Shpërthejnë trazira në Gjermani: Bandat shkatërrojnë dyqanet dhe sulmojnë policinë në Stuttgart

21 Qershor 2020, 16:41Bota TEMA

Gjermania është përfshirë nga trazirat mbrëmjen e kaluar. Bandat kanë shkatërruar xhamat e dyqaneve, kanë plaçkitur dhe sulmuar automjete policie në qendrën e Stuttgartit gjatë natës.

Policia gjermane thotë se më shumë se dhjetëra efektivë policie u lënduan gjatë dhunës, në Gjermaninë jug-perëndimore.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet si plaçkiten dyqanet në qendër të qytetit dhe hedhin gurë të mëdhenj dhe objekte të tjera me automjetet e policisë.

Policia e Stuttgartit thotë se dhuna filloi pasi ata nisën kontrollet për drogë.

Arrestimet e tyre për trafikantë të  dyshuar të drogës gjatë natës ngjalli agresivitet në qytet.

Politikanët vendas dhe qytetarët e zakonshëm u shprehën të tronditur, duke thënë se shkalla e tërbimit ishte e paparë për Stuttgart vitet e fundit.

Një dyqan telefoni celular dhe një dyqan argjendarie ishin ndër bizneset e sulmuara dhe plaçkitura. Disa dyqane të ushqimit të shpejtë gjithashtu u vandalizuan.

Ende nuk ka detaje rreth personave të përfshirë. Ndërsa, policia thotë se po merr në pyetje 20 persona që i arrestuan.

2 komente në “Shpërthejnë trazira në Gjermani: Bandat shkatërrojnë dyqanet dhe sulmojnë policinë në Stuttgart”

  1. Albann says:

    Zyrtarish bota hyri ne ciklin e dhunes . S eshte cudi qe anembane botes te fillojne perleshje te pergjakshme me policine dhe te fillojne plackitjet e zjarrveniet.Te peresim….

  2. Miti says:

    Vazhdo Europe shqyej dyert per barbaret, se kurre nuk do gjesh paqe. Fatkeqesia eshte qe politikanet ne Shqiperi jane krejtesisht indiferente ndaj hordhive qe kane shqyer kufirin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje