Paralajmëron babai i shoferit të prokurorit Ndoji: Do ta marr vetë gjakun e tim biri, nuk e çoj në dhe. Ja mesazhi im për SPAK

19 Qershor 2020, 12:52Kronika TEMA

Babai i shoferit të prokurorit Arjan Ndojit, Andi Maloku, ka folur rreth ekzekutimit të të birit  i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit që ndodhi më 1 nëntor të vitit të shkuar.

Teksa kërkoi zbardhjen e ngjarjes, ai tha se djali i tij kishte vetëm 2 muaj që kishte nisur punë si shoferi i Ndojit, ndërsa theksoi se ai nuk kishte pasur asnjë konflikt.

Mes të tjerash ai sqaroi se në këto 8 muaj nuk ka marrë një përgjigje për arsyeje e vrasjes së djalit të tij. Po ashtu ai pohoi se e vetmja rrugëzgjidhje për të ishte deputeti i opozitës Halit Valteri, që ia besoi këto video që t’i publikonte ato në Kuvend.

Ndërkohë, Andi Maloku paralajmëroi se në rast se drejtësia nuk vepron, ai do të bëjë vetëgjyqësi.

1 komente në “Paralajmëron babai i shoferit të prokurorit Ndoji: Do ta marr vetë gjakun e tim biri, nuk e çoj në dhe. Ja mesazhi im për SPAK”

  1. Mondi says:

    Nuk do besh Jo.Ai qe e ka ne plan nuk bertet por thjesht e ben.Keshtu ndodhi dhe me femijet e maqedonasit,te haklajve e tropojaneve te tjere…etj.Zoti marrte hak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje