Prokuroria kërkon rikthimin në burg të Gjepalit, pjesë e bandës Avdylaj

22 Qershor 2020, 14:03Kronika TEMA
Prokuroria kërkon rikthimin në burg të Gjepalit, pjesë e

Ajo apeloi të mërkurën vendimin e gjykatës së Durrësit për të lehtësimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’ për Saimir Gjepalin.

Ndër të tjera Gjepali dhe banda Avdyli akuzohet dhe për laboratorin e heroinës në Has.

Vendimi për lehtësimin e masës së sigurisë u mor në 11 qershor nga gjyqtari Vladimir Skënderi.

Siç Exit News ka shkruar më parë, ka dyshime se Gjepali e ka ditur paraprakisht se gjyqtari Skënderi do ta lironte. Këto dyshime lindën pasi Gjepali kërcënoi një prej gardianëve disa ditë para vendimit.

Në 21 maj 2020, Gjepali dhe anëtarët e tjerë të bandës Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, të cilët ishte në paraburgim në burgun 313, u përplasën me gardianët e burgut.

Përplasja ndodhi pasi gjatë një kontrolli të befasishëm në qelinë e bandës Avdyli u gjet një celular.

Gjatë përplasjes, një prej  të arrestuarve i drejtuar gardianëve me kërcënimin:”Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtori i përgjithshëm i burgjeve i kërkoi gjykatës izolimin e grupit, por kërkesa u rrëzua me argumentin e prokurorit Ervin Karanxha se ndaj tyre kishte një masë izolimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje