Nga Ylli Pata
Qëndrimi i zëdhënësit kryesor të Josep Borrel-it, shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian në mbrojtje të ambasadorit të tij në Tiranë, Luigi Soreca, ka qenë një sinjal i fortë, por edhe një kambanë alarmi për politikën shqiptare.
Peter Stano, një zyrtar i Brukselit, e zëdhënës i Komisionit Europian ka deklaruar se “Akuzat në disa media që vënë në pikëpyetje punën e delegacionit të BE-së në Shqipëri janë të pabaza. Qëndrimet e shprehura nga delegacioni i BE në Tiranë janë qëndrime të BE-së. Ne mbështesim plotësisht punën e saj të shkëlqyer duke përfshirë edhe reformën zgjedhore drejtuar nga Ambasadori Soreca dhe ekipi i tij për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian”.
Kjo vendosje e pikave mbi “i”, i ka dhënë fund një fushate që ka nisur që prej ardhjes në Tiranë të ambasadorit Soreca, por që kanë pasuar sulmet edhe më të egra ndaj pasardhëses së tij kroates Romana Vlahutin.
Soreca, në misionin e tij si kryediplomat i BE-së vijoi punën e paraardhëses në promovimin e mbështetjes së reformës në drejtësi dhe ishte një nga aktorët kyҫ në arritjen e paktit të reformës zgjedhore, që futi edhe një herë në sistem opozitën e Lulzim Bashës.
Por gjatë gjithë kohës, Soreca, i cili ka qenë një nga prokurorët e zyrës Antimafia në Palermo, koleg me Giovani Falconen e Paolo Borselinon, nuk është lënë rehat nga qarqe politike pranë LSI-së kryesisht, por edhe të PD-së, që i referohen ish-kryeministrit Berisha, i cili edhe personalisht e ka sulmuar me akuza nga më monstruozet.
Por kulmi arriti këto ditë, kur këto qarqe lobuan për publikimin e një shkrimi në një gazetë që botohet në Bruksel, por që është pronë e grekut Basil Coronakis, e përjavshmja “New Europe”, e cila jepet falas në zyrat e BE-së dhe në hotelet e Brukselit.
New Europe, është një media lobuese që financohet nga kompani dhe qarqe të ndryshme për të bërë prezent në sallonet e Brukselit qëndrime apo zhvillime që mund të ndikojnë në vendimmarrjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit. Ajo funksionon kryesisht prej marketingut.
Shkrimi ndaj Soreca-s, që u përkthye edhe në mediat shqiptare, akuzonte ambasadorin se po mbështet Edi Ramën, duke keqinformuar Komisionin Europian.
Artikulli mbron qëndrimet e Presidentit Meta për reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese, ҫka duket qartë se nga kush është porositur ky shkrim.
New Europe, shpesh në qëndrimet e saja ka qenë edhe zëdhënëse qëndrimeve të Greqisë në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri dhe presionet që Athina ka bërë duke kërcënuar për veton e saj për hapjen e negociatave.
Por ҫështja është e qartë, ngaqë ambasadori Soreca, sado që të jetë i fuqishëm ai nuk do të mund të japë një agjendë personale, pasi përfaqëson një kancelari shumë të rëndësishme si BE që nuk lejon gjëra të tilla.
Sulmet ndaj Soreca-s, përfaqësojnë një logjikë të pastër shantazhi, në mënyrë që ai të ndikohet nga këto sulme për të ulur ritmin e misionit të tij këtu.
Dhe që është i përqendruar kryesisht në reformën në drejtësi, pasi siҫ dihet, BE drejton edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, që është edhe zemra e reformës në drejtësi, i cili ka nxjerrë nga sistemi gjyqtarët e prokurorët e dyshuar për korrupsion.
Edhe Neritan Ceka, një nga arkeologët më të rëndësishëm në vend, akuzoi ambasadori Soreca se ka abuzuar me fondet e dhëna për Bylisin pasi u është dhënë tenderi disa të huajve.
Bashkimi Europian funksionon me rregulla strikte të prokurimit dhe ka filtra pa fund, por mënyra e sulmit të zotit Ceka, i cili ka qenë edhe ambasador është së paku jo etike.
Profesor Ceka ishte mërzitur pasi kërkonte që punimet t’i drejtonte ai, ngaqë është dhe një nga zbuluesit kryesor të Bylisit. Frustrimi i intelektualit të njohur, mund të jetë i bazuar, por jo sa të ҫojë në devijim moral sa të sulmojë poshtë brezit një diplomat. Gjithmonë ka rrugë për të kontestuar ndaj pakënaqësive pa zbritur në mënyra fundore.
Megjithatë, duket se e gjitha është një lojë e pastër politike, për të krijuar një “mur propagandistik” ndaj misionit të BE-së në Tiranë për ҫështjen e shtyrjes para të reformës në drejtësi. Kaq e thjeshtë është. Por qëndrimi i zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i ka vërë vulën ҫdo vijimi të tyre. Ata thjesht do të quhen të “pabaza e të papranueshme”.
Keta sjane ambasadore por perfitues.
Hahahaha….ku eshte….poshtersia…pabesia…manipulimi…jane gjithmon te pranishem xaxet e Athines….cmenduri
OPOZITA E DEGJENERUAR ME NE KRYE SALI KRIMINELIN DHE ILIR FLORIRI JANE DIRIGJENTE PER SULME SI NDAJ AMBASADORIT TE BE ASHTU DHE ATYRE TE SHBAve. Sa per ushtartn qorr Ceka dihet dhe njihet se cfar fytyre hajduti ka.
Kush e sulmon??????E thjesht fare…Mbetjet Ushqimore Trupore(dmth bythqirat e politikës)…që vetem dijnë të vjedhin….durimi i shqiptareve po soset…të shohim….
PD +LSI jane dy banda hajdutesh ,vrasesish dhe mashtrues ordinere
Eshte akoma saliu dhe likja! Neritani brodhi te gjithe Shqiperine ,kur e rrahu Saliu,duke thene se edhe me djallin do te bashkepunoj per rrezuar saline! Te gjithe e dime cfare ndodhi! Jemi shqiptare lepime ate qe kemi peshtyre! Objektivi eshte Rama qe te shpetojne te dy emrat me lart! Njerez pa turp,pa dinjitet te shitur flasin e cfare nuk thone! Por dua te them qe nuk eshte Ceka! Shumica nga ne jemi njelloj! Pavaresisht se kemi mbaruar shkollen e larte nuk dime te shkruajme shqip! Pa folur per gjuhen e huaj qe kemi bere neper shkolla dhe jemi “dipllomuar” me parate e prinderve! Pra fjala eshte per Edi Ramen qe ka vizionin e nje europiani dhe nuk flasim per Saliun qe ka vizionin e nje Vicidolsi spiun serb! Kane mentalitet fshatari shumica e shqiptareve dhe do te vdesin te tille!
Z.Pata!
Z.Pata Llogjika e zhvillimit te shkrimit eshte e kethjellet dhe e sakte.
Persa i perket z.Ceka mbase do te te duhet nje shkrim i veçante dhe me i gjate.
Intelektualet e mirefillte dhe te plote duhet te jene objektive
dhe te ndergjegjshem, te dallojne qarte ku fillojne dhe mbarojne interesat kombetare dhe ku ato personale.
Intelektuali patriot sakeifikon interesin personal per hir te interesit kombetar.
Kerko zoteri te te tregoje Neritan Ceka si i ka transportuar plackat nga Italia ne Shqiperi, pra kush e ka paguar faturen e transportit dhe translokun?
Me urdher te Ministrit te Jashtem te kohes eshte urdheruar qe Neritan Cekes nga buxheti i shtetit ti paguheshin keto fatura, megjithse kishte dal ne pension.
Turp per Neritanin qe kerkoj ti vinin pa paguar plackat si dhe per ate qe urdheroj qe faturat tja mbulonte shteti.
Une sot jam shtetase kanadeze por nuk e harroj kete fakt, gjera qe nuk ndodhin ketu.
Me Soreca’n,ju ka ngecur “sharra ne gozhde”. Eshte nga Prokuroret me te mire qe ka Italia !! Komen te te tjera nuk ja vlen.Qytetari
I pret palla fshatarit tē çepanit pse mos i presē ! Njē artikull nē gazetat e botēs e ble me një cop guri nga guroret e mermerit nē dēvri e tomorr ! Mirë na e bēnē qē na e bën nē kokē e na thotē kokpalarē përderisa rinia jonē ose merret me “turin” ose kēnaqet me “hurin”!
Ne cfare bote virtuale,jeton autori, qe na e citon ceken si nje intelektual te njohur,kur nje shqiptar i thjeshte dhe ndjekes i zakonshem i medias ne vite,e njeh ceken si nje interesaxhi me personalitet te deformuar,qe nuk ka lene parti pa nderruar dhe servilosur per te perlare ate llokem per te cilen i rridhnin jarget nga goja,per vete dhe per familjen e tij.
Vite me pare, kolege te cekes,shkruanin per te ne media si nje trafikant i pasurive te Apollonise dhe ikonave te kultit kristian.
Vec kesaj ´´profesori´´ i arkeologjise,ka bere spektatorin dhe ne raste te tjere dhe bashkepuntorin,ne lenien ne meshire te fatit apo pervetesim te pasurive tona kulturore historike.
Dhe ´´intelektualin´´ceka,e kemi pare shpesh,si nje plake inatcore te verber dhe llafazane te terbuar,qe shpif dhe mallkon,ata ,qe ja kane hequr mundesine e marrjes se privilegjeve te pa merituara atij dhe familjes se tij,sic i kishte me pare.
Dhe e kuptoj mire,terbimin e afendikoit tone ´´sojli´´pasi ka mbi pese shekuj,qe eshte mesuar me ato lloj perfitimesh.
Sulmi i turpshem ndaj Ambasadorit te BE sigurishte eshte i dirigjuar nga dy hienat e Politikes Shqipetare : S.Berisha dhe I.Meta. Presidenti thashethemexhi duke futur sejmenet e Presidences dhe banditet e LSI -se shkoi dhe me tej. Do nxirte vidjon kompromentuese per Ambasadorin. E gjitha nji sajese dhe shantazh prej ordineri. Sa turp ! Ilir Meta eshte kethyer ne nji President qesharak dhe i ambandonuar nga faktori nderkombetare. Kurse per plakun e Pd -se si gjithmone te gjithe jane armiqe. Per kete specie te vecante te gjithe Ambasadoret e SHBA (pervec Rajersonin) jane te keqije dhe kundershtare te PD -se. Sa kohe qe PD do te bp me Moniken do ta kete veshtire ne zgjedhjet e ardheshme per te ardhur ne pushtet . Perplasja elektorale po afron ,ajo do jete nji beteje e ashper . Le te kryhet rrotacioni,eshte normal, por kurre me banden e hajduteve te LSI -se .
Z.Luigj per mue ka qene korrekt.Gjithmone ka veprue me rekomandimet eBE dhe OSBE ODIHR.I pelqen pak me ngjye bishtagypin,po me thuj kujt si pelqen me ngjye pak…