Profesor Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri në Itali, ka deklaruar e studim i tamponeve së fundmi tregon se ngarkesa virale e Covid-19 është shumë më e ulët.
“Situata që nga fundi i shkurtit ka ndryshuar shumë”, tha ai.
“Ne kemi kryer një studim 298 punonjës të Brembo. Në të gjitha, dyzet raste pozitive por, pozitiviteti i këtyre kishte një ngarkesë virale shumë të ulët, jo të transmetueshme. I quajmë të infektuar, por ata janë vetëm njerëz pozitivë në provën e tamponit, në të cilën kanë kaq pak ARN sa nuk arrin as të infektojë qelizat. Kur binin në kontakt me ARN-në e pozitivëve të vërtetë, atyre të marsit dhe fillimit të prillit, qelizat vdisnin brenda pak orësh”, “, ka thënë Remuzzi.
Ai thekson se “një studim i Center for Disease Prevention në Korenë e Jugut mbi 285 persona asimptomatike tregoi sesi u gjurmuan 790 vetë që patën kontakte direkte me ta. E gjeni dot sesa dolën pozitivë? Zero!”.