Një ditë përpara zgjedhjeve në Serbi, Cakaj apel shqiptarëve: Votoni listën e Luginës së Bashkuar

20 Qershor 2020, 15:01Politika TEMA

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka mbështetur edhe njëherë listën e Luginës së Bashkuar dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë në zgjedhje.

“PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!” – shprehet Cakaj në reagim.

Më tej, Cakaj thekson se lista e Luginës së Bashkuar gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, si pikëfillim i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën.

“Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!

PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!

Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën! Forca vëllezër – bashkimi bën fuqinë”- shkruan Cakaj. 

1 komente në “Një ditë përpara zgjedhjeve në Serbi, Cakaj apel shqiptarëve: Votoni listën e Luginës së Bashkuar”

  1. Ari says:

    Po, mire mo, Pse duhet ti, nje perfaqesues i nje shteti tjeter, te nderhysh ne ceshtjet e brendshme te nje shteti tjeter? Dhe, kerkon paqe pastaj. Ata te L.Presheves jane shqiptare, por shtetas serbe. Kjo duhet respektuar…Paskesaj, mos prit qe Serbia te rrije kembekryq ne raport ne serbet e Kosoves..Gjithsesi, pune ballkanikeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje