Pas një konflikti për motive të dobëta një 15 vjeçar ka vrarë me thikë një 25 vjeçar nga Vlora dje në mbrëmje në lagjen 24 maji.
Policia ka zbardhur ngjarjen dhe thotë se rreth orës 22:50, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i dëmtuar nga një mjet prerës, shtetasi Aleksandër Petanaj , 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka ndërruar jetë pak orë më vonë.
“Menjëherë pas ngjarjes, Policia nisi hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e saj dhe falë veprimeve të shpejta, hetimore dhe profesionale u bë identifikimi në kohë rekord, kapja dhe prangosja e autorit, shtetasit G. T., 15 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-ushqimores”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. P., i cili ndërroi jetë rreth 4 orë më vonë në ambientet e spitalit.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur”, njofton policia.