Mesia i Amerikës

19 Qershor 2020, 17:24Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara ishin një uror racizmi, pabarazie dhe politikash të prishura që para se Donal Trump të hynte në Shtëpinë e Bardhë, por ishte ai që i vuri flakën dhe i hodhi akoma më shumë benzinë zjarrit. Nëse amerikanët nuk e dënojnë atë duke mos i dhënë votën në nëntor, shuarja e këtyre zjarreve dhe riparimi i dëmit që ai ka shkaktuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, mund të të jetë e pamundur.

Nga Shlomo Ben-Ami

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai është “i zgjedhuri” dhe shumë prej mbështetësve të tij pajtohen me këtë. Por duke qëndruar me Biblën në dorë, para Kishës historike episkopale të Shën Gjonit në Uashington,  pasi policia përdori mburoja dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit paqësorë në zonë, Trump kishte më shumë të përbashkëta me gomarin sesa me Jezu Krishtin. Trump po e shtyn civilizimin e rënë në një pikë kulminante, duke krijuar pikërisht atë lloj kaosi që shumë prej përkrahësve të tij ungjillorë besojnë se do t’i paraprijë – dhe duhet të ndodhë – ardhjes së Mesias.

Trump kandidoi për president në vitin 2016 me premtimin “Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”. Fushata e tij për zgjedhjet e nëntorit, ku ai pretendon të rizgjidhet si president, premton, me gjithë arrogancën e pavërtetë që e prisnim, ta “Mbajë Amerikën përsëri të madhe”.

A është kjo e njëjta Amerikë që po përballet me protesta të gjera për shkak të racizmit sistematik dhe brutalitetit të policisë, dhe në të cilën oficerët e zbatimit të ligjit, të cilët supozohet të ruajnë paqen, po shkaktojnë rregullisht dhunë? Amerika ku policia vret burrat me ngjyrë me 2.5 herë më shumë se sa është norma e vrasjeve të burrave të bardhë?

A po i referohet Trump Amerikës që është vendi më i prekur në botë nga COVID-19, në të cilin njerëzit me ngjyrë po vdesin me ritme shumë më të larta se homologët e tyre të bardhë? Amerika ku rreth 44 milionë njerëz nuk kanë sigurim shëndetësor dhe 38 milionë të tjerë kanë mbulim jo adekuat? Ajo Amerikë që nën udhëheqjen e Trump ka humbur respektin e miqve, aleatëve dhe partnerëve të saj dhe është bërë një lolo në nivel ndërkombëtar?

Për të qenë të sigurt, problemet e Amerikës nuk filluan me Trumpin. Sistemi i kujdesit shëndetësor në SHBA ka kohë që është thyer, pabarazia është rritur për dekada, brutaliteti i policisë ka qenë gjithmonë pjesë e jetës amerikane dhe racizmi sistematik është ndërtuar që në themelet e vendit. Pretendimet e SHBA-së për lidership moral janë vënë në dyshim që para se Trump të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Por nëse Shtetet e Bashkuara ishin një uror racizmi, pabarazie dhe politikash të prishura, atëherë Trump i vuri shkrepëse dhe pastaj pretendoi pafajësi për zjarret që erdhën si rezultat i kësaj. “Nuk marr përsipër asnjë lloj përgjegjësie”, deklaroi ai, kur u pyet për përgjigjen e ngadaltë të qeverisë ndaj krizës së COVID-19.

Më keq akoma, Trump vazhdoi t’i hidhte benzinë zjarrit. Ai nuk i dha rëndësi ashpërsisë së pandemisë, nxiti protestuesit kundër izolimit (kryesisht të bardhë, republikanë) dhe u përpoq të pretendonte trajtime të paprovuar dhe ndoshta edhe të rrezikshme.

Kur shpërthyen protesta mbarëkombëtare pas vrasjes së George Floyd nga policia në Mineapolis, ai kërcënoi se do të nxirrte ushtrinë kundër amerikanëve, duke bërë që gjenerali me katër yje John Allen të paralajmëronte se një veprim i tillë mund të sinjalizonte “fillimin e fundit të eksperimentit amerikan”. Dhe me një gjuhë paralajmëruese, ai përsëriti një fjali të atribuar ndaj Walter Headley, shefit të policisë së Majamit gjatë trazirave civile atje në vitin 1967 i cili tha: “kur fillon plaçkitja, fillojnë edhe të shtënat me armë”.

Sjellja e Trump ka qenë shokuese, por aspak e habitshme. Ai ka shfrytëzuar të metat më të thella të Amerikës që kur erdhi në skenën politike, duke shkaktuar polarizimin politik dhe kulturor për të qetësuar bazën e tij. Ndërkohë, ai e ka mbajtur kontrollin e tij ndaj Partisë Republikane me një kombinim konvencional të uljes së taksave dhe çrregullimeve nga të cilat përfitojnë më shumë amerikanët e pasur dhe korporatat e mëdha. Dhe, për katër vjet me radhë, administrata e tij ka zhvendosur paratë publike nga rrjeti i sigurimeve shoqërore dhe arsimi dhe i ka vënë në përdorim në ushtri. Buxheti i mbrojtjes i SHBA-së është tani më i madhi që vendi ka pasur ndonjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një njeri i arsyeshëm mund të pyesë se përse Trump po e armatos Amerikën deri në dhëmbë? Mbi të gjitha, ai ka hequr dorë nga lidershipi global i SHBA-së duke i hapur rrigë Kinës që të mbushë vakumin pa u munduar fare. Ai jo vetëm që ka braktisur normat diplomatike, ka larguar dhe tradhtuar aleatët dhe ka kanosur vendet me sanksione dhe kërcënime, por është tërhequr gjithashtu nga marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen bërthamore me Iranin (zyrtarisht, Plani i Përbashkët i Veprimit) si edhe nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Për europianët – të cilët nuk janë dakord me Trumpin për shumicën e këtyre vendimeve – SHBA-ja nuk është më një burim i lidershipi strategjik ose moral. Ajo mund të mos jetë më edhe anëtare e komunitetit transatlantik. Refuzimi i fundit i kancelares së Gjermanisë Angela Merkel ndaj ftesës së Trump për të marrë pjesë në një samit të G7 tregon se sa larg kanë shkuar marrëdhëniet. Vetëm cinikë të dëshpëruar si Binyamin Netanyahu i Izraelit, gënjeshtarë si Jair Bolsonaro i Brazilit, mendjemëdhenj si Boris Johnson i Britanisë dhe shtypës si Rodrigo Duterte i Filipineve e pëlqejnë ende miqësinë e Trump.

Ka vetëm një mënyrë për të ndrequr reputacionin e Amerikës, për të rifituar besimin e aleatëve dhe për të garantuar që SHBA-ja mund të veprojë ende si një kundërpeshë efektive ndaj Kinës. Kjo mënyrë është duke adresuar shkaqet thelbësore të çarjeve që ka shkaktuar dhe zgjeruar presidenca katastrofike e Trump. Kjo është në përputhje me vizionin e përkrahur në vitin 2011 nga dy strategë ushtarakë, Kapiteni Wayne Porter dhe koloneli Mark Mykleby, duke përdorur pseudonimin “Zoti Y”.

Porter dhe Mykleby argumentuan se siguria kombëtare varet jo vetëm nga aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga fuqitë e huaja, por gjithashtu – dhe ndoshta më e rëndësishme – nga “zbatimi i ndikimit dhe forcës së besueshme”. Ky ndikim, nga ana tjetër, varet nga suksesi i Amerikës në sigurimin e një “shtegu të premtimit” për qytetarët amerikanë – dhe një modeli për botën.

Një fuqi e tillë e butë kërkon që qeveria amerikane të promovojë vlera civile, të nxisë konkurrencën dhe inovacionin, të mbrojë mjedisin, të investojë në shërbime sociale, kujdesin shëndetësor, kulturë dhe arsim dhe të ofrojë mundësi për brezat të rinj. Me fjalë të tjera, kjo është krejtësisht e kundërta e axhendës së Trump tani.

Trump është antiteza e llojit të liderit që Max Weber besonte se “duhej të lejohej të vinte dorë në rrotën e historisë”. Shumë amerikanë duket se po e pranojnë këtë. Vlerësimi për të ka javë që po bie. Por një fitore e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit mbetet një mundësi e vërtetë.

Askush nuk duhet të ketë iluzione për rreziqet që paraqet një skenar i tillë. Një tjetër mandat katër vjeçar mund ta nxisë Trumpin të veprojë në mënyrë akoma më të papërgjegjshme, madje edhe kriminale, dhe ta bëjë trashëgiminë re tij toksike të pakthyeshme.

Project Syndicate

25 komente në “Mesia i Amerikës”

  1. Zoti Y says:

    Nje shkrim i bere nga analistet e llumit te CNN. Rizgjedhja e Trampit ne Nentor nuk eshte nje mundesi e vertete,por nje mundesi e sigurt. Kjo behet e mundur nga vete politika e qelbur qe bejne demokratet ne kongres dhe me gjere per gjithe ceshtjet me rendesi theme lore per jeten e Amerikaneve te thjeshte e puntetor qe duan shtet dhe ligje.Ju te gazetes Tema na jepni edhe ndonje koment nga gazetaret e FOX NEWS qe jane shume here me te ballancuar dhe realist,se sa keto te llumit te CNN.

    1. Albana says:

      Shume e vertete. Si duket shtypit shqiptar I pershtatet fake news.

    2. Usa says:

      Zoti Y, rri drejt se po ma thy. ?

  2. Marco says:

    Thanks (((Shlomo)))

  3. Luli says:

    “Shtetet e Bashkuara ishin një uror racizmi, pabarazie dhe politikash të prishura që para se Donal Trump të hynte në Shtëpinë e Bardhë” – shkruan Shlomo.
    Kaq mjafton per t’ju pergjigjur me fjalet e veta shkrimit nga nje mendje gomari si ajo e Shlomos. Ishte pikerisht kjo qe po ndodhte me Ameriken mbas tete vitesh qeverisje nga demokratet e Obama- Biden shkaku i fitores se presidentit Trump nje njeri jashte politikes.
    Germo Shlomo germo se keshtu ndihmon te zgjidhet Biden nje plak i rrjedhur qe nuk i mjaftuan 40 vjet ne politike per te dhene dicka te mire per Ameriken. A nuk ishte Biden zv/president i Obames? Populli amerikan e di vete ke zgjedh dhe nuk pret nga Shlomo ta mesoje se kush eshte presidenti i zgjedhur i Amerikes.

    1. Usa says:

      Luli kush ta nguli? Pse jeni kaq rrypa ju trapistat?

  4. Qytetar says:

    Zgjedhja e Trumpit nuk ishte rastesi. Cdo popull ka qeverine qe meriton. Amerika eshte vend ne trajektore renese qe nga fillimi i viteve 2000. Me keq do behen…

    1. Albana says:

      Qytetar shpresoj qe Amerkanet mos te pesojne renje megjithe ndryshimet demografike qe kane ndodhur. Shpirti Amerkan eshte I forte. Eshte ky shpirt qe e ka bere Ameriken dhe jo I atyre qe duan te sjellin ne kete vend te bekuar gjithe pisllukun e vendeve te tyre te deshtuara. Zoti e bekofte Ameriken! Zoti bekofte gjithe ato vende qe kerkojne te ardhme me pune dhe jo me dembele te korruptuar!

  5. ⚙️Ingranazhi says:

    “ Vlerësimi për të (Tramp)ka javë që po bie. Por një fitore e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit mbetet një mundësi e vërtetë”
    Vetem kete fjali te lexosh,dhe kupton qe anal-iza dhe anal-isti jane ne perpjestim te zhdrejt me realitetin. Dhe vazhdon anal-isti qe “Amerika ku policia vret burrat me ngjyrë me 2.5 herë më shumë se sa është norma e vrasjeve të burrave të bardhë”
    Sepse burrat me ngjyre bejne me shume ne % shkelje te ligjit.
    Te zinjte ne usa jane 13% e popullsis dhe bejne 70 % te krimeve !!!
    Po ti heqesh kesaj katigorie , pra 13% , grat, femijet, dhe pleqt , me arithmetik te thjesht mbeten 3-4%, dmth qe kjo 3-4% eshte pergjegjese per 70% te krimeve.
    Shifra te çmendura , po asnje s’ka kurojon te vendos piken mbi i
    Keto jane statistika te publikuara nga organet ligjore, dhe ka akses ç’do njeri dhe gazetar qe do te thote te verteten, te tjerat qe shkruhen me larte jane pralla te anal-istit.
    7000 zezak u vrane vjet ne gjithe ameriken , 80% mes njeri tjetrit , flet njeri per ta !!?? jo se nuk ka vlere jeta e tyre per propaganden demokrate , vetem kur vriten nga policet,papritur jeta e tyre mere vlere, dhe sidomos tani qe mendojne te demtojne Tramp !!!

    1. Usa says:

      Ingranazh a ke bo ndonjecike plazh? Lere politiken se nuk jane pjatalarsit pa letra si ty per ate pune.

      1. Toni Michigan says:

        Po ti mor hajvan,ke bere ‘ndonjecike” plazh? Lere politiken se k>>rvat e gabeleve si puna jote,bejne pune vetem per k… jevgu,asgje tjeter.

        1. Usa says:

          Nje idiot emigrant me lloto tifoz i Trapit. Ti do jesh pe Korce o Tonke, Qe ma ke sumken si konke. Ik lipsu, spurdhjak.

  6. Na mbyten idiotet says:

    O ti Shlomo prej Arabistani.
    Kur ishte Obama yt i dashur me presidence, sa zezake te pafajshem u vrane nga policia, dhe sa u denuan per keto vrasje? U vrane plot dhe nuk u denua asnje. Pse nuk e ngrite zerin atehere per padrejtesi kur te gjithe te bardhet qe vrane zezake ne kohën e Obamës, dolën te pafajshëm?
    Pse e bastardon diskutimin duke e kthyer ne lufte personale kunder Trumpit, kur ai nuk eshte as gjykatës, dhe as prokuror.
    Shtetet e SHBA jkane shume pavaresi, dhe Guvernatori yt ka me shume pushtet per keto çeshtje.
    Pse nuk e vlereson qe eshte pikërisht nen presidencën e Trumpit qe racizmi po merr goditjen me te madhe, dhe Obama nuk bëri asgje perveç fjaleve te bukura.
    Trumpi eshte nje president qe flet si idiot, por ben gjene e duhur. Ndersa Obama fliste shume bukur, thoshte gjene e duhur, por ne fakt nuk bente asgje.
    Une nuk do votoja kurre per Trumpin, por une jam shqipetar, dhe e mas ndryshe, po te Isha amerikan ndoshta

    1. Usa says:

      Ti je numuri 1 i idioteve.

      1. Albana says:

        usa shpresoj qe nuk je ne Amerike sepse idiote si ty po e turbullojne Ameriken. Mos u je bashkuar atyre qe vidhnin dhe shkaterronin bisneset apo je nga ato parazitet ne Shqiperi qe e sajoni jetesen vetem me korrupsion. Kategoria jote ka te njejten fytyre kudo.

      2. Na mbyten idiotet says:

        Pse ke vene emrin USA, ti nuk je amerikan. Degjo ketu ti qe me quan mua idiot, kur nuk.me njeh, nuk te njoh, dhe nuk kam asgje personale me ty. Se kush eshte idioti ketu, nuk e percakton ti, por komentuesit e shumte.
        Kur fiton nje president, nuk eshte rastësi. Jane shumë forca madhore we percaktojne fitoren e nje kandidati per president.
        Kur fitoi Trump, une u skandalizova, sepse me dukej sikur fitoi idiotesia mbi inteligjencë e Hilary Clinton.
        Por koha tregoi tjeter gje. Trump nuk ka te foluren e lustruar te nje Presidenti. Flet si njeri rrugesh.
        Por ketu nuk ka rendesi kush eshte Trump. Ketu flitet per nje polic ne Minnesota qe ishte idiot edhe para se te vinte Trump ne presidence.
        Eshte njesoj sikur te fajesosh Ikur Metën, se dikush ne Sarande vrau gruan per xhelizi. Tani, Meta eshte kryemaskara, por ta fajesosh per kete, eshte ta banalizosh situaten, sepse nuk ka lidhje fare.
        Prandaj artikullshkryesi eshte nje kokerr idioti, si ata qe shajne Ramën per Teatrin, kur Rama vetem.per Teatrin nuk mund te shahet, dhe ka 100 gjera te tjera per t’u share.
        Por ti zgjodhe te me shash mua idiot, pa me njohur, pa e ditur se ku dua te dal, dhe ndoshta pa e lexuar komentin tim. Une nuk ofendohem nga nje njeri anonim we nuk e njoh e njoh fare. Sepse Ty te mungon elementarja – respekti per tjetrin, pavarësisht nëse e njeh apo Jo. Our ky nuk eshte faji yt. Fajin e kane ata qe nuk ta mesuan kur ishe i vogël. Tani eshte vonë.

  7. Nexus says:

    Jo cdo psikopat me emer te huaj mund te botohet o Gazeta Tema. Jo vetem qe nuk ka asgje te vertete po eshte thjesht URREJTJE dhe FALSIFIKIM i te dhenave. Apo urrejtja e te majteve lejohet ?

    1-G te MAGA dmth Great jo te madhe.
    2-Te zinjte 18 – 34 vjec dmth 3 % e popullsise se Amerikes bejne rreth 55 – 60 % te krimeve dhe vrasjeve. Te zinjte vrasin 5 here me shume te bardhe jo e anasjellta.
    3- Nuk do te nxirrte ushtrine kunder protestuesve, po kunder hajduteve kryesisht te zinj qe vidhnin dhe digjnin dyqane dhe prona.
    4- Ata qe ti thua qe i nxiti Trumpi ishin njerez qe donin te shkonin ne pune te kujeseshin per bisneset e tyre. Ata qe ti quan protestues vidhnin dhe digjnin.
    5 – Gjermania tani eshte fuqia kryesore ne Evrope nuk eshte me ajo e pasluftes – kur do te filloje te paguje detyrimet pervec ndihave dhe kredive nga Amerika – o gjysmak.

    Eshte krejt e kote te vazhdoj artikulli dhe artikullshkrues jane tipike te te majteve e sotshem – komplet plehra dhe shume te rrezikshem.

    1. Geri NYC says:

      Harrove te shotsh qe 30% e burrave afrikane jane te proceduar per krime! Ndersa ne vitet 80 kjo shifer ishte vetem 13 %! Cfare ka ndodhur eshte bere Amerika me rraciste keto 40 vjet? JO, numri i afrikaneve qe rriten vetem nga nena pa babain,ka shkuar ne 74%! Pra 74% e afrikaneve rriten pa patur figuren aterore!

      Demokratet i duan afrikanet vetem per vota,pasi ata perbejne nje pjese te forte te elektoratit te tyre,88% e afrikaneve votojne demokratet. Prandaj keta te fundit i mbajne vazhdimisht te karikuar gati te votojne per ta,perballe gogolit republikan.

      Shumica e heshtur,apo “The silent majority” sic i thone ne SHBA,vazhdon jeten normale,pavarsisht zhurmes qe behet nga media apo rrjetet sociale.

    2. Usa says:

      Nexus je komplet lapsus. Do qani ne Nentor. Do ju beje Biden shureen ne koke.

  8. rexha 10 says:

    EDHE KURE ISHTE OBAMA PRESIDENTE NE AMERIKE ,EKZISTONTE RACIZMI.C’FARE BERI ABAMA KUNDER RACIZMIT.? BLEU NJA 2 QENTE TE ZI DHE ASGJE ME SHUME.AMERIKA GJITHMONE KA SHFRYTEZUAR PASURITE E VENDEVE TJERA .KURE VENDET E TJERA KANE SHTERUAR ,AMERIKA I KA VENE KUFIRIN TEKE DERA.RASTI ME I FRESKET ESHTE TRAMPE ME VENDOSJEN E MURIT ME MEKSIKEN,APO AMERIKE LATINE.PARA 21 VJETEVE U BASHKUAN DY GJERMANITEDUKE SHKATRRUAR MURINQE NDANTE PERENDIMINME GJERMANINE LINDORE.NJE SHKRIMTARE THOTE :SE KUDO KU KA VENDOSUR DOREN AMERIKA , KA LENE GJITHMONE NJE GROPE TE HAPUR. FAKTIKISHTE PO TI REFEROHEMI NGJARJEVE TE FUNDIT MBASE RENIES SE TORREVE XHEMELE ,NE VENDET LINDORE ME PRETEKSTIN PER TE SJELLE DEMOKRACINE ,APO LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT JANE SHKATRRUAR NGA BOMBARDIMET ME TEPER SE GJYSMA E VENDEVE ARABE.

    1. Hasoni says:

      O Rexha – nga ai merr keto te dhena o xhan.

      Kush i ndertoi Japonine, Gjermanine, Korene e Jugut dhe gjithe Evropen Perendomore pas luftes se dyte? Ka 50 vjet qe ka qene kufiri i hapur me Meksiken, ka rreth 50 milion latino me dokumenta dhe nja 20 milion pa dokumenta, te gjithe vijne se jane te varfer se nuk kane te hane jo se jane te pasur.

      Sic te thashe me siper mbas 30 vjetesh ne Japoni, Gjeramani, Evrope etj ekonomia e ketyre vendeve pati zhvillim te madh shiko se ku jane sot. Mbas 30 vjetsh ne Afganistan dhe Iran ata jane me keq se e kane mendjen te vrasin njeri tjetrin – amerika e ka fajin per kete ? Kur ka qene bota arabe myslimone ndonjehere e zhvilluar ? Kane qe nga muhameti dmth 1500 vjet qe vetem luftojne me njerin tjetrin – lufte brenda familjes….

  9. Albana says:

    Bravo Komentuesit . Vertete artikulli eshte zeri I te majtes shume te rrezikshme.

    1. Usa says:

      Po shane babi Trapin, jane majtuste ata qe shkruajne? O po ju ka futur Enveri ne gen peruljen dhe juve beheni gjalpe perpara dhespoteve. Hapni syte e shihni si po e abandonon bota Trapin tuaj o te mjere.

      1. Dyli says:

        Po ti krruhesh vete o djali. Te gjithe po flasin ti vetem shan, shiko me siper nuk ke lone njeri.

        Cfare te them une tani ty – ti je definition i asaj qe po thone te tjeret dmth si jane te majtet sot – TRAP qe nuk fomon dot asnje fjali, SEMURE se vetem shan…….. ke vjedh ndonje dyqon per proteste apo jo ?

        Une mendova se po terhiqet Amerika jo bota – po me ke flet ty te bejne syte xixa tani, merr pak fryme……

  10. Une, Paloka says:

    Qenke keq per zotin. Je shumë konfuz. E para Trump nuk eshte i yni. Mbete duke share tere komentuesit. Ti, Sali Berisha, dhe Jeremy Corbyn qenkeni kusherinj te parë. Ne fakt, si xhaxhi Enveri ta paska ngulurvty me duket. Ti sheh miq dhe armiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje