Një shqiptar është kapur dhe më pas është dënuar nga autoritetet britanike pasi u gjet në një fabrikë kanabisi.
25-vjeçari F. Picaku u arrestua më 31 maj në një hotel të boshatisur, brenda së cilit rriste plot 608 rrënjë kanabis, vlera e të cilave shkonte deri në gjysmë milioni paund.
Picaku jetonte brenda hotelit, i cili ishte duke u rikonstruktuar pa lejen e pronarëve.
Kur policia shkoi në këtë objekt, Picaku u mundua që të largohej fshehurazi, por u arrestua.
Policët zbuluan përveç sasisë së lëndës narkotike, edhe pajisjet që shërbenin për rritjen e saj.
Gjatë marrjes në pyetje, Picaku deklaroi se e kishte të vështirë punësimin si një emigrant i paligjshëm dhe se nuk e refuzoi ofertën kur ia bënë disa anëtarë të një grupi kriminal shqiptarësh.
Ai tregoi se fabrika ishte ngritur përpara se të shkonte ai tek hoteli.
Gjykatësi e dënoi të riun shqiptar me 12 muaj burg.