Plotësohet trupa për gjyqin ndaj Saimir Tahirit, ja gjyqtari që do të zëvendësojë Nure Drenin

19 Qershor 2020, 17:15Kronika TEMA

Dhimitër Lara do të jetë gjyqtari që do të zëvendësoj Nure Drenin në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj Saimir Tahirit. Zëvendësimi erdhi pas shkarkimit të Drenit nga procesi i vetingut, proces që nuk mundi ta kalojë pas problemeve me pasurinë.

Seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm do të zhvillohet në datën 24 qershor, ku është caktuar të jepet vendimi. Por, me ardhjen e gjyqtarit të ri në trupë ndoshta do të kemi një shtyrje për shkak të kohës së pakët në dispozicion për t’u njohur me dosjen.

Megjithatë duhen edhe 5 ditë nga seanca dhe kjo kohë mund të shërbejë që gjykatësi Lara të njihet më çështjen. Por, duhet parë edhe reagimi i avokatëve nëse kanë rezerva për këtë zgjedhje.

Para Larës, shorti caktoi Saida Dollanin, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. Saimir Tahiri në seancën e datës 11 qershor u mbrojt vetë para gjykatës duke kërkuar pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ish-ministri i Brendshëm tha në përfundim të seancës se e kishte bërë punën e tij më mirë se kushdo nga ata zyrtarë të kabinetit qeveritar që ishin dhe ata që janë tani. Ndërsa prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite heqje lirie për trafik ndërkombëtar drogë dhe grup i strukturuar kriminal. Vendimi i apelit është i formës së prerë dhe nga ai vendoset edhe fati politik i Saimir Tahirit.

1 komente në “Plotësohet trupa për gjyqin ndaj Saimir Tahirit, ja gjyqtari që do të zëvendësojë Nure Drenin”

  1. Nuk e kane fajin ata. E kemi ne. says:

    Ç’eshte ky gjyqtar nga Afganistani ne Shqipëri? Mute Dreni? Jo, po Nure Dini!
    Ky nuk ka respekt as per emrin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje