Opinionet e Venecias, Balla “thumbon” Metën: Mos të lexohen si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë

20 Qershor 2020, 12:25Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar opinionet e Komisionit të Venecias për ligjin e Antishpifjes dhe për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për median Balla tha se vendimet finale të Venecias nuk duhen lexuar “me euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë”, por sipas tij duhet që ti shërbejë zbatimit të reformave në vend sic është ajo e drejtësisë.

“Venecia ka miratuar dy opinione të kërkuara nga Shqipëria në rastin e Antishpifjes është kërkuar nga raporteret për Shqipërinë në KE.

Dua të them që dy opinionet i shërbejnë ecurisë së mëtejshme, të reformës në Drejtësi dhe si edhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend sic është ai i medias. Demonstrojnë traditën e suksesshme të bashkëpunimit me Venecian.

Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje pa euforinë si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, por që ti shërbeje zbatimit të reformave në vend sic është ajo e gjithëpranuar, ajo e drejtësië.

Nuk është detyrë e Venecias të analizojë palët, kush ka të drejtë dhe kush është gabim në raportin me zbatimin e ligjit, por e autoriteteve kompetente shqiptare, është detyra jonë që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësi.

Parlamenti ka përgjegjësi që të zbërthejë cdo rekomandim por të adresojë hapat për zbatimin e tyre. Procesi nuk mund të jetë ekzaltimi që minimizohet kush ka të drejtë dhe gabim, por publiku do i lexojë dhe gjykojë të gjithëve, kush e sheh Venecian me syrin kush fiton e kush humb nuk ka shqetësim demokracinë e kushtetutën”, tha Balla.

1 komente në “Opinionet e Venecias, Balla “thumbon” Metën: Mos të lexohen si tifozë të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë”

  1. Zigur Qarri says:

    1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
    3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun.
    8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.
    9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.
    16-Personat juridik që kan toleruar Kryeministrin e Shqipërisë,Z.Edi Rama,si person i implikuar në afera korruptive, duhet të dënohen
    bashkë me titullarin kryesorë të Qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje