Ditën e sotme ka nisur seanca e rradhës për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave.
Bëhet me dije se seanca ka nisur që në orën 12:00 të ditës së sotme dhe në përfundim të saj do të shohim se çfarë vendimi do të marrë Gjykata.
Gjykata Kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsion ka përfunduar hetimet për Llalën dhe ka ngritur akuzë zyrtare atë të fshehjes së pasurisë.
Bëhet fjalë për banesën që ai ka në afërsi të Qytetit Studenti, të cilën e ka legalizuar në kundërshti me ligjin dhe nuk e ka deklaruar, për këtë arsye ai do të vihet para ligjit.
Mësohet se Llallës i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Gjatë hetimeve 2 vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.
Aktualisht Llalla vijon të hetohet për mosdeklarim të ardhurash, ndërsa më herët mbi të rëndonin akuzat për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Lesht Lesht
Ja te shohim; ne e dime se si e sa duhet denuar AdriatikLLalla, ,dersa kjo eshte prova qe SPAK do funksionoje apo do deshtoje. Pastaj ose vazhdo rrugen, ose kthehu ne brekt e Saliut o e mjera Shqiperi!
Se të vihet derri i katunarit nga qerrja e koprativës tek drejtues i sistemit drejtësisë,
ai do bëjë atë që di,do zbatojë urdhërat e mafjes dhe do vjedhi edhe ca për vete.
Pyetja qe duhet te bej SPAK eshte: ku e gjeti kete shume parash ? dhe jo si i fshehu apo pse si deklaroj ne kufi ??
Te tjerat jane perralla… te dashur miq!