhetare, agjentet te vendeve te huaja, pedofile e homosexuale (ligji e denimit teper i rende Kunde tyre ka qene ne fuqi deri ne 1989 ne shume vende te qyteteruara dle demokratike te Europes Perendimore)

    dhe prape u mbars Mali e polli nje mi

    I shikoni miliona te vraret e komunizmit te Enverit
    Si thosh hajdar hajdari miliona e milona te vrare e te zhdukur derisa iku vete Si qen

  23. uran tufa kaloqi dervishi says:

    Nik qik quk

    Nga faqja kujto.al e uranit tufes dhe dervisht:

    Per Vitet 1944-1990

    Te burgosur Politik 20863
    Internuar. 23319
    Ekzekutuar. 7603
    Te vdekur ne Burg. 1146
    ——————————————–
    52931 persona
    Te llogaritur me nje popullsi prej 3 milion banore i bie
    1,7 % e popullsise

    I mblodhen e i mblodhen, slane hajdute e perdhunus e kriminel e vrases, diversant, qe nga kriminelet e luftes dhe koolaboratoret e nazi-fashizmit, sabotatore e tradhetare, agjentet te vendeve te huaja, pedofile e homosexuale (ligji e denimit teper i rende Kunde tyre ka qene ne fuqi deri ne 1989 ne shume vende te qyteteruara dle demokratike te Europes Perendimore)

    dhe prape u mbars Mali e polli nje mi

    I shikoni miliona te vraret e komunizmit te Enverit
    Si thosh hajdar hajdari miliona e milona te vrare e te zhdukur derisa iku vete Si qen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje