Sinemati: Në 20 vite që ka Duka në pushtet, e kemi parë rolin e arbitrave

23 Qershor 2020, 13:44Sport TEMA

Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, mendon se gabimet e gjyqtarëve në Shqipëri janë të pilotuara nga lart, sidomos kur bëhet fjalë për vendime në fazë të rëndësishme të sezonit.

Në “Procesi Sportiv” ai insistoi se në vitet nën drejtimin e Dukës, është parë qartësisht se çfarë roli kanë pasur xhaketat e zeza.

“Kjo është çështje sistemi se nuk e bën Laçi me kokën e vet. Jemi kthyer shpesh te fusha e Laçit që janë ligjëruar gabime. Këtu është arbitrimi apo shefat që zbresin në fushë, janë të përvitshme dhe janë vendimtare.

Ndodh gjithmonë dhe është momenti që ndahen historitë kryesore të kampionatit. Në 20 vitet që ka Duka në pushtet, kemi parë rolin e arbitrave, kanë qenë vendimtarë, kanë qenë flagrante.

Të vjen neveri kur dëgjojë gjatë pandemisë që thoshin na mungon futbolli, gjëja që dashurojmë. Sa u kthye, direkt e te penalltia, i frynë bilbilit apo nuk i frynë.

Kjo miopi nga 5 metra është e ndikuar nga sipër”, ishin fjalët e Sinematit duke iu referuar gabimeve të kësaj jave në Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje