Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare.
Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Elona Agolli ka risjellë në kujtim të Zeqos disa vargje të shkruar nga babai i saj.
Më poshtë po përcjellim poezinë e plotë:
“Pasioni dhe shija
Mikut tim, poetit Moikom Zeqo
Pasioni i madh të dy na fryn,
Na djeg e na prish mëndtë:
Çdo gjë që digjet bëhet tym,
Po tymi s’është i njëjtë.
E madhe bota, pa dyshim,
E bukur dhe e rëndë,
Por është e bukur, miku im,
Kur s’ka asgjë të njëjtë.
Vërtet u dogjëm unë e ti
Si djaj e si të shënjtë;
Çdo gjë që digjet bëhet hi,
Po hiri s’është i njëjtë.
Besoj dy hiret i provon
Dinaku i madh Shën Pjetër:
“Të dy i lindi një pasion,
Po paskan shije tjetër”…”
Prej kohësh Zeqo vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.(TemA)
Ndoshta ja vlejne vetem keto vargje te poetit te madh Agolli ne vend te fjaleve te rastit ne percjelljen e te madhit Zeqo….Dhe njerezit,sidomos rinia, do te ndiheshin shume mire ne se asnje politikan nuk do te leshonte ndonje interviste me ,,superlativa,,Moikomi ishte misherimi i se rese,i botes njerezore,moderne,larg primitivizmin dhe tribalizmit qe ne trojet shqiptare akoma eshte shume i perhapur.Prandaj lutem qe vetem primitivet dhe tribalet te qendrojne larg,sa me larg…….Sigurisht ka mijra te rinj te kulturuar e moderne qe Moikomi do ti kete gjithmone prape ,,miq,,te pandare.Natyrisht edhe shume jo te rinj te atij brezi rinor te viteve 70..80…qe solli ne Shqiperi nje kulture dhe bote tjeter…
kryeveper.
‘bote tjeter Olimpia. Boten kap c te kapesh. Ah sa ceket mendon? Fasade si padroni yt.