Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ka komentuar reformën zgjedhore dhe faktin që nga kjo reformë, arritja më e madhe është identifikimi biometrik i votuesve.
Rakipi tha se kjo është qesharake dhe se në asnjë mënyrë, nuk mund të garantojë që votat nuk do të vìdhen.
“Është e çuditshme dhe qesharake, të katandiset e gjithë problematika dhe nderi i kësaj reforme, tek votimi biometrik.
Kjo e tenderit të identifikimit biometrik, duhet të sqarohet nga opozita, që të shpjegojë se nuk ka lojë tenderi por bëhet fjalë për sigurinë e votave.
Duhet ta shpjegojë Lulzim Basha, Petrit Vasili, apo zonja Monika Kryemadhi, nëse nuk ka kohë Luli që del nëpër fshatra.
Une nuk e besoj edhe këtë metodën biometrike. Sepse këta njerëz që mund t’u merreshin kartat e identitetit, tani ai i sjell njerëzit këtu.
Partia e madhe, është e pasur, sjell njerëzit këtu të votojnë, bëjnë dhe një weekend në Shqipëri, me autobuzë dhe avionë…
Pra, ata vijnë, paraqiten, vendosin gishtin, i lënë dhe gishtin në mënyrë biometrike Lulit.
Kjo mënyrë nuk mund të zgjidhë në asnjë mënyrë problemi e zgjedhjeve në Shqipëri“, u shpreh Rakipi.
Keto jane skema klasike,qe ti bashke me ata laskaret e tjere,i zbatuat me se miri gjate kohes qe emruat Lulin kryetar bashkie,ku identifikuat te gjithe lidhjet e antareve dhe militanteve te p.d_se neper Europe,i pronontuat biletat me carter,vajtje~ardhje,i dhate dhe djeta,i dhate,i blete dhe 1500 vota te Hysni Milloshit dhe prap nuk ju dolen dhe i vodhet mes dites me diell,po ashtu mbi 300 karta te bllokume me emer e mbiemer,qe ju a paraqiti ne seance plenare Ruci,ju jeni te mbaru,jeni njerzit me te diskretituar ne opinion,cfare do qe te beje ky i gjati,ju jeni te pa arritshem,ne maskarralek