Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha sot se mungesa e një strategjie nga ana e qeverisë, bëri të pamundurën që të ndërtohet kurba e pandemisë, për të kuptuar se kur ishte maksimumi i pandemisë dhe kur fillonte dalja prej saj.
“Sot Shqipëria në mënyrën më skandaloze dhe më të turpshme ka raste 3-4 herë më shumë se sa në momentin e pikut, pra të maksimumit të vet. Çdo vend europian, duke filluar nga Italia, në momentin e vendosjes së hapjes, relaksimit, daljes nga pandemia, rastet filluan të uleshin.
Në Shqipëri ndodh e kundërta. Pikërisht ku rastet fillojnë të shtohen menjëherë kur fillon hapja. Arsyeja është mungesa e testimeve dhe mungesa e aktivizimit të mjekëve të familjes në terren u bënë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën, e gjithë problematika u grumbullua vetëm në një numër 127 për t’iu larguar të vërtetës me qëllimin e lig që ne do bëjmë sikur testojmë, do fshehim shifrat dhe pastaj ishalla pandemia bie vetë dhe ne duartrokasim fort për një sukses të jashtëzakonshëm politik”, akuzoi Vasili.
Sipas nenkryetarit te LSI, Rama ka përdorur politikisht pandeminë dhe kjo ka sjelle nje ndikim te madh ne ekonomine e vendit.
“Njëherazi këto kufizime i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare.
Sot sipas studimeve tërësisht të besueshme 47% e bizneseve kanë ulur qepenat, janë mbyllur.
42% e tyre vazhduan punë sërish dhe 32% e tyre pra më shumë se një e treta kanë shkurtuar personelin pra një dramë e tmerrshme që po bie në kurrizin e mijëra shqiptarëve“.
Duke komentuar paralajmerimin e kryeministrit Rama se mund te kete nje rimbyllje nese situata perkeqesohet, Vasili thekson se shefi i qeverise “nuk mund të flasë më për kufizime dhe izolime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë”.
“Shqiptarët janë dëshmitarë që dhunuesi më i madh i rregullave të pandemisë, ai që duhet të ishte para drejtësisë nëse SPAK-u një ditë të vetme do të ngrihej nga gjumi dhe do të çlirohej nga kapja, pasi urdhëroi prishjen e teatrit ku mijëra policë ngjeshur sup më sup po luftonin kundra qytetarëve dhe këta policë ishin njerëz, ishin qytetarë, kishin potencial për përhapjen e pandemisë njëlloj si të tjerët apo aktivitete të tjera që i pëlqejnë atij dhe Bashkisë Tiranë ku grumbullohen mijëra qytetarë e ndërkohë këta marrin zvarrë një qytetar të vetëm se gjoja paska thyer rregullat e pandemisë.
Të gjithë shqiptarët e kuptojnë më së miri këtë sjellje të zezë të këtij kryeministri dhe natyrshëm janë të detyruar ta refuzojnë e të mos pranojnë më asnjë urdhër asnjë vendim që vjen prej dorë së këtij njeriu. Ora e tij ka mbaruar”, tha Vasili.
he mo akoma fara po hani ju te dy?apo ju mbaruan edhe skeni ca beni
O Peço, po ja fut si kau pelës. Nuk të shkon ty në këtë moshë të thuash budallallëqe.
Ky mjeku që i vjen kaq keq për shqiptarët a e veshi bluzën e bardhe, të paktën një ditë, në këtë periudhël të virusit?
Këta e marrin popullin për budalla!
O zot, sa gomar qe eshte. A ka me hajvan se ky??? I papare.
Ketij duhet ti thote dikush qe te vizitohet! Eshte rende! Sa me heret te vizitohet aq me mire eshte!
Te afermit duhet ta marrin persiper tja thone! Kurat e mjekeve psikiater do ti bejne mire!
HAA NIPI MANUSH MYFTIUT BENE THIRRJE PO KUSH TE DEGJONE TY ORE KARE BURRE
Tip rrugaci dhe I pacipe. A ke familje, femije, te aferm qe te te keshillojn mos behesh gaz I botes. Si duket, s’ ke.
Kuptohet qe mbyllja u be nga Covidiotet dhe nuk pengon virusin. Sapo te hapesh Vendin virusi do vijoje punen mirepo nese je opozitar e vetmja menyre qe shoh per ta rrezuar Ramen eshte shkaterrimi total i ekonomise pra duhet te jesh pro mbylljes. Lere ta mbylli vendin serish. Por my tipi ska idene sesi luhet loja. Demokratet ne USA Po bejne cmos qe vendi te rrije I mbyllur e ekonomia Te shkoje keq sepse duan Te largojne Trump. Ne Shqiperi cdo gje se prapthi.