80 milion euro, Juventusi dhe Barcelona arrijnë akordin për Arthur

23 Qershor 2020, 17:38Sport TEMA

Barcelona dhe Juventusi kanë gjetur marrëveshjen për mesfushorin brazilian, Arthur.

Siç raporton SkySport, katalanasit kanë pranuar një ofertë 80 milion euro nga Juventus për shërbimet e numrit 8.

23 vjeçarit i është ofruar një kontratë 5 vjeçare me një pagë sezonale 5 milion euro.

Transferimi pritet të konkretizohet shumë shpejt, por vetë Arthur nuk ka vendosur ende.

Braziliani dëshiron të qëndrojë në Camp Nou, por Barcelona e ka pranuar ofertën. Tani pritet të arrihet akordi mes lojtarit dhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje