PROFILET/ Teza e re e “normalitetit” të Bashës, si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës

21 Qershor 2020, 12:12Politika TEMA

Në një përprekje të sforcuar për kurimin e njëherësh stisjen e një imazhi të ri, ku një vend zë dhe garderoba, kreu i opozitës Lulzim Basha po vetëprezantohet si një politikan “normal”.

E përforcoi këtë dhe ish-deputetja Grida Duma, duke thënë në një intervistë televizive se pikërisht kjo i duhej vendit – një kryeministër normal, që sipas saj pra, i tillë do ishte Basha në krye të punëve.

Për këtë, znj.Duma iu referuar takimeve me popullin që po ka Basha e qarjehalleve me ta. Por në fakt nuk ka asnjë risi në ato lloj takimesh, veç shfaqjes mes njerëzve me një pamje më trendy – t-shirt, xhinse, këmishë jashtë. Pjesa tjetër është e stërkonsumuar, se bashku me narrativën shpëtimtare, e cila është e shtampuar në tre-katër fraza të stërdëgjuara nga çdo aspirant për pushtet këtu e 30 vjet. Rama para tij, në vitet e opozitës, ka qenë më me fantazi në këtë pikë, pasi ulej e drekonte në shtëpi fshati, bëhej si të thuash njësh me hallexhinjtë, duke u ulur në “sofër” me ta.

Çështja e Bashës është një dhe vetëm një dhe nuk ka të bëjë fare me “anormalitetin”e Ramës e “normalitetin” e tij: ky është inspirimi.

Inspirimi përfshin një morri cilësish e aftësish që Basha, siç është provuar prej sa u shfaq si emër e aktor politik, ai nuk i ka. Nuk i ka edhe si dhunti të lindur, nuk mundet t’i ndërtojë dot dhe nga përvojat. Dhe debati nuk është mbi normalitetin por mbi inspirimin.

Sot, rrethanat e kanë dashur që Basha të gjendet përballë Ramës, pa qenë në asnjë pikë ekuivalienti i tij në kahjen tjetër. Eshtë thjesht një rrethanë “aksidentale” që e ka vënë përballë tij aspak natyrshmërisht, pasi janë profile publike me diferenca të thella, siç dhe rrugëtimi i tyre jetësor apo politik. E kjo diferencë është dhe në planin e një superioriteti të Ramës ku përfshihet dhe “anormaliteti” tij, ai sipas gjykimit opozitar. Eshtë ai anormalitet që i ka dhënë Ramës forcës imponuese e inspiruese edhe pa qenë fare në politikë apo në gara politike; pra që kur ishte një zë i mendimit publik, më i fuqishmi që ka patur Shqipëria që në fund të ’90 e deri më sot.

Pa u futur fare në fushëbetejën politike, duke qëndruar thjesht në atë të mendimit publik, ai që mund t’i afrohet Ramës si forcë imponuese e fjalës, është vetëm Kadareja. Nuk bëhet fjalë këtu për ngjashmëri stilistike, ku njëri e ka në krijimtari letrare e tjetri në publicistikë, por në aftësinë për të qenë magnet i interesit shoqëror mbi kumtet e tyre publike. Eshtë tjetër nëse një ditë Kadareja do zgjidhej ministër Kulture apo President e s’do kënaqte pritshmëritë e publikut. Po flasim për profilin e tij publik, i cili, nga vokacioni i fortë letrar si shkrimtar i përmasave botërore, e ka bërë që të ketë një konstante të forcës imponuese në mendimin publik shqiptar. Debati në ka patur të drejtë mbi këtë atë aksh çështje, është krejt tjetër gjë.

Kështu dhe Rama, i cili futet në politikë me një arsenal të ngjashëm aftësie, që më pas e plazmon dhe në sfidat politike. Qeverisja e tij mund të jetë më problematikja dhe më e diskutueshmja në 30 vite, por sot ai, edhe pse me shumë dritë-hije, mbetet i pakonkurrueshëm dhe vështirë i sfidueshëm, jo thjesht në aftësitë e lindura politike, por dhe në një lloj gjakimi ende inspirues e pakrahasueshmërisht intelektual, që vijon t’i diktojë politikës. Por dhe po ia hoqe politikën në profil publik, mbetet prej tij ende shumë lëndë imponuese për të qenë aktor qendror në mendimin publik.

Te Basha, kjo pamje, ky profil, këto atribute të afirmuara dhe provuara në kohë, as që ekzistojnë. Nëse i heq politikën, përfundon në një asgjë. Një asgjë dhe në raport dhe me arsimimin si jurist në Perëndim, ku dhe sot e kësaj dite, pas 15 vitesh aktiv në politikë, publiku ende nuk ka dëgjuar prej tij një analizë juridike mbresëlënëse për aksh çështje, e kjo kur shumë ngërçe politike janë njëherësh ngërçe juridike.

Pra, ç’fat i madh për të ky detaj, si një mundësi e afirmimit të nivelit të shkollimit e formimit juridik, që dhe këtë nuk e shfrytëzon dot në funksion të forcës imponuese, e cila s’mund të vijë padyshim thjesht nga fakti që deri dje e mbaje këmishën futur në pantallonat e sot e lë jashtë.

Dhe pastaj vijmë te kauza ekonomike, e cila luhatet mes një naiviteti dhe infantiliteti, ngërthyer në dy fjali gjatë takimeve në popull: “Do jua marrë paratë oligarkëve për t’jua dhënë juve”(!!!) dhe “unë kam një program ekonomik(!!!)”. /tesheshi/

20 komente në “PROFILET/ Teza e re e “normalitetit” të Bashës, si qëndron përballë “anormalitetit” të Ramës”

  1. Taulant says:

    Ca behet krahasoni Ramen me Kadaren … keni marre fund si gazet po te beni gabime te tilla .

    1. Na mbyten idiotet says:

      Nuk eshte Tema o Taulant Palla.
      Artikulli eshte marre nga portali TeSheshi. Por ti nuk e ke mbaruar filloren.

  2. Sul Korriku says:

    Shihni fjalorin e Bashes, eshte shume i varfer. Vetem 50-60 fjale te zakonshme. Kurre nuk i referohet ndonje autori ne çfardo rethane qofte. Nuk e dime se kur ka qene libri i fundit qe ka lexuar. Nuk i kuptohet asnje lloj hobi; as per sport, as per art, as per shkence,as per teknologji, me pak fjale per asgje. Diket sikur eshte prodhuar ne laborator per lende te pare brut.
    Une mendoj qe ai mund te jete model i mire i nje krushku; ai duhet te jete bure i mire. Dhe kete ai mund ta beje. Ai genjen por nuk eshte genjeshtar; ndoshta ai gjithmone nuk di te verteten ose ja imponojne nje ” te vertete” Çeshtje personaliteti.
    Ai nuk mund te drejtoje kurre nje gjykate, prokurori, banke, osshe, ujsjelles apo ndermarje pastrimi, se i merr me qafe !
    Hajde pastaj beje kete personazh kryeminister !

  3. timo says:

    Basha është një kopje butaforike dhe qesharake e Edi Ramës. Po i tregon, përditë, takuesëve të tij se ai di të pijë ujë ,di të eci dhe të vishet më mirë se Rama. Nuk ka ku të shkojë më qesharak. Ky bufon kërkon të na qeverisë.

  4. Teuta says:

    metoda e Bashes per tu paraqitur si jeri ” dashamires”, vizionar”, qe qan hallet e popullit ……. eshte bere e besdisshme , si trahanaja e mengjezit qe na jepnin nenat tona… Eshte pa piken e emocioneve ne takime . Rri tamam,- si thote populli – si i bukuri shejtan..

  5. Na e shpifi ky dembeli ?? says:

    E ka hak?, ky koqja.
    Bën si politikan modern, bytha e tij.

  6. Zigur Qarri says:

    E KA TË SIGURT PËRSËRI HUMBJEN .

  7. spesialisti says:

    Artikull i duhur…sikur e kam shkruajtur une dhe gjith sejcili….nga ne ….

  8. lori2 says:

    Upupuja, si drita e puneve me terrin e krimit.

  9. Ardi says:

    TE DY JANE LEGENA POR RAMA MA SHUME SE ESHTE GAMOR I PLAKUN E BASHA NJE SOJ PULISHTI NE THINJE E SIPER. DY PALAÇO QE VEÇ MADHTROJNE DHE NA ZHVATIN NE DHE SHQIPERINE E NGRATE. KY GAMORI MJEKERTHINJUR JA KA KALU ENE SAL BERISHES . NA KA MBIRE DHE NUK SHKULET NGA EKRANI TV DUKE LSHU TURLI LLOJ GJEPURASH.

    1. B.G says:

      O Ardi, po ku e kupton ti Ramen o katunar !

  10. SI BASHA GJENI NE CDO KATAZAN PLEHRASH
    BASHA ESHTE THJESHTE NJI MUTE QENI RRUGACE
    QE PAGUAN NEE MEDIE MI BO RREKLAM
    SE O SMUR PREJ ONDRAVE QI TREGON SHPLLARI
    SE MUNDET TE BEHET KM !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    KJO ESHTE POLITIKE E RROTKARIT NE SHQIPERI
    BASHA DHE KAMRJER SE BOJTE SI DUHET
    QESHTE SI IDIOT VEND E PAVEND SA DISA TURISTE PYESIN
    ESHTE NORMAL KY KOKEPLLOSKA APO DEBIL !

  11. Askushi says:

    Lul Basha i shkon per shtat shprehja.ky qep pa nyje

  12. Timi says:

    Basha eshte nje idiot i lindur! Nuk i artin Edit as tek thembra! Ngado qe ta rrotullosh eshte vite drite prapa Edit…ndersa nga veshja dujst si FUKS DEGE…CFARE THEM UNE AI FUKS DEGE KA QENE KUR PUNONTE JAMARHER NE RINAS. DOKRAGASOGET KY ISH FUJS DEGE ME EDI RAMEN….KURRE.

  13. Roland says:

    Kush e ka bere artikullin, nga me te saktet qe lexojme, prandaj ia vlen te dime autorin.

  14. Hysni says:

    Ardi mund të jetë edhe nga qyteti por një është njeri që ngopet më mirë me gënjeshtrat që sajojnë për Ramën se sa me realitetin që duket ashiqare nga çdo katundar apo qytetar normal.

  15. Basha:?⛰???Rreth ??te perbashkuar,
    Morra rrugen per Janine…..

  16. Niku. says:

    O sul korriku qe me shkyve se qeshuri.ti je nje regjzor i lndun. I lezecem .zoti te ruejt.

  17. Niku. says:

    O sul korriku qe me shkyve se qeshuri.ti je nje regjzor i lndun. I lezecem .zoti te ruejt.
    Mashkulli matet edhe nga bolet.sa me te mdha aq me peshe ke . Ai fakir esht bole vogel.

  18. ZIGUR QARRI says:

    Taulant, ke lexuar ndonje liber te Kadarese ne jeten tende? Kur i ndjeri A Klosi, u nda nga jeta, E Rama i ka shkruar nje, elegji po te themi. Une e kam lexuar ate. “Jehona e krismes se thate e revolverit”, me dukej se e kish titullin. Dhe ai shkrim dukej se ish shkruar nga Kadarea. Taulant i dashur, kur shani Ramen sepse keshtu jeni porositur, me shume i shtoni vlerat atij. E Rama ka qene, dhe vazhdon te jete me kembe ne toke, dhe he per he, i pa konkurueshem, nga L Basha jo dhe jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje