Lulzim Basha ka vijuar premtimet nëpër fshatrat e Tiranës ku thotë se sapo të zgjidhet kryeministër do të zhdukë mjerimin e shqiptarëve.
Nga Zall Bastari, kryeopozitari tregoi projektin e tij për bujqësinë.
Takimin ai e pasqyroi edhe në rrjtin social Facebook ku ndër të tjera shkruan:
“Rreth 5000 banorë të Zall Bastarit jetojnë kryesisht me të ardhurat nga toka dhe prodhimet bujqësore.
Sot u takova me fermerë në kushtet e mbijetesës dhe në nevojë ekstreme për mbështetje nga shteti. Pandemia e ka rrënuar edhe më tej ekonominë e këtyre familjeve, pasi çmimet janë rritur, fuqia blerëse dhe punimi i tokës po bëhet gjithnjë e me kosto më të lartë.
Në 7 vite, fshatarët e Zall Bastarit dhe gjithë Shqipërisë janë përballur vetëm me propagandë. Taksat janë rritur, çmimi i naftës dhe i energjisë është rritur, produktet e importit janë favorizuar, subvencionet dhe investimet në infrastrukturën bujqësore kanë munguar.
Për 7 vite me radhë RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për projekte fasadash korruptive, duke i lënë shqiptarët të vetëm në varfëri dhe mjerim.
Për mua dhe PD, bujqësia do të jetë prioritet, sepse duke mbështetur fermerët ne ndihmojmë ekonominë tonë, rrisim punësimin dhe zhvillimin. Paketa jonë e subvencioneve, e cila do të jetë të paktën sa e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të shkojë direkt tek fermeri në bazë të prodhimit të tij. Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën që do të sjellë dhe ulje të çmimit të saj.
Do të akordojmë një fond prej 50 milionë eurosh në përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.
Ne synojmë që prodhimet tona të jenë një vlerë e shtuar për turizmin, çka do të mundësonte rritje të të ardhurave për fermerët e më shumë mirëqenie për çdo familje.
Do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe do të nxisim eksportet.
Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japim mundësinë njerëzve punëtorë e të palodhur të këtij vendi të shfrytëzojnë pasuritë që na ka dhënë natyra dhe së bashku t’i shndërrojmë ato në të mira materiale për çdo shqiptar”, nënvizon Basha. (TemA)
Sa qesharak eshte ky kerrici i Saliut,Luli,shikoni dhe ate mjeker cjapin si aktron,do i ndihmoj fshataret me parat e Vefes se Vehbi Almuces..?!
Pshataret mezi po presin te behet Lyli krimbister,seriozisht mendojne se nje budalla si ky qesharaku 7×7=42 do drejtoj vendin?!
Dicitur intetesante,mjeker cjapi thot,ku je o yll,ai ne te djathte ka ulur koken dhe thot me vehte,cna gjeti me kete budalla.
Lule nuk je per politike gjeje veten ne nje profesione tjeter je qesharake kerkone te beshe edi ramen po del copie e shemtuar e tije edhe kur filmohesh nuk ke sincérité je komplet llogaritare kooperative .
Nga nje votues i PD
7×7=42
Ky s’ka dhënë llogarri ende për të vetat..
Pa fol per 4 që palosi në Blv.
Të vij ky kryeministër.
U vra 100% shpresa e Shqiptarëve.