Analisti dhe gazetari Mustafa Nano thotë se paralajmërimi i kryeministrit Rama për grisjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, nëse PD dhe LSI nuk lënë kërcënimet e shantazhet, është në fakt shantazh që u bëhet të gjithë qytetarëve. Në studion e lajmeve në TvT, Nano tha se do të ishte e turpshme nëse gjithçka kthehet në pikën zero pas arritjes së dakordësisë mes palëve.
“Besoj që është fjala për shantazh politik. Me këtë kuptoj shantazhin e tipit që ‘mos na bëni të kthejmë mendje dhe t’u rikthehemi negociatave në praninë e të huajve’. Ky do të ishtë një shantazh i bërë ndaj të gjithë neve. Ne celebruam me të madhe marrëveshjen që u arrit dhe tani të kthemi në pikën zero do të bëheshim gazi i botës”, tha ai.
Kryeministri Rama deklaroi sot në Kuvend se PS nuk është fondacioni “Populli”, por një forcë politike që ka interesat e veta në përputhje me interesat kombëtare sepse dhe përgjegjësinë e ka më të madhe si forcë politike. Këtë deklaratë, Nano e komentoi si spekulim, pasi sipas tij, në Shqipëri nuk ka parti që vënë para interesit të tyre interesin kombëtar.
“Përgjithësisht nuk është e lehtë të puqësh interesin e partive me interesin kombëtar. Në Shqipëri është 100% spekulim sepse nuk kam parë parti të rëndësishme që të kenë si busull interesin nacional dhe ta vënë atë përpara interesit partiak. Këto dy kriza na bënë të kuptojmë se jemi vend më i varfër sesa mendojmë. Politikanë që për 20-30 vjet kanë parë interesin e tyre dhe të partive të tyre, nuk mjafton një tërmet apo Covid”, tha ai.
Sa i takon vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Fatmira Hajdari dhe ndikimit që mund të ketë kjo në karrierën politike të së bijës, Rudina Hajdari, Nano tha se në këtë rast kemi një distancim brenda familjes që del jashtë asaj që ndodh rëndom në Shqipëri.
“Rudina Hajdari është personazh i çuditshëm. Është një përpjekje jo shqiptare distancimi i saj nga familja. Vetëm në Britani ndodh kjo. Në Shqipëri është një nga rastet e rralla. Në këtë kuptim i heq kapelen. Aveniri i saj varet nga marrëdhënia që ka me PD dhe jo nga fati i nënës së saj, prej të cilës është distancuar prej kohësh”, tha ai.
Nuk e kuptoj cudine e shprehur ne paragrafin e fundit.Z. Mustafa je njeri i lexuar por edhe nje konglomerat idesh provokimesh e mendimesh qe te bajne interesant dhe jo bajat.Per sa i perket personit ne fjale Ajo ishte loja ,pra eshte nje aktrim i keq e jo distancim.Drgjoji me vemndje seancat parlamentare,ku edhe pse me nje sintakse te thyerajo nuk eshte distancuar nga familja por ne 10 fjale 11 i ka una jam RudinaAzem hajdare e do bahet si ka thane Azemi…Me i ra hasha familjes nuk asht merite perkundrazi….. Por ka edhe Krijesa qe e perkrahin dhe dihet se kush dhe dihet se cfare pritet prej ktij soji….