Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, 57 raste të reja në 24 orët e fundit. Vatrat kryesore Tirana, Shkodra dhe Kruja

14 Qershor 2020, 11:11Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se situata e Covid-19 në Shqipëri është përkeqësuar, pasi rastet janë shtuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 57 raste, nurmër rekord që nga zbullimi i koronavirusit në vendit tonë.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Deklarata e ministrisë: 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e Covid19.

Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për përsonat e prekur nga Covid19.

Një kujtesë edhe për subjektet tregtare të shërbimit: maska apo barrierat mbrojtëse janë të detyrueshme dhe çdo shkelje do të dënohet sipas ligjt në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik dhe higjienës personale.

Inspektoret e task-forcës anti-covid do të ndëshkojnë çdo subjekt që thyen rregullat e vendosura.

Edhe një herë ju drejtohemi qytetarëve: Jemi ende në luftë me një armik të padukshëm dhe këtë luftë mund ta fitojmë të gjithë së bashku duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, qëndroni në distancë fizike, lani duart, përdorni maska në ambjente të mbyllura.

Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40, për informacion rreth Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (14 Qershor 2020)

Testime totale                         20494
Raste pozitive                          1521
Raste të shëruara                      1044
Raste Aktive                             441
Humbje jete                              36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           230
Krujë                55
Shkodër         53
Kamëz              26
Durrës              20
Vlorë               15
Lushnje              12
Pukë                  11
Elbasan             4
Fier                   4
Lezhë                   3
Tropojë                2
Korçë                    1
Librazhd              1
Mallakastër        1
Berat                 1
Ura Vajgurore    1
Gjirokastër      1

(TemA)

3 komente në “Rritet frikshëm numri i të infektuarve në Shqipëri, 57 raste të reja në 24 orët e fundit. Vatrat kryesore Tirana, Shkodra dhe Kruja”

  1. Olimpia says:

    Fillojeni nga Veliaj,takon duart dhe leviz pa maske.Jepini nje gjobe te majme qe ta kuptoje se qenia kryebashkiak eshte nje detyren e rende ..Shqiptaret duhet ta kuptoje qe Covid19 nuk eshte politike,as shpikje ,as shaka sharlatanesh .Eshte nje semundje e rrezikeshme,ka perfshire gjithe planetin,ka gjunjezuar shtetet me te fuqishme te botes.Perdorimi i maskave,ndalimi i cdo grumbullimi,mbajtja e distances kudo ,edhe brenda shtepive,laria e duarve dhe higjena e larte jane mundesite e vetme te evitimit te pasojave te renda per shendetin ,jeten dhe ekonomike.

  2. shakatori says:

    njerzit duhet te mbajne masken kur dalin nga shtepia sic po bejne vendet e BE-se. mos te sillen si koketrashe te papergjegjshem se do kete kosto ne jete njerzish.

  3. USA says:

    degjoni Sali Malokun kur ju thote dilni ne rruge mos pyesni per masat e marra nga Edi Rama se ska convid 19 eshte vetem nje shpikje e liderve botrore,mblidhuni ne mitingje per teatrin etj se do e shifni pidhin e nones mer popull idiot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje