Milan futet në garë për futbollistin shqiptar, duelon me Napolin dhe Lajpcig

23 Qershor 2020, 12:53Sport TEMA

Milan po punon për skuadrën e sezonit të ardhshëm, teksa nuk janë fokusuar vetëm për të arritur një marrëveshje me trajnerin Ragnjik, por e kanë mendjen edhe te futbollistët që duhet të afrohen. Kështu, një profil që tërheq kuqezinjtë është ai i Milot Rashicës.

Sulmuesi që aktivizohet me Verder Bremen është përfolur më parë për një transferim në Itali duke qenë se ka simpatinë e Napolit.

Megjithatë, tashmë përveç të kaltërve por edhe Lajpcig, tashmë janë edhe kuqezinjtë në lojë për shërbimet e 23-vjeçarit.

Ndërkohë, nga Gjermania bëhet e ditur se klauzola e Rashicës te Verderi është 30 milionë euro, por nëse ekipi bie një kategori më poshtë, atëherë futbollisti shqiptar mund të lirohet për shumën e 16 milionë eurove.

1 komente në “Milan futet në garë për futbollistin shqiptar, duelon me Napolin dhe Lajpcig”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje