Dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, zbardhet dëshmia e Sebastian Malit: Nuk kam lidhje me atentatin, isha aty pasi shikoja një vajzë që më pëlqen

19 Qershor 2020, 12:15Kronika TEMA

Sebastiano Mali është arrestuar nga policia ditën e djeshme si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë 40 vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit”.

Ai dyshohet se ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për vendndodhjen e tij, ndërsa si autori i vrasjes dyshohet Viktor Marku, vëllai i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në Angli në vitin 2006.

Sebastiano Mali është nipi i Viktor Markut, ndërsa është zbardhur edhe dëshmia e tij para hetuesve.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj 40 vjeçarit, ndërsa prania e tij në atë zonë ka lidhje me një vajzë, të cilën ai e pëlqen.

“Kisha marrë një mjet “BMË X6″ me qira.  Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.

Ndërkohë policia ditën e sotme ka ndaluar edhe dy të rinj të tjerë në Shkodër, të cilët dyshohen si pjesëmarrës në atentatin te Komuna e Parisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje