Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mendon se Shqipëria është një vend i veçantë sa i takon marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
“Puna është më e lehtë në kuptimin që pika e nisjes është shumë në avantazhin tonë. Jam e nderuar të jem në Shqipëri, ku njerëzit vërtet besojnë tek marrëdhënia dhe vërtet besojnë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj nuk mund të kërkoja më shumë.
Por, siç thoni ju, do të thotë edhe që pritshmëritë janë të larta kështu kostoja do të ishte e madhe nëse nuk i përmbushim ato pritshmëri”, tha ajo në një intervistë ekskluzive për A2.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me politikanët apo personat e tjerë publikë me të cilët duhet punojë në vendin tonë, Kim thotë se detyra e saj është e qartë.
“Si diplomatë, ne merremi me një gamë të gjerë njerëzish dhe dua të theksoj përsëri që jam diplomate. Nuk jam prift. Nuk jam polic.
Jam vetëm një diplomate dhe detyra ime këtu është të forcoj marrëdhënien midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan, pavarësisht se kush është në pozita pushteti në Uashington apo në Tiranë.
Detyra ime është të ndërtoj marrëdhënie midis dy vendeve dhe është kënaqësi e madhe që jam në gjendje ta bëj këtë”, u shpreh ajo.
SHBA TE QOFSHIM FALE !
– Ng Alban Dega, Nju Jork
Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe.
Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
“ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
Kryeministri i Britanisë, George Lloyd:
-Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
– Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :
SHBA TE QOFSHIM FALE !
Te kemi Nene
e na ke djale
Ke shume vepra
e pak fjale!
Ca te degjuar
ca bukeshkale
Ca skiftere
Ca si Like
e ca si Sale
Nga fiqiri
krejt kane dale!
Nga SPAK BKH
e Vetingu
Si qene lehin
nga veringu
Si Gebelsi
si Geringu !
Cjerrur zeri
care laringu!
Molotove e
bomba tymi
Me Fake news
Nga Djall Putini !
Se vetingu me
drejtesine
U kane kallur l
lemerine!
Tym e flake
duan Shqiperine!
Si Likja me Saline
Posi Rambo
me lukunine
Te shpetojne
SaLikekracine!
Serial vrasjet
kusarine
Krime Hage
mbajne mbi shpine!
Mina tritol
nen lirine
E rrenuan
demokracine!
Mbi 15 here
e zhbene Shqiperine!
Nene e babe
e kane Rusine!
Amerike o nenemadhe
Fjala jote peshe sa male!
Veprat tua monumentale!
E duam Shqiperine si
Amerika Demokratike !
Se eshte
Ora jone mitike !
Eshte nena e lirise
Eshte Shpetimi
I Kosove-
Shqiperise
Fatbardhesia
e Shqiptarise !
Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
te Amerikes dhe Shqiperine !
God bless USALB ose ALBUSA!
From: Alban Dega
Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT
Zonja Kim është një përfaqësuese e shkëlqyer e Departamentit të Shtetit Amerikan e cila njeh thellë
historinë shekullire mes dy vendeve dhe situatën e lëvizjeve politike në Shqipëri!
Është fat për popullin Shqiptar që një eksperte e tillë e fushës së mardhënieve diplomatike të jetë mes nesh!?????