Mjet i ri në telefona që na njofton kush është i infektuar me Covid-19

22 Qershor 2020, 16:33Hi-Tech TEMA

Një cilësim për gjurmimin e Covid-19 është shfaqur në telefonat Android dhe iPhone pas azhurnimit të sistemeve të tyre operativë.

Cilësimi i quajtur “njoftim i ekspozimit” lejon që aplikacioni të masë distancën midis dy telefonave dhe pastaj të paralajmërojë pronarin e telefonit nëse dikush që ka qenë pranë tyre ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Edhe pse shumë i domosdoshëm përditësimi ka shkaktuar një konfuzion, me njerëzit që kërkojnë të kenë më shumë informacion shtesë.

“Ky nuk është një aplikacion i ri, por është një element shtesë i shtuar në sistemet e funksionimit të telefonave për të mundësuar zhvilluesve të aprovuar që të ndërtojnë aplikacione, që potencialisht mund të paralajmërojnë për afërsinë e individëve të infektuar”, tha eksperti i teknologjisë Alan Woodward, nga universiteti Surrey.

Në iPhone është gjetur në aplikacionin e cilësimeve, përmes menusë së intimitetit dhe më pas nën-seksionin e aplikacionit të shëndetit. Në telefonat Android është në seksionin Google shërbimet dhe preferencat e menusë së cilësimeve.

Ky mjet është pjesë e këtij bashkëpunimi midis gjigandëve të teknologjisë. Kjo u mundëson aparateve të shkëmbejnë të dhëna dhe të paralajmërojnë njerëzit nëse ata kanë qenë pranë dikujt që është infektuar me koronavirus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje