Nga Meri Lika
Sot pas, pothuajse, pesë dhe të vjetësh, unë kam në pronësinë time: një makinë të përdorur, të cilën e kam goditur 3 herë, një kredi shtëpie, licencën e Auditit Ligjor, licencën e Kontablit të Miratuar si dhe të drejtën e autorit për të vetmin program auditimi në gjuhën shqipe.
Në këto pesëdhjetë vjet desha dhe më deshën, lashë dhe më lanë, më kanë zhgënjyer dhe kam zhgënjyer, më kanë përgojuar dhe kam përgojuar, më kanë tradhtuar, por unë kurrë nuk kam tradhtuar. Kjo mund të jetë pika ime e dobët, ndoshta mund të quhet edhe si pika ime e fortë, varet nga këndvështrimi. Nuk kam tradhtuar kurrë, nuk e di a do të vazhdoj kështu, por duke e njohur mirë veten time, mendoj se nuk do të tradhtoj asnjëherë.
Sot nuk do të flas për dashuritë, ndarjet apo bashkimet, për to duhet të flasin të rinjtë, unë sot do të flas për atë se çfarë është një grua pesëdhjetëvjeçare që kurrë nuk bëri kompromise.
Në këto pesëdhjetë vite, kam kuptuar se lufta për të jetuar jo gjithmonë të jep atë që meriton, por lufta të bën të kuptosh se liria është gjëja më e shenjtë dhe atë e meritojmë të gjithë.
Mund të kem bërë vepra të mira, por dhe të këqija mund të kem bërë plotë, këtë e dinë ata që janë prekur prej tyre, dhe gjatë gjithë jetës sime kam bërë vetëm një kryevepër, djalin tim 10-vjeçar. Me të jam një nënë e rreptë, ndoshta, ngaqë jam duke e rritur vetëm më bën të jem më e rreptë nga sa unë do të doja, por dua që ai të kuptoj se kur pikërisht mamaja e tij, e cila e do më shumë se jetën e saj, është e rreptë me të, asnjë në këtë botë nuk do të jetë i butë, e kështu ai do ta shikoj jetën jo si një oaz të ngrohtë, por si një sfidë mendimi, pune dhe përkushtimi, ndoshta jam gabim.
Në këto pesëdhjetë vjet, nuk kam asnjë pendim, as nuk e them ndonjëherë, qoftë edhe me mendje, shprehjen “sikur të kthehesha pas…”, sepse nuk e mendoj asnjëherë kthimin pas.
Këto pesëdhjetë vite, më kanë mësuar shumë, tani nuk mërzitem me askënd, thjesht i lë anash ose mbrapa ata që nuk vlejnë, sepse të mërzitesh me njerëzit në këtë moshë do të thotë se nuk paske mësuar asgjë nga jeta. Tani askush nuk mund të marr më vendime për mua, tani askush nuk mund të më imponohet, kam kuptuar se pavarësia financiare nuk do të thotë dhe pavarësi mendimi, do të thotë se thjesht ke ca para, por mund të mos kesh fare mendim.
Gjatë këtyre viteve kam mësuar se rrudhat nuk tregojnë se jam e shëmtuar, thjesht tregojnë se jam njeri prej mishi e gjaku, që lind, rritet dhe plaket.
Unë jam ndryshe nga moshataret e mia, nga ato që i kanë fëmijët nëpër universitete, unë akoma e kam djalin në shkollën fillore, por nuk ndihem keq. Nuk ndihem keq as kur djalit tim i thonë, “dëgjoje nënën”, as kur njerëzit mendojnë se unë nuk kam moshë për të qenë mama, por për gjyshe. Nuk mërzitem, aspak, madje e shijoj dhe ndihem me fat që Zoti më deshi kaq shumë.
Sot në pragun e pesëdhjetë, në kohën e “tmerreve” hormonale, nuk e shmang pasqyrën nga frika e ndryshimeve në fizionomi, sa herë ndodhem përpara saj nuk shikoj një grua pesëdhjetë vjeçe të trembur nga pleqëria, por shikoj një grua e cila e ka lënë pas frikën dhe jeton e lumtur pavarësinë e saj.
Pas kaq vitesh kam masën time për gjërat, nuk përdor etalonët e zakonshëm, kam krijuar të mitë, nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua, nuk më pëlqen t’i pyes njerëzit për jetën e tyre, nuk dua t’i detyroj të më gënjejnë, më pëlqen t’ua shmang këtë mëkat.
Në këtë moshë unë e kam mundur frikën, nuk i kam frikë burrat, nuk e kam frikë jetën, nuk kam frikë nga konkurrenca, nuk e kam frikë punën, nuk kam frikë nga e nesërmja.
Unë jam një grua pothuajse pesëdhjetë vjeç dhe kjo më sipër është CV ime.
Bravo !!!!
Njerez te tille duhet te jene shumice , burra apo gra qofshin, po realisht jane specie ne zhdukje .
Rendesi ka qe je mire me veten .
Faleminderit
MerI Lika,
Nuk te njoh fare, por ne qofte se to e quan kete si CV-ne tende, mund te them se eshte CV-ja me e ndershme qe kam lexuar.
Ti ke arritur te jesh e ndershme me veteveten tende ne radhe te pare, dhe kjo eshte nje gje e madhe për çdo njeri. Nuk kishte asgje fallco ne shkrimin tënd, por shpresoj ta lexojnë sa me shume gra, sepse je nje grua model.
Nje bravo te madhe. Ke arritur paqen shpirterore me veteveten, dhe nuk kerkon t’i besh qejfin kujt ne jete.
Se çfare mendojne te tjeret, kujt i plasi. Eshte problemi i tyre.
Faleminderit
Tungjatjeta Meri Lika
E qarte, e pastert, e rrepte , me shpirt te madh si shume e shume nena shqipetare te pa shkolla, por qe ishin aty ne shkrimin tende shume te mire.
Pres te lexoj sa me pare tjeter e rradhes sepse te medhenjte kurre nuk kane vetem nje shkelqim.
Ju Faleminderit
Faleminderit
Meri Lika ,je nje superwoman! Ti stimo con cuore ??
❤️
..o zonja Meri, po kush jeni ju xhanëm????? Pse nuk lënë edhe mua të hedh në eter CV time ëëë????!!!! Media, njerëz, CV, rrëfenja, me apo pa kuptim, tollovi!! Gjithsesi personalisht sapo mësova emrin e një bashkëatdhetareje, për kaq më vlejti leximi i rrëfenjës suaj…….Kurajo
Me vjen keq te te ckuraroj Meri.
Autobiografija e mesiperme i ngjan kenges me ze larte te atij qe, ne terrin e mesnates, kalon i vetem, i lemerisur nga frika, mespermes varrezave te periferive te nje zone te humbur.
Afroju dikujt Meri.
Gjej nje partner, jo per “one night stand”, por aq te afert sa te pranoje qe t’a kaloni bashke varrezen dhe, aq te sigurte, sa te mos te te braktise ne mes te rruges.
Sigurisht, prap do te keni frikera edhe pse vete i dyte, prape do te jeni te tmerruar nga erresira varrezave, per do te keni mundesi qe t’ja kendoni kengen e trimerimit njeri tjetrit, te kapur dore per dore, pa pasur nevoje t’a kendosh publikisht ne bllog, ne formen e nje CV-je.
Djalin e paske 10 vjec.
Me jete e me nafake t’a kesh.
Por, mos harro!
Edhe 3-4 vjet, e shumta 5-6 vjet, dhe duhet t’a lesh qe te burrerohet vete, pa tutelen tende, pa figuren autoritare te nenes.
Duhet t’a lesh te eci vete, t’a krijoje dhe t’a kerkoje dhe gjeje vete femren e tij, me te cilen do kendoje kengen e tij.
Dhe te mos shohe tek cdo partnere ty, nenen e tij.
Ja pra, e dashur Meri, shkuan fet e fet edhe 5 vjet.
Ja ku jemi 55 vjec.
Dhe tani, vetem.
Pa objektin qe ka nevoje per ne.
Pa objektin qe i jep kuptim jetes sone duke e sendertuar sipas unit tone autoritar.
Madje, edhe pa deshiren dhe vullnetin per te cuar CV-ne publik, sepse nuk na jep me asnje kenaqesi, sepse e kuptojme boshesine e ketij xhesti.
Gjej nje partner stabel, e dashur Meri!
Dhe mos kujto se po te keshilloj kete sepse je grua.
Te njejten the do ja keshilloja edhe nje mashkulli qe do te publikonte ndonje CV so kjo e jotja.
Pervec kesaj.
Pse e ke vene emrin e plote, e dashur Meri?
Me kete CV te publikuar, e ke ngushtuar shume rrethin e atyre perqark teje qe do te mund te konsideronin te ishin partnere me ty.
Ke bere nje autoportret te ashper, brutal, me thepa, qe ke frike t’i afrohesh, se te cpon dhe te gjakon.
E kam vendosur emrin e plotë që të të jap mundësinë ty të më japësh mendje dhe të më paragjykosh.
Faleminderit, do t’i kem parasysh shumë, po shumë fare, këshillat e tua.
Faleminderit MERI!
Të uroj gjithë të mirat për ty dhe djalin tënd!U kënaqa vërtet duke e lexuar disa herë !
Përqafime!
Eshte nji shkrim / pershkrim autobiografi ,
e asaj qe karakterizon jeten e z.Meri dhe si e koncepton ajo
vet kte jete ,para ksaj Bote te c’thurur nga cdo Moral e ndjenja Njerezore ,
ku cdo hallk qe mbante ate shoqeri ne bashkuar te lidhur ,
mjerishte eshte shkeputur ,
dhe njeriu perballet sot i vetem ,sidomos nji Femer si Meri
e cila e ka pasur sigurishte shume me te veshtrire ,te perballet me Sfidat
e jetes e vetme me nji femije e kto Sfida te kaperrcyera kan ber ate Njeri
e Femer me Karakter qe ajo eshte sot e lumtur me jeteen qee ka dhe jeton
duke u ndjer Nene dhe me fate qe eshte e tille .
Rrepsekt Meri ,
jovetem per ate qe je e qe shkruan aq bukur ,(shkruani ne nji menyre mjaft inteligjente, jeni shume e talentuar ,sipas meje )
por ky Shkrim i Juaji ktu eshte nji Art Manifesti per femren shqiptare ,
sepse jovetem qe i jep kurajo qe femra te luftoj e jete dhe jet vetvetja ,
ne cdo rrethane ,
sido ta perplasi jeta ,sado e eger dhe e pameshireshme eshte kjo Bote
por dhe i motivon ato e jete te je Dinjitoze dhe gezojn jeten ashtu si ajo vjen
Te uroj sinqerishte cdo te mire ne jete dhe Zoti te te qendroje prane …
(dhe shkruaj mos hiq dor asnjiher dhe pse jo ,kultivoja djalit tend te dashur
te shkruajturin ,)
NUK TE NJOF DHE AS ME NJEF. DUHET TE NDJEHESH KRENARE TI DHE DJALI YT.
Meri, edhe pse deklarimi yt ka ca te verteta uleritese, une e cmoj me shume si proze poetike, prandaj do kaloj ne anen e Vjoses.
Une te sugjeroj ti kalosh dhe njehere siper Vjoses se do keni nevoje te dy.