Kryeministri Edi Rama njofton përmes Twitter se qeveria e vlerëson opinionin e Komisionit të Venecias sa i përket projektligjit “Anitshpifje” dhe sugjerimet do t’i përcillen Kuvendit.
“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit” – shkruan Edi Rama.
Në seancën e fundit parlamentare për vitin 2019, mazhoranca miratoi dy projektligje si pjesë e të ashtuquajturës paketa ‘anti-shpifje’, e cila vendos zgjeron kontrollin e AMA-s edhe në fushën e mediave online.
Projektligjet u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca e përmbysi veton e presidentit për ligjin “Për komunikimet elektronike’, ndërkohë që nuk e votoi ligjin “Për media audiovizive”, duke u shprehur se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias.
Ndërkohë, opinioni përfundimtar i Venecias nuk e ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri.
Midis përfundimeve kyçe, Venecia vlerëson se ligji është konsultuar gjerësisht me publikun, subjektet e interesuara dhe partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.
Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita.
Midis përmirësimeve të sugjeruara është ai i përcaktimit më të saktë të fushës së zbatimit, duke përjashtuar blogjet online, rritjen e garancive për ruajtjen e anonimatit në internet, pavarësinë politike të AMA-s, si dhe mundësinë për të ngritur një procedurë më efikase dhe më të shpejtë të trajtimit të ankesave.
Shpifja = Edvin D’Rama.
Mashtrimi = Edvin D’Rama.
Genjeshtra = Edvin D’Rama.
Kunder kujt do te mbrohemi ne?!