Gazetari Artan Hoxha: Reformë dhe në botën e krimit, të rinjtë që po marrin drejtimin e bandave

19 Qershor 2020, 07:25Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” deklaroi se ngjarjet e fundit kriminale që po ndodhin në vend janë shqetësuese dhe duhet të marrin vëmendjen që meritojnë.

Ai i krahasoi vrasjet e fundit në vend me një reformë që po ndodh në botën e krimit ndërsa kallashnikovin e krahasoi me vetingun në dorën e njerëzve të përfshirë në këtë botë.

Më tej ai tha se prej një viti e gjysmë disa të rinj po marrin drejtimin e grupeve kriminale kryesore në vend.

Jemi në një fazë që nga një anë e kemi mendjen tek reforma në drejtësi ndërsa nga ana tjetër në botën e krimit po ndodh reforma e vërtetë në drejtësi. Vetingu i tyre është kallashnikovi. 

Ka një vit e gjysmë që po ndodh një ndryshim rrënjësor në botën e krimit. J

anë disa të rinj që po marrin drejtimin e grupeve që kanë dominuar gjatë këtyre viteve dhe kjo po ndodh nga Vlora deri në Shkodër.”, deklaroi Artan Hoxha.

1 komente në “Gazetari Artan Hoxha: Reformë dhe në botën e krimit, të rinjtë që po marrin drejtimin e bandave”

  1. h says:

    Kur shteti,drejtësia,shkolla dhe familja funksionon me banda mafjoze,
    edhe rinia organizohet me modelet shoqërore që shikon dhe imiton ato.
    Ku qëndron çudia ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje