Nga Armand Plaka
1916 – Komanda e trupave austro-hungareze në Cetinje, njofton (ri) çeljen e zyrave postare, të cilat do të duhej të ndiqnin udhëzimet e tyre, duke i ftuar banorët lokalë të shkruanin telegrame me gërma latine në gjuhen gjermane, atë hungareze ose atë kroate dmth sllave.
Dokumenti – i cili mban datën 10 maj 1916, i firmosur nga Komandanti i Trupave të Pushtimit, Gjenerali fon Veber – në përmasat e një posteri, ngjitej në mur në vende të dukshme në lagjet e Cetinjes ( asokohe banuar jo pak edhe nga shqiptarët), të Ulqinit e rrethinave dhe ishte hartuar edhe në shqip për banorët e krahinave shqiptare në Mal të Zi, si pjesë e njoftimeve permanente që Komanda e tyre nxirrte për popullsitë lokale.
Mali i Zi ishte dhe ura që lidhte territoret e vjetra të Perandorise Dualiste, (të cilat arrinin disa km në jug të Kotorrit, pranë Tivarit), dhe Shkodrës dmth Shqipërisë, në të cilën për arsye që tashmë dihen, ata u pritën më së shumti si çlirimtarë.
Vetëm pak km nga kryeqyteti malazez, ndodhej Shtabi dhe Komanda e Trupave Austro-Hungareze për Shqipërinë, udhëhequr nga Gjenerali Trollman i Lovçenit, titull që ai e mori pikërisht pas fitores së trupave perandorake mbi Malin e Zi, i cili kapitulloi pa kushte në janar 1916.
Shpallja gjithashtu u kujtonte banorëve se veç tarifës postare të mirëpërcaktuar, duhej të mbanin paraqysh se tekstet e mesazhet para se të niseshin për në destinacion, do t’i nënshtroheshin çensurës së detyrueshme të ushtrisë së Kajzerit.
Qe jemi shtet sot ja kemi per falemderit AUSTRISE.