Kryemadhi "zbulon" frikën e Ramës: Nuk ia heq dot makthet. Pas "Zgjedhores" e di se fillojnë 14 kushtet e tjera, ndaj saboton Reformën

18 Qershor 2020, 21:29Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama po saboton qëllimisht miratimin e Reformës Zgjedhore, pasi pas miratimit të saj duhet të plotësohen 14 kushtet e tjera për hapjen e negociatave.

E ftuar në “Opinion”, Kryemadhi thotë se Rama i ka makth zgjedhjet dhe nuk ka konkurruar as brenda PS-së.

Kryemadhi: Nëse nuk ecim përpara me miratimin e reformës zgjedhore në Parlamentin e famshëm, nuk vazhdon dot me kushtet e tjera. Kushti i parë është reforma zgjedhore. Kush është përgjegjës për 14 kushtet e tjera? Qeveria.

Me miratimin e reformës do të detyrohet të fillojë procesin tjetër, që është Gjykata Kushtetuese, dekreti për zgjedhjet lokale, diskutimi sa i përket dosjeve 184 dhe 339.

Fevziu: Ju thoni që Rama po saboton reformën zgjedhore t’ua lërë përgjegjësinë ju për dështimin për hapjen e negociatave?

Kryemadhi: Absolutisht! Unë nuk mund të heq dot ankthet e zt.Rama sa i përket procesit zgjedhor. Rama nuk konkurronte dot as në zgjedhjet brenda Partisë Socialiste qoftë me Ilir Zelën qoftë me Blushin. Sfidat e mia është çfarë të bëj se si shqiptarët që kanë ikur në emigracion që të kthehen në Shqipëri.

3 komente në “Kryemadhi “zbulon” frikën e Ramës: Nuk ia heq dot makthet. Pas “Zgjedhores” e di se fillojnë 14 kushtet e tjera, ndaj saboton Reformën”

  1. Zigur Qarri says:

    Kur tallet edhe Monika me D’Ramen,tregon se krykaqoli i ridhjerjes eshte bërë per mëshirë,e tall e gjith Shqiperia.Nuk ja permend
    më kush emrin Rames,por epitetet qe thuhen per të,genjeshtari,mallisti,gerdalla,mashtruesi,verdhacuku,kollarja,zhulsi,zorraxhiu…
    Edvin D’Rama zverdhet,belbezon dhe genjen si nje femi kur kapet ne befasi nga nje pyetje,qe nuk di si ti japi pergjigje.Mbasi ka
    kaluar disa dit dhe eshte pergatitur per genjeshtren,me peshtymen qe i ngjitet si mastiç ne buze nga malli i paster,delirant dhe
    idjot,harron se çfar ka thene më parë,i bindur se shqiptaret do te besojn varianti e dytë te genjeshtres.
    VIDEOLAJM/ ‘Edi Rama, kazan muhabet’ https://www.syri.net/web-tv/347187/videolajm-edi-rama-kazan-muhabet/

  2. NONA says:

    UN DO TI BESOJA KSAJ RROPSIE
    TE FLISTE MBI KART QE I NJEH MIRE SE KA NJI EKSPERIENCE TE MADHE ME QIRJEN
    POR KURR
    TE FLASI KJO RROPSI PER POLITIKE
    DO ISHTE SKANDAL TE MARRI KJO KERM PJESE NE POLITIKE TURP I MADHE PER SHQIPERINE

  3. Lek Kondi says:

    SA TE THEM ME THUA, ME HODHE HYNERET E TUA. MONA! TE JAP NJE KESHILLE. SHKO PARA PASQYRES DHE FOL ASHTU SI FLET PARA FANSAVE QE TE NDJEKIN DHE SHIKO SA E SHEMTUAR DUKESH. PO ASHTU PARA PASQYRES THUAJ FJAL ME VEND PER EDIN DHE DO HABITESH SA SIMPATIKE DO DUKESH. FALLSITETI NE JET, TE SHEMTON, TE DESKRIDITON DHE TE FUNDON. SINQERITETI TE ZBUKURON, TE NDERON DHE TE LARTON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje