Legjenda e përkthyer e fotos nga frëngjishtja: Shtëpia, në të cilën ndodhej përfaqësia franceze në Durrës në vitin 1914 dhe rezidenca verore e ministrit francez midis dy luftërave botërore. Burimi: AMAE, N.S. Albanie
Gjatë luftës së Parë Botërore – th. m.], në legatën e Francës në Durrës banonin austriakët [frëngjisht: Pendant la guerre, la Légation de France à Durazzo a été habitée par les Autrichiens].
Burimi: AMAE, Correspondance politique et commerciale, Z-Europe 1918-1929, Albanie 1, Lettre n° 186, Belgrade, le 1 mai 1919, le Ministre de la République française auprès le Gouvernement serbe à Pichon.
Fotoja është botuar për herë të parë në vitin 2013, në librin me autor Shtefan Popescu (Ştefan Popescu) “Shqipëria në politikën e jashtme të Francës”[ L’Albanie dans la politique étrangère de la France] (1919-juin 1940).
Histoire. Université Panthéon-Sorbonne – Paris I, 2013.
Info:
Franca në 12 maj 1914 emëroi në Durrës si ministër pranë oborrit të Princ Vidit Zhozef de Fontëne (Joseph de De Fontenay).
Ministri i Francës De Fontenay ka qenë në krye të legatës franceze në Durrës në fillim të qershorit 1914, siç del sidomos nga dy nota të tij drejtuar Ministrisë së Jashtme të Vidit (AQSH DMJ.
Dosja: “Misionet diplomatike” Kutia 18). “Ministri i Francës, viskonti Joseph de Fontenay, do të përfaqësonte Francën në Durrës si ministër fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm.
Ai u emërua në 7 gusht 1914 pasi ishte caktuar më parë (30 prill 1914) si i ngarkuar me punë i misionit, për të shqyrtuar situatën ekzistuese në vend.
Gjithashtu duhej të zgjidhte problemin e funksionimit efektiv të përfaqësimit diplomatik: blerje toke, një shtëpi të çmontueshme dhe mobilie, diçka e vështirë në një qytet të vogël që ishte bërë një kryeqytet i improvizuar”.
[Rajmon Rekuli (Raymond Recouly), “Problemi shqiptar” (“Le problème albanais”), Revue politique et parlementaire, N° 241, t. LXXXI, 10 juillet 1914, 21e année, f. 170./Th.Mustaqi
Ikni more budallenj na tregoni selite e pushtuesve.Na tregoni selite tona ne france po pati patur ose perpjekjet e frances qe beri dhe ben akoma ne dem te kombit tone.Ajo eshte histori jo fotoja qe trevoni juve.Tregoni edhe kurthin qe i beri franca Isa Boletinit me ane te ambasadorit te saj ne Mal te Zi ku u vra Isa me djem e nipa.Apo keni hall se ju merzitet franca e rusise.
Franca dhe Anglia gjithe shekullin e 19-20-te punuan per copetimin apo me sakte zhdukjen e Shqiperis. Nuk mund te harrohen traktatet e fshehta te 1915 qe e zhduknin fare Shqiperin . Most te harrojm bastard Churchillin qe donte ta copetonte Shqiperin perseri ne 1945. Kot nuk po jua rrezojn statujat ketyre plehrave kolonialist e supremacist.