Mes “çunave problematikë” dhe “policëve problematikë”: kë duhet të zgjedhim?

23 Qershor 2020, 22:00Kronika TEMA

Nga Gerti Gjyzeli  

Duke imituar slloganin e lëvizjes anti-racizëm në SHBA  “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen), m’u desh të bëja një paralelizëm të mbrapshtë me solidaritetet e çuditshme që ndodhin herëpashere këtu në vendin tonë.

U bë kohë që hasemi me denoncime në rrjetet sociale për policë të cilët “nuk dinë të sillen” me keqbërësit.

Rasti më i fundit është ai i datës 22.06.2020 ku një polic u pezullua nga detyra për shkak se kishte kaluar kufijtë në reagimin që kishte bërë ndaj një “çuni problematik” i cili kishte kundërshtuar me forcë patrullën e policisë.

Pa dashur të justifikoj policinë për mungesën e edukatës në sjelljen me “çunat”, të cilët realisht para se t’ja nxijnë jetën policëve po ja nxijnë në fillim atyre që i denoncojnë këto raste, më duhet të them se këto reagime të nxituara nga ana e institucioneve të Ministrisë së Rendit për të marrë masa të menjëhershme ndaj policëve në raste të tilla, më shumë ndoshta për të neutralizuar komentet në studiot televizive dhe komentet në rrjete se sa për zbatim të protokollit dhe rregullores të forcave të rendit, dërgojnë një sinjal jopozitiv tek vet trupa e policisë dhe më tej tek ajo pjesë e popullatës (ku rreshtoj dhe veten time) të cilët e kanë humbur (nuk e kanë patur ndonjëherë) simpatinë për çunat problematikë.

Këto lloj çunash në mënyrë të ngadaltë po marrin peng emocionalisht rrugica, lagje e qytete të tëra dhe në mënyrë tëçuditshme po përjetojmë atë që quhet “Sindromi i Skokholmit”, i cili shpreh afeksionin që fillon të ndjejë pak nga pak pengu ndaj pengmarrësit, dhe jemi në pritje që pengmarrësit të fillojnë dhe ato të përjetojnë atë që quhet “Sindromi i Lima-s”, ku ai, pengmarrësi, fillon të ndjejë simpati për pengjet (marrëdhënie e çuditshme dhe e panevojshme).

Në një episod që kam patur më një polic në moshë afër pensionit i cili shërbente ne një postë policie kufitare në jug të Shqipërisë, të cilin e mora në makinë diku afër Tepelenës për në Tiranë dhe i cili zakonisht bënte autostop nga vendi i shërbimit deri në kryeqytet ku jetonte (ndoshta për të kursyer lekët e dietës, nëse merrte një të tillë sigurisht), në bisedë e sipër, pasi ishte rrugë e gjatë, ndër të tjera m’u desh ta pyesja se cila ishte koha ku e kishin ndjerë më shumë solidaritetin, suportin dhe deri diku respektin e njerëzve.

Përgjigja ishte pak e papritur (për mua) duke më thënë se kjo kohe ishte viti 1997 (në trazirat e asaj kohë ranë në krye të detyrës 360 punonjë policie), ndërsa kur e pyeta për të kundërtën, atë se kur ishte koha ku e kishin ndjerë më shumë urrejtjen dhe armiqësinë e njerëzve, m’u përgjigj se ishte viti 1991(viti i lëvizjeve demokratike dhe antikomuniste).

Duke shfrytëzuar lirinë që kemi, ndoshta nuk është e nevojshme që të sforcohemi për të ushqyer ndonjë simpati për policinë si ajo e vitit 1997, edhe për faktin se 97-ën shumëkush prej nesh a ndjen të udhës ta fshijë nga kujtesa për gjithëçka përjetuam, por e kemi të lehtë dhe aspak të vështirë që të kuptojmë që dhe jeta e “çunave problematikë” vlen sigurisht, por jo më shumë se e të tillëve “policë problematikë”.

7 komente në “Mes “çunave problematikë” dhe “policëve problematikë”: kë duhet të zgjedhim?”

  1. Gb says:

    Policat problematik dhe gangestera qe perfitojn nga uniforma duhet te perballen me drejtesin
    Ata hedhin posht punen e palodhur te shume kolegeve te tyre dhe e njollosin uniformen Blu sikur ta kishin perparese femijesh kur han buke
    Polici duhet te jet i sjellshem dhe i edukuar dhe jo rrugac dhe gangester . Mendoj se ka akoma nga keta polica qe duhen zhdukur menjehere nga ajo detyre fisnike

  2. Al says:

    O idiot, detyra policit eshte te ruaje dhe respektoje ligjet, sjellja e “cunave problematike” anon nga krahu kundert. Si mund te besh keto krahasime? Uroj qe te provosh te rrahuren nga polici kur ti thush ndonje dite “po jo se nuk eshte kshu si thu ti”

    1. Vlora says:

      Nuk të rreh policia në Shqipëri, nuk e ka fare si qellim në vetvete, mos ja fut kot! Nuk them, ka edhe polic të trashë si kudo në botë , por njerzit janë kafshë, akoma se kanë kuptuar që duhet te civilizohen e të respektojne rregullat e qytetarise, kundërshtojne urdhrat e policit sikur të ishte baba I vet, quajne rrahje çdo shoqërim e përdorim të forces nga policia! Ca duan këta? Tu recitoj vjersha polici kur e kundërshtojne? Kur dalin jashtë Shqipërie u rijne gatitu policve të botës, ketu duan tu rij polici gatitu..

  3. eli says:

    Policet problematike.

  4. Vlora says:

    Ke shume te drejte! Na u bene këta rrugacet e lamashet, nuk i eviton dot edhe te duash! Në Tiranë e kudo e njejta gjendje, kanë pushtuar rrugët me ngacmime e sjellje prej kafshesh, me gjuhe volgare e injorance që I mbulon edhe veshet e dalë! Nuk flet e nuk vepron askush per këtë injorance që ka pushtuar rrugët e që po I nxin jetën njerëzve! E quajne kriminalitet “të vogël”, vipat në TV, qeveria e opozita e leshit..flasim vetëm për mafie,nje mortje që si ha, se mbeti ti kapin këta hajvanet bosat e mafies! Para disa ditesh një tufe rrugacesh në Vlorë me ne krye një 15-vjecar, theren me thike në pragun e shpise se tij një djale të ri që po kthehej nga puna, per një llaf goje! Kishin bere fjalë me pare e me thike në brez I kishin shkuar tek shpia per te kërkuar gjak! Djali humbi jetën në spital I therrur nga një 15-vjecar kokbosh I rritur në një ambient kriminal! Një kokbosh si ata që nuk ju kërkon dot llogari as polici sepse hidhet injoranca e uleret salloneve virtual e televisiv “mos prek I fëmijët”! Ai djali iku, nuk u indinjua njeri per te, askush nuk reagoi, as qeveria,as policia, as pushteti lokal, as opozita, as gazetare, e as opinioniste. 3 min në një kronike lajmesh, shumica e gazetave ( Tema perfshire) as nuk e botoi si lajm hiç! Ndoshta po te mos ishte një I ri fukara që kthehej nga puna me biciklete, por një nga këta shkerdhatat lamash e kokcep me BMW e Mercedes që as nuk te japin as rrugën në vija të bardha, ndoshta do të ishte lajm I ditës! Vend shkedhatash, per këtë ikin njerzit nga ky vend e jo nga varferia

  5. Ministria e L(L)eshit says:

    A e di Lleshi që ju e dini që ndodhin këto.
    Që nqs të marri një vendim politik.
    Dhe ti thotë Ard Veliut të bej mirë punën.
    Dhe ta kuptoj se aty jane për të bërë punën për të cilën paguhen, nga taksapaguesut që jemi ne.
    Se kështu i bie imazhi Rilindjes.
    Dhe bëhen njëlloj si policia e Saliut,Lulit dhe Monikës e Ilirit.
    Kjo nuk është policia që duam.
    Rilindje e demagogjive, fjalëve boshe dhe premtimeve të pambajtura…

  6. ABC KORCA says:

    Hajde mendime hajde
    Mbase lexon ky Gerti Gjyzeli dhe mbase kupton,mbaseee
    1.Detyra e cdo lloj istitucioni ligjzbatues nuk eshte te perdori dhune,por te perdori aq force sa i duhet per te bere te mundur “detyrat”.
    E kupton fjalen force?
    Te pakten kupto se force nuk do te thote dhune.
    2. Dhuna sjell dhune….dhe kete se luan as topi
    3.Jemi populli qe dhunen e kupton- precepton si mjet force e jo si gjeja me e peshtire,si nje ndikim tej e tej çnjerzor ne cdo aspekt te qenjes tone,si nje ndikim jashte cdo lloj kulture,si nje ndikim poshterues.
    4.Cfare mjeti i mungon policise qe ti kerkon ta “shfaqesosh”?!
    5. Qe ta kuptosh nje here e mire,nje shembull konkret( mbase e kupton(!) )
    Nje adoleshet,13 vjec e 4 muajsh,nje dite mengjezi merr makinen e babait te tij dhe fillon e ecen ne rruget e qytetit.Qyetaret hasen ne nje shofer qe nuk respektonte sic duhet rregullat dhe moren policine ne telefon.Policia u vu ne ndjekje te adoleshentit.Adoleshenti duke pare se po e ndiqte policia,shtoi shpejtesine,shtypi nje grua te moshuar per vdekje…dhe mbas 45 minutash u kap.
    Prokurori( i posacshem per adoleshentet) vendosi se faji ishte i policise sepse kishte te gjitha mjetet dhe menyrat per te bere te mundur mbyllet e rrugve dhe jo ta ndiqte nga mbrapa. Per 2 ore adoleshenti ishte i lireeee…u proceduan policet dhe babai i tij.
    6. E kuptove shembulin?!
    7. Ehhh,sa larg njerzimit jemi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Ardije Sallaku

    Ke shume te drejte! E pervec cunave problematike,ja ku shfaqen edhe komentuesit problematike,qe shkruajne ate cfare u vjen ne mendje,po pa problem,veten e tyre turperojne,ja pse nuk mbrojne policet tekefundit. Bravo Gert!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje