"Tendera në Zimbabve", reagon pas akuzave të PD biznesmeni Mirel Mërtiri: Unë nuk jam Ilir Dedja, fotografitë u përdorën për të më dëmtuar

21 Qershor 2020, 18:20Politika TEMA

Biznesmeni Mirel Mërtiri ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve të publikuara në mediat e huaja se ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është përfshirë në skandalin e tenderave në Zimbabve.

Mirel Mërtiri, thotë se nuk ka asnjë lidhje me kontratën e firmosur me autoritetet e Zimbabve, ngjarje për të cilën u shkarkua dhe ministri i Shëndetësisë së këtij shteti.

Në një reagim publik  biznesmeni Mërtiri, i cili sipas mediave të huaja përdorte identitetin, “Ilir Dedja”, mohon pretendimet dhe thekson se “unë nuk jam Ilir Dedja”.

Ndërkohë që lidhur me fotografitë që kanë qarkulluar, ku ai është në prani të autoriteteve të Zimbabve, Mirel Mërtiri shprehet se nuk ka asnjë lidhje me kontratën në fjalë dhe imazhi i tij është përdorur qëllimisht për të krijuar një skandal.

“Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim.

Unë nuk jam Ilir Dedja. Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza., thekson Mirel Mërtiri.

Akuzat e PD

Duke theksuar se Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se qeveria shqiptare vazhdon të paguajë miliona euro Klodian Mërtirin i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

Sipas tij, Mërtiri mbron interesat e Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliaj tek “kryevepra 400 milionë euro e korrupsionit të Ramës, inceneratori dhe landfilli në PPP në Sharrë”.

Balliu thotë se biznesi i tij vazhdon i pa cenuar pavarësisht se i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në emër të PD-së, Balliu shprehet se opozita ka faktuar shumë se çështja e inceneratorëve është një aferë korruptive, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë këtë “korrupsion që të çon jo vetëm në zyrën e një ministri, por në zyrën e vetë kryeministrit të Shqipërisë”.

2 komente në ““Tendera në Zimbabve”, reagon pas akuzave të PD biznesmeni Mirel Mërtiri: Unë nuk jam Ilir Dedja, fotografitë u përdorën për të më dëmtuar”

  1. Pelioni says:

    Z. Mërtiri vetëm atë klevisin e faros mos e denonco,pasi ai si qen me erë,që përdoret nga pd,çfaj ka që nuhatja në rastin konkret nuk i ka funksionuar ,prandaj mundet edhe të gënjejë(si gjithmonë)faleni z. Mërtiri se pamvarsisht nga çmund të bëjë drejtësia , atë e rref dhe Farua.

  2. Pavllo says:

    Mirel??Hahahahaha me shkrive o Klodi.Nejse.Ishe ambicioz qe femije.Shtepia jote e vjeter me kujtohet.Sa nuk binte aq e vjeter ishte.Pastaj erdhi….Firenze,atje dicka bere,apo jo??Ehhh,tani dole dhe ne media,shume keq.Dikush do kujdeset qe te beje biografine.Jo te gjithe kane ikur nga kjo bote,zoti Mirel.Fluturo sa ke krahet o djale,se pastaj behesh bust i riprodhuar.Deri ne Afrike shkove???Nga Myzeqeja,ne Afrike??!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje