Sondazhet, si këmbana që bien në vesh të shurdhët

20 Qershor 2020, 20:42Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Një sondazh on line i Top-Channel për listat e hapura nuk lë fare vend për debat. Janë mbi 90 përqind e shqiptarëve, që e duan ndryshimin e sistemit politik dhe kjo është një tendencë e qartë, edhe pse ai nuk mund të konsiderohet sondazh profesional. Por edhe të tillë janë bërë dhe në të gjitha rastet shifra ka qenë 75 përqind e lart.

Që do të thotë se ekziston tashmë një bindje e fortë kombëtare se Shqipëria mund të bëhet më e mirë, në rast se qytetarët e saj nuk do të votojnë thjesht lista të pacaktuara kryetarësh të lodhur, por atyre duhet t’u jepet mundësia t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

Ndoshta jo të gjithë mund të jenë në gjendje ta shpjegojnë arsyen e këtij ndërgjegjësimi kaq masiv dhe popullor, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Është jashtë çdo dyshimi që ndryshimi është një nevojë ulëritëse e shoqërisë dhe ajo mbërrin në mënyrë intuitive ta gjejë dhe ta kërkojë atë.

Por ky nuk është ndonjë lajm inkurajues për partizanët e ndryshimit, siç mund të kishte qenë në çdo vend tjetër në botën demokratike. Kam frikë se nga ata, që i kanë vënë drynin kapjes së shtetit ligjor në këtë vend (edhe pse numurohen me gishtat e njërës dorë), nuk mund të pritet reflektim. Përkundrazi.

Sa më shumë t’i kërkojnë shqiptarët ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, aq më të vështirë do ta bëjnë këtë mision pengmarrësit e demokracisë në Shqipëri, të cilët tek çarja e digës së statuskuosë shohin nisjen e rrokullisjes së pushtetit të tyre të korruptuar.

P.S: Sa herë hapet kjo temë, avokatët e zdriluar të “Rilindjes”, zakonisht, bëjnë sikur nuk e kanë mendjen ose përpiqen të gjejnë apo shpikin “beteja” të tjera. Ndërsa trushkulurit e palës tjetër janë më me pak fantazi, se e tregojnë menjëherë me gisht si të blerë të Edi Ramës çdokënd, që guxon dhe i kërkon zotit Luli Basha të respektojë dëshirën e gati 90 përqind të shqiptarëve.

4 komente në “Sondazhet, si këmbana që bien në vesh të shurdhët”

  1. Lulushi says:

    Kerkohet nga 90 perqind e shqiptareve , ndryshimi i sistemit zgjedhor ,apo atij politike?Une mendoj se kerkohet ndryshimi i sistemit zgjedhor,sepse ai politike do te thote nga sistem parlamentar ne ate presidencial, gjysme presidencial ,apo monarki ?

  2. Alesio says:

    Nga ata 90% apo 70 qe thua zotrote shumica e tyre as ja kane idene lista te hapura apo te mbyllura.Ne fund te fundit emrat ne te dy llojet e listave i cakton kryetari pra jo ush po gomor.

  3. listat says:

    Cfare thoni keshtu. Ne listat e hapura fitojne kapobandat e krahinave. I kemi provuar ne Shqiperi te gjitha format ore. Duhet vullnet per mire. Nuk mjaftojne ligjet apo sistemet zgjedhore.

  4. Bac says:

    100% e Shqiptarëve kerkojne Zgjedhje te lira e te ndershme qe t’ju siguroje mireqeverisje dhe stabilitet politik 4 vjeçar.
    Çdo sistem electoral Patozi Dhe sorollopi I tij kane bere çmos ta manipulojne dhe deformojne vullnetin e popullit.
    Patozi I Zi (sherbetori i permjerur I Bishes deri dje) nuk e ka hallin tek vullneti I popullit por sesi te vazhdoje te vegjetoje në politiken rrumpalle te Tiranes.
    PArtiçka si puna e ketij injoranti apo si ato teDules, Pijanecit prej Tirone apo Idrizeve e Kokemedhenjve me shokë me mirë të mos ekzistojne pasi janë forma me e ndyre e parazitizmit dhe kurverise politike – grupime quasi illegale e paramilitare qe u sherbejne vec individeve dhe familjareve te tyre për pasurim kriminal dhe jo interesave te grupimeve shoqerore.
    Keta firaun te felliqur Kane bere qe çdo grupim I ri politik në Shqiperi të shihet me dyshim dhe skepticizëm si një perseritje e keqe e Lsi, PDI, pdu, Aleanca e Cekes etj qe ishin e janë vecse paltforma te diskretituara te kryetareve imbecil e e te korruptuar te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje