Fishta do ketë “shtëpinë” e merituar, nisin punimet pas tre dekadash debat

18 Qershor 2020, 15:34Kulturë TEMA

Banesa e At Gjergj Fishtës në Lezhë po restuaurohet pas kërkesave e debateve për ndërhyrjen që kanë zgjatur për afro 3 dekada.

Nisja e punimeve u shoqërua me lot gëzimi, ndërsa projekti synon ti japë banesës vlera muzeale për figurën e atdhetarit, poetit e klerikut.

Ndërhyrjes restauruese në shtëpinë e At Gjergj Fishtës në Lezhë  nisi me lot gëzimi.

Ministria e Kulturës ka siguruar donacionin per te realizuar nderhyrjen qe pritet te perfundoje brenda 6 muajsh.

Punimet aty do të ndahen në dy faza.

Në fund banesa do të kete edhe element muzealë të periudhës dhe vetë poetit.

Projekti përfshin dërtimin e një itinerari të rrugëtimit fizik e shpirtëror ne vendet ku ka shërbyer e krijuar At Gjergj Fishta.

Shtëpia në Fishtë të Lezhës është Monument Kulture i kategorisë së dytë, ndërsa ndërhyrja aty ka qenë një kërkesë e vazhdueshme.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse Ministria e Kulturës do të ndërtojë gjithashtu shtëpinë muze të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli në vendlindjen e tij Menkulas e cila pavarësish premtimeve të shumta dergjet në mëshirë të fatit.

4 komente në “Fishta do ketë “shtëpinë” e merituar, nisin punimet pas tre dekadash debat”

  1. Piro says:

    Gjergj Fishta eshte gjigand. Brezat kane cfare mesojne prej tij. I domosdoshem restaurimi i shtepise.

  2. Latif Dreqi says:

    Po ku krahasohet Driteorin me Fishten…Gjuha e Fishtes nuk ka per tu levruar me ne keto ane..Per mua mbetet poeti me i mire i vendit tone, qe drite i paste shpirti!

  3. Baton Elmaz KITA says:

    Tre dhjetëvjetësha luftë për të MADHËRISHMIN SHPIRTSHQIPTARARBNOR!
    Kush ishin e janë armiqtë – me emër e mbiemër, ju lutem!
    Janë ata – PRONARËT e KRIMEVE mbi KOMBËTARËT SHQIPTARË ARBNORË.
    SHPIRTI i ARBNIT nuk SHUHET!
    LAVDI FISHTËS!
    MIRËNJOHJE luftëtarëve kundër PRONARËVE të KRIMIT ANTISHQIPTAR!

  4. gjergji says:

    Bravo Rama.Vetem dhe vetem ti je shpresa e kombit.Halabaket qe drejtuan Shqiperin per 30 vjete u interesuan per nje vjetersin,qe sherbeu si Teater Kombetar e ne fakt nuk ka qene asnjehere i tille e kurren e kurres per rindertimin e baneses e kthimin e saj ne muzeum te Pater Gjergj Fishtes,Rindertimi vleresim i punes per “Homerin” shqiptar e njeriut qe beri aq shume per kombin shqiptar meriton levdata per qeveria,qe beri aq shume per ta ngritur e vlersuar maksimalisht gjeniun e letrave shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje