FOTO: Ky është "fëmija" i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës

18 Qershor 2020, 21:21Kronika TEMA

Ky është Sebastian Mali, një nga personat që dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 Qershorit te Komuna e Parisit në Tiranë. Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të tij.

Sebastian Mali është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, pasi ka lëvizur me një automjet tjetër mbrëmjen që u ekzekutua 40-vjeçari Hekuran Billa. Grupi hetimor thekson se Sebastian Mali ka ndihmuar në vrasjen e Billës për hakmarrje, pasi i ishte vrarë daja në vitin 2006.

22-vjeçari, sipas burimeve nga grupi hetimor, ka ndjekur lëvizjet e Hekuran Billës ditën e vrasjes.

Policia thotë se Mali ka ndihmuar edhe në largimin e autorëve nga fshati Pezë e Vogël, ku ata dogjën makinën që përdorën në atentat.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 3 automjete që mund të jenë përdorur pas vrasjes. Në këto makina janë gjetur prova të reja për autorët, që dyshohet se janë 3 deri më tani.

Policia vijon të ketë në kërkim Viktor Markun, vëllain e Prel Markut. Viktori mendohet se është personi që qëlloi ndaj Hekuran Billës.

2 komente në “FOTO: Ky është “fëmija” i arrestuar për vrasjen e Hekuran Billës”

  1. Eh moj Shqipeni... says:

    Konkurrence droge…
    E nise jeten persmbari djalosh…rruga e mbare edhe ty…

  2. Miredit says:

    Lereni djalin te lire te shkoje ne shkolle , Ai mos te kishte vra se kishn vra , gjithemone borgjet paguhen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje