Martesat me mblesëri për zonat qendrore sot janë legjenda urbane me të cilat bëhet dhe humor. Por në ato rurale tradita vazhdon. Pandemia i ndërpreu martesat, por me nevojën e emigrantëve për të gjetur nuse në Shqipëri dhe me rikthimin e tyre për pushime mblesët futen në treg.
Në kohët e sotme nuk ju blihen me këpucë, por u jepen para të thata.
Këtë vit prej pandemisë dhe është dyfishuar çmimi. Dikur jepeshin rreth 10 mijë lekë, ndërsa tani shkon mbi 20 mijë. Një rast i tillë vjen nga Librazhdi.
Sabriu ka 10 vjet që ka zgjedhur të jetë ndërmjetës martesash dhe e quan profesion për sa kohë që asnjë nga martesat e lidhura nga ai nuk kanë dështuar.
“200 mijë deri 500 mijë kam marrë nga një mblesëri. Kërkojmë djalin ose gocën. E shoh djalin se ku rri, në çfarë gjendje është dhe i bëj ofertën më pas gocës”, tregon ai.
Sabriu tregon se kohët e fundit po përballet me krizë pasi numri i vajzave është më i ulët se i meshkujve.
“Është krizë për vajza”, shprehet ai.
Mblesi nga Librazhdi tregon se aktualisht ka disa kërkesa dhe në orë mban fotot e pretendentëve për nuse dhe dhëndër.
“Më shumë duan nuse nga Pogradeci dhe Korça, janë zonat më të preferuara”, thotë Sabriu.
Ai ndodhej në një takim me miqtë, të cilët tregojnë se e mbështesin këtë aktivitet.
“Është diçka e mirë, pasi bëhen bashkime familjare. Sabriu krijon mundësinë e lidhjeve”, shprehet një nga miqtë.
Sabriu na tregon dhe një shkak se përse emigrantët besojnë tek ai. Sipas tij ata nuk ecin shumë me trendin e kohës nuk duan nuse përmes rrjeteve sociale, por i besojnë më shume zakoneve të vjetra. Një mbles ju jep më shumë siguri.(abcnews)
Projekti lul bashes per punsimin,bravo
po andej ne ato zona behen jane akoma me zakone prapanike
Ato kooperativat e diktatures i detyronin te rinjte e fshatit te punonin bashke dhe njihnin njeri tjetrin e martoheshin. Ky mekat tani s ndodh se vajzat jane si e kerkon sheriati, te mbyllura. Flm kapitalizmit!
kur behet fjale per qimotin ju ka dal me pare boja sheshi ne tepsi si kazoni me tenxheren me gjell pazime
Tema, sa e ka numrin e telefonit Sabriu ?
Bravo Sabri, nje rruge e dy pune. Ku kane nge emigrantet te rrijne ne rrjete sociale, duhet te punojne te blejne nuse ose burre. Koha eshte flori!
Problemi i ketij modeli eshte se rritet cmimi per tregun vendas, kur atraksioni eshte per export.
Pse me xhan e diskriminon Sabriun dhe emigrantin? Sabriu ben te njejten pune si facebuku.
Ne Tirane,Lusshnje,Fier e Durres ka superpopull me vajza.Ikni atje jane te gatshme 3 te marrin nje burre
Tema:Çorba e mengjesit nga Sadik Mero Baze,katunari.
Dhe sa dalin, bohen me keq se baksellat e huaja. Po s’pate, legalisht, te drejten e dajakut, je i humbur.