Petrit Ruka ka përcjellë lajmin e mirë pas përfundimit të manifestimit poetik online “Flakadani i kujtesës”.
Poeti i njohur është nderuar nga juria e gjerë me çmimin e parë.
Ndër të tjera Ruka shkruan:
Sapo mbaroi manifestimi poetik on line Flakadani i kujteses, edicioni i 3- te me qender ne Tetove…
Poezia ime “Varrimet e Naim Frasherit” vleresohet me cmimin e pare.
Faleminderit organizatoreve, jurise, Ministrit te Kultures se MV, te gjithe pjesemarresve…
VARRIMET E NAIM FRASHËRIT
Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria
Nga që për Naimin nuk ngopej së qari,
çdo herë e më të lehta eshtrat e holla
gjithmonë e më i madh varri.
Gjithmonë e më i vogël arkivoli
a thua se varrosnin një violinë,
Ti fat i Shqipërisë që u ngrite si i marri888
Kur kombi ish me një këmbë në greminë
Gatitu para eshtrave të tua një Mbret,
Jakomoni me stemat e arta fashiste,
Në rresht e gjitha me grushtin përpjetë
Byroja e ngjeshur komuniste.
Të gjithë kërkonin nga ty pak lavdi
Po ti atë me kohë e kishe dhënë,
Kur Shqipëria firasej si hëna nën mjegull
Ti thirre i pari: Zgjohu, moj Nënë!
Dhe ashtu si Krishti që ngriti Llazarin
Ti Atdheun e zgjove nga hashashi osman,
i vetën kaq gjë mund ta bënte veç Zoti
dhe ti grimca e tij, fati ynë naimian.
Nën furrën e ballit sa gjysmë e Tomorit
shqipen e shkrive dhe e derdhe si ar,
një nga një me ujin e lumenjve të kulluar
na pagëzove e na dhe emrin shqip-ë-tar
Pesë herë ra në zi për ty Shqipëria
Nga që për Naimin nuk ngopej së qari,
Të gjashtin e te fundit sa shumë do ta desha
Në Frashër,…si Meka e çdo udhëtari…
Zbathur, në këmbë unë rrugën do ta bëja,
mbi sup si violinë t’i mbaja ato eshtra,
I dehur nga besimi se aty nëpër shekuj
Shqipëria do të derdhet nëpër mijëra rreshta…
Tiranë, 25 maj 2019, datëlindja e Poetit Kombëtar Naim Frashëri.
Shënim sqarues mbi pesë varrimet e poetit:
Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri vdiq në 25 maj të vitit 1900 dhe u varros në Merdiven -Koj pranë një teqeje të vogël në Stamboll.
Varrimi i tij i dytë u bë më 3 qershor 1937 në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë me rastin e festimit të 25 vjetorit të Pavarësisë në një ceremoni madhështore të shtetit shqiptar dhe me interesimin e vet Mbretit Zog, i cili mori përsipër personalisht shpenzimet e sjelljes së eshtrave të tij prej Turqisë.
Varrimi i tretë u bë në 9 prill 1940, nën pushtimin fashist italian, me rastin e 40-vjetorit të vdekjes së tij, nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit italian,Viktor Emanueli III për Shqipërinë) sërish në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, por në një varr të ri monumental të ideuar dhe financuar nga Jakomoni. Mbi mermer u vendos ky shënim: “Dhuratë e Shkëlqesisë së tij, Mëkëmbësit të Përgjithshëm, Françesko Jakomoni.”
Varrimi i katërt, u bë në 20 prill 1950 nga qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së poetit, në qendër të Tiranës aty ku janë ende sot tre bustet e vëllezërve Frashëri.
Varrimi i pestë u krye në Tiranë më 10 qershor 1978 në kuadrin e festimeve madhështore për 100 vjetorin e krijimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Nga sheshi “Skënderbej” të vendosur në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Naim e Abdyl Frashëri të shoqëruar nga mijëra e mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, (përfshi sekretarin e KQ të PPSH, Enver Hoxha e gjithë Byronë politike), u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin e Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin.
Varrimi i gjashtë… është një dëshirë hipotetike e imja, (!) që Poeti Kombëtar dikur do te duhet të prehet përfundimisht një ditë aty ku lindi, në Frashër të Përmetit, duke e kthyer këtë fshat të shenjtë të Shqipërisë në një lloj Meke të shqiptarizmit…
Urimet më të sinqerta për këtë poezi antologjike Petrit Ruha!
????????
Bukur
Urime ,neve patrioteve dhe bashkemoshatareve te tu na behet qejfi dhe na mbush me krenari.
Wow
Urime! E meriton.
Nga rrenjet e ngulura thelle ne toke ,
Rilind me pranveren gjelberimi
E kujton me perkushtrim Petriti poeti,
Aromen e luleve,… i mbolli Naimi!
Pene qe gdhend ndenja! Urime.