Atentati ndaj Ardian Çapjas, zbardhet ekspertiza e RENEA-s: U qëllua nga 346 metra largësi, ku qëndronte snajperisti

21 Qershor 2020, 14:38Kronika TEMA

Zbardhet ekspertiza e specialëve të forcave RENEA për atentatin ndaj Ardian Çapjas. Përcaktohet dhe distanca prej nga qëlloi snajperisti.

Bëhet fjalë për një largësi prej 346 metrash nga e cila është shënjestruar dhe më pas qëlluar 55-vjeçari, i cili u plagos rëndë por arriti t’i mbijetonte atentatit të tretë ndaj tij.

Në ekspertizën e kërkuar nga prokurorët e Elbasanit, thuhet gjithashtu se Ardian Çapja u qëllua nga Kodra e Krastës.

Materiali i përgatitur nga RENEA është bërë pjesë e dosjes hetimore. 55-vjeçari, mësohet se nuk ka dhënë asnjë ndihmë për policinë dhe prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.

Atentati ndodhi më 8 qershor kur Çapja ndodhej në një rrugicë jashtë banesës dhe u qëllua me një plumb në shpatull, shumë pranë zemrës.

Ai u mjekua në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë. Autorët dogjën mjetin dhe armën në një zonë të pyllëzuar në periferi të Elbasanit.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen dhe ka dyshime se atentati ka ardhur për shkak të konflikteve nga e kaluara.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje