Arrestohet në Mal të Zi, Viktor Marku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës

19 Qershor 2020, 18:08Kronika TEMA
Arrestohet në Mal të Zi, Viktor Marku, i dyshuari kryesor për

Billa si ishte

Viktor Marku, i akuzuar si vrasësi i Hekuran Billës, është arrestuar në Mal të Zi.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006 në Britani.

Më herët është arrestuar edhe nipi i t Viktor Markut, Sebastian Mali.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet autori kryesor i dyshuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Falë shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.

Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi dhe falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Malazeze, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit V. M., në Malin e Zi.

Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.

Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari S. M., nipi i shtetasit V. M.

Ndërkohë, nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë vrasje.

Policia e Shtetit falënderon Policinë malazeze për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve, duke bërë të mundur vënien në pranga të autorit të vrasjes së shtetasit H. B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje