FOTOT/ Njëqind vjet më parë: Djaloshi shqiptar, veteran i dy luftërave

20 Qershor 2020, 08:48Politika TEMA
FOTOT/ Njëqind vjet më parë: Djaloshi shqiptar, veteran i dy

Në një artikull për veprimin e Kryqit të kuq amerikan në Ballkan nga viti 1915, Evropa e Lirë bën të ditur se nga viti 1919 deri më 1920 fotografi Lewis Hine ia ka dalë të udhëtojë nëpër këtë regjion me një kamerë të formatit të madh për të bërë një regjistrim për jetën në Ballkan në disa nga çastet e tij më të errëta.

“Në verën e 1920-ës këndi juglindor i Evropës ishte vend i dëshpërimit. Në konflike, duke filluar me Luftën e parë ballkanike në vitin 1912 e duke vazhduar me luftën botërore në vitin 1914-1918, janë humbur shumë jetë”, thuhet në këtë artikull.

Ndër fotografitë e shumëta nga i tërë regjioni, janë botuar edhe disa nga viset shqiptare. Ndër to edhe fotografia e një djaloshi 12-vjeçar, për të cilin në përshkrimin e fotografisë thuhet se është veteran i dy luftërave.

“Veteran lufte në moshën 12-vjeçare. Ky djalosh ka qenë 5-vjeçar kur e ka humbur dorën në Luftën ballkanike më 1912. Atë vit është paraqitur në Tiranë me dorë të drunjtë. Ai është refugjat nga vijat e luftës nga kodrat e largëta. Fshatarëve të Ballkanit e mëshiruan kur e gjetën deri sa, për shkak të një cope buke, po luftonte me qentë e rrugës. Kur kryqi i kuq rinor erdhi në Tiranë, i bëri shtëpi këtij djaloshi, i cili tash është 12 vjeç dhe veteran i dy luftërave”.

ARTIKULLI I PLOTË

 

1 komente në “FOTOT/ Njëqind vjet më parë: Djaloshi shqiptar, veteran i dy luftërave”

  1. Vrkrt says:

    Foto e fundit esht Sala kur u pranu n parti t puns.
    Kurse ai me mjekerr,Sala n burg diten e ekzekutimit si Sadam Hyseini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje