Peticioni për bllokimin e pagave, Frangaj nxjerr në sulm Berishën: I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mediave ta shpalli Top Median si median numër një të mafies në botë

14 Qershor 2020, 12:41Sociale TEMA

Të njohur për miqësinë e hershme, Sali Berisha i ka dalë sërish në mbrojtje pronarit të TV Klan Aleksandër Frangaj i cili së fundmi është denoncuar publikisht nga punonjësit e DigitAlb për mosdhënien e pagesave.

Në vijim të sulmeve të adresuara ndaj Top Channel për shkak të qasjes kritike që ka ky televizion, ish kryeministri sulmon drejtorin e përgjithshëm Ben Blushi duke e cilësuar si zaptues të këtij kanali.

Reagimi i ish kryeministrit vjen një ditë pasi punonjësit përmes gazetës “TemA” paralajmëruan një peticion drejtuar Aleksandër Frangajt, për t’i kërkuar zhbllokimin e pagave të cilat nuk paguhen prej gati 10 ditësh.

Përmes këtij peticioni të nënshkruar, i kërkohet Aleksander Frangajt të autorizojë sekretaren e tij, Eglën (Eglantina Lamaj-Administratore në DIGITALB), e cila nuk pranon të firmosë asnjë pagesë, deri në momentin që TV Klan është jashtë platformës DIGITALB.

Prej kohësh tashmë, pronari i TV Klan, shfrytëzon ish kryeministrin si kamikaz për të sulmuar përmes Facebook të gjithë kundërshtarët e tij.

Më poshtë po përcjellim postimin e plotë të Berishës:

Ligesia dhe keqesia Arben Malavites!
Ai perdor urine kunder 300 punonjesve!

Miq, Arben Malavita pasi mori me mbeshtetjen e Edvinit drejtimin e Top mediave, filloi ligesite e tij. Ai shkarkoi ne kundershtim me çdo rregull Alban Jahon pa asnje motiv nga dixhitalb per çka ky i fundit e shtrou ne dru dhe si hakmarrje Edvini i dergoi ne ora 1:00 te nates narkopolicine per terror familjar.

Pas kesaj, Arben Malavita vendosi ne kundershtim me çdo parim ligjor dhe tregtar drejtor te Dixhitalb Vjollca Hoxhen pa voten e shumices se aksionereve, gje qe u hodh poshte nga aksioneret me vendim gjykate.

Pas kesaj, Arben Malavita si personifikim i ligesise dhe keqesise njerezore per te shkaterruar Digitalin qe nuk e vodhi dot, perdor armen me çnjerezore, urine dhe nuk bllokon pagat per 300 punonjesit e Dixhitalb.

Te mos paguash rrogat 300 punonjesve duke patur parate ne banke do te thote se ne qenien tende nuk te ka mbetur asgje prej njeriu, prindi dhe familjari por hakmarrja politike, keqesia dhe ligesia shpirterore te ka zhveshur çdo gje njerezore.

Me kete vendim ai trajton si skllever te çifligut te tij 300 punonjes te Dixhitalbit. Nje sjellje te tille banda e Arben Malavites e ben nen mbrojtjen direkt te Edvin Mafise, bosit absolut te Arben Malavita, i cili ka shnderruar teleblushin ne papagall te Edi Rames, i cili e mbron me narkoprokurorine e tij.

Perveç kesaj, kjo bande, qe pasi nuk e pervetesoi dot Dixhitalbin kerkon me çdo kusht te shkaterroje ate, ka mashtruar qindra mijra shqiptare pasi ata kane paguar paketen sportive per kampionatin spanjoll dhe shqiptar.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor te bandes se Arben Malavites dhe Edvin Mafise, dhe i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mediave te shpalli Top Median si median N 1 te mafies ne bote! sb

Ekskluzive/ Ja kush i bllokon pagat e 300 punonjësve të Digitalb

https://ëëë.cna.al/…/ekskluzive-ja-kush-i-bllokon-pagat-e-…/

4 komente në “Peticioni për bllokimin e pagave, Frangaj nxjerr në sulm Berishën: I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të mediave ta shpalli Top Median si median numër një të mafies në botë”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Berisha është i çmendur.
    Akoma me të do merreni ?

  2. NUK DEGJOJME ME ASNJI GOMARE
    SALIH GOMARI I SHPELLES SE SHQIPEERISE
    I KA TEJKALUAR TASHME KUFIJT E AKUZAVE TE TIJA IDIOTEE
    DUKE I NGJITUR TJETRIT MBASS KURRIZI
    ETIKAT E FIRMES SE TIJA
    SI MAFIOZE
    KRIMINE
    TRAFIKANTE
    ETJ
    VILAT NE LALZ TREGOJNE QARTE
    SE KUSH ESHTE MAFIOZI POLITIKE
    QE VODHI SHKETIN
    VRAU PRONARIN E TOKAVE NE LALZ
    FALLSIFIKOJ PRONEESINE
    MBASI KA INKRIMINUAR TASHME SE BASHKU ME PRESIDENTIN
    PARRLATIN E zhDREJTESISE MBUSHUR ME USHTARE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR
    QE KAN INKRIMINUAR GJITHCKA NE ATE VEND
    JOVETEM FJALORIN E PUTANEES SE PEERALE TE SHPELLES SALIH RRAMUT BERISHIN

  3. specialisti says:

    Nje gje eshte e vertete.
    Ne si abonente te Digitalb, kemi bere abonimin e pagesen per te pare kampionatin spanjoll etj.
    Ne na del ne ekran.
    Kush do na mbroje ne si popull ( abonente) nga kjo babezi politike e hajdutesh ?
    TURP.
    E VUAN POPULLI.
    HAJDUTET SHKOJNE E VIJNE.
    HAJDUTE.

  4. Zylo says:

    Akoma me kete ju.Atij i ka ngelur ora qe ne 2013 kur humbi zghedhjet.Pasi i ra infrakt dhe e cuan ne Turqi dhe kur u kthye ne Shqiperi ora I kishte ngelut prapa.Po cmireni me kete vari k…n qeni qe leh nuk te kafshon.Thjesht ben rremuje asgje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje