‘Kam takim me të dashurën’: Si i zbuloi policia vrasësit e Hekuran Billës, loja e nipit me makinat

20 Qershor 2020, 20:37Kronika TEMA

Duke përdorur kartën e klientit korrekt, Sebastian Mali mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre.

Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra” që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve që mbrëmjen e 11 qershorit qëlloi me 19 plumba Billën.

Sipas prokurorisë kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, Sebastian Mali e mori mjetin 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.

Për këtë nder ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër.

Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.

Mbi këto dyshime të dielën do të dali përpara gjykatës, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili dyshohet për vrasje, ndërsa Daeti pritet të dali përpara gjykatës në fillim të javës.(TCH)

3 komente në “‘Kam takim me të dashurën’: Si i zbuloi policia vrasësit e Hekuran Billës, loja e nipit me makinat”

  1. Ender says:

    I lumte plumbi qe mori hakun e vellait, aty ku nuk funksionon shteti funksionon kanuni e kanuni duhet te funksiononte dhe per kriminelat e 21 janarit qe jane te lire
    Allahu i shkaterrofte,
    Amin

    1. Hallall qumshtin e nanes ketyre djemve, vrane nje kriminel, asnje dite burg Moren gjakun me qe shteti, ligji e drejtesia nuk egzistojne

  2. Tepelena says:

    Shqiptaret shumica kane ate gje qe thote i madhi Konica ,hakmarrja eshte instrumenti kryesor i cili i cileson shqiptaret nga te tjeret popuj . Ne Shqiperi dhe ne Kosove ka pasur raste ku ka njerez qe kane pajtuar gjakra . Sikur te ndodhte e kunderta qe personi qe kerkonte hakmarrjen,- te ulesh ne tavoline me vrasesin dhe ti kerkonte nje bisede perfundimisht me falje kjo eshte me e mire se hakmarrja Shqiperia eshte mbushur me nje urrejtje shqiptari kundra Shqiptarit dhe kjo eshte made in Albania sot. Vetem vrasje degjon dhe bilbila prapa tasieres se kompjuterit qe kerkojne mitin e Shqiptarit te kanunit te Leke Dukagjinit hakmarrjen .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje