Vajza e Dritëro Agollit publikon poezinë që i ati i kushtoi Moikom Zeqos: Vërtet u dogjëm unë e ti, si djaj e si të shënjtë

15 Qershor 2020, 18:41Kulturë TEMA

Sot u nda nga jeta një nga personalitetet më të mëdha të letrave te vendit tonë, Moikom Zeqo, i cilësuar edhe si Euriditi i madh.

Moikom Zeqo nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë të leuçemisë akute, duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

Vajza e Dritëro Agollit, Elona Agolli ka ndarë në rrjetet sociale një poezi që i ati i kushtoi Moikom Zeqos, në shenjë nderimi në ditën e ndarjes së tij nga jeta.

Poezia titullohet “Pasioni dhe shija”, që Dritëro Agolli ia kushton mikut të tij Moikom Zeqo!

Pasioni dhe shija

Mikut tim, poetit Moikom Zeqo

Pasioni i madh të dy na fryn,

Na djeg e na prish mëndtë:

Çdo gjë që digjet bëhet tym,

Po tymi s’është i njëjtë.

E madhe bota, pa dyshim,

E bukur dhe e rëndë,

Por është e bukur, miku im,

Kur s’ka asgjë të njëjtë.

Vërtet u dogjëm unë e ti

Si djaj e si të shënjtë;

Çdo gjë që digjet bëhet hi,

Po hiri s’është i njëjtë.

Besoj dy hiret i provon

Dinaku i madh Shën Pjetër:

“Të dy i lindi një pasion,

Po paskan shije tjetër”…

Dritëro Agolli

2 komente në “Vajza e Dritëro Agollit publikon poezinë që i ati i kushtoi Moikom Zeqos: Vërtet u dogjëm unë e ti, si djaj e si të shënjtë”

  1. Margarita says:

    Iku dhe një njeri i mirë. Iku një dijetar që nuk ditën ta shfrytëzonin
    për të mirën e vendit. U prefshë në paqe Moikom! Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e donin Moikomin!
    Kam shkruar dikur; kur takon Moikom Zeqon, kupton se e keqja nuk e ka mundur akoma të mirën.
    Të qoftë dheu i lehtë!
    Margarita Syziu
    Toronto, Kanada

  2. Drejteshkrimi says:

    Euriditi (?!) i madh…Juve te Temes nuk rrezikon t‘iu akuzoje njeri per erudicion…Thuhet erudit i madh, erudit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje